Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-08, 03:32   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Skenderbeu

Deri me sot shumica e shqiptareve mendojne se flamuri I tyre eshte flamuri I Skenderbeut, pa e ditur origjinen e tij. Edhe sot ne nuk e dime me saktesi se kur Skenderbeu perdori si simbol te shtetit te tij shqiponjen dykrenore. Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga I ati Gjoni. Ky I fundit perdorte si steme figuren e nje princ (burri) me floke te gjate dhe toge (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet, Cernojeviēet e Zetes, Lek Dukagjini, etj.
Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe ju dhurua Skenderbeut nga Alfonsi i V-te, Mbreti I Napolit me rastin e nenshkrimit te traktatit te Gaetes 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorezua ambasadoreve te Skenderbeut qe nenshkruan kete traktat, Peshkopit Stefan te Krujes dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri I Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.
Simboli perfaqesues I shtetit te Skenderbeut del perseri ne nje katalog Venecian stemash ne vitin 1463, kur Gjon Kastrioti I biri I heroit mori titullin “Fisnik I Republikes”. (Akademia e Shkences, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po keshtu ky simbol ruhet i gdhendur ne varrin monumental te Kostandin Kastriotit, ndertuar ne vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, ne kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli (Itali). Njelloj si ne flamur Skenderbeu e perdori shqiponjen dykrenore me krahe te ulur dhe yllin me gjashte cepa siper, edhe ne vulen e tij te madhe, te cilen e perdorte ne dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Nderkohe kur Kastriotet u larguan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetem e ruajten simbolin e tyre por e perdoren gjeresisht ate si steme te Heraldikes se tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 24-12-08 nė 03:33
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė