Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-07, 12:16   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KUR’ANI DHE SHKENCAT MODERNE Shkruar nga Dr. Dhakir Abdul Kerim (Nga arabishtja: Bahri Curri)

Ky punim ėshtė njė fragment nga ligjėrata e Dr. Dhakir Abdul Kerimit, tė mbajtur nė tribunėn e organizuar nga Liga Botėrore Islame me rastin e haxhit tė vitit 1996 (1416 h.) nė Mine, ku morėn pjesė dhe disa delegacione tė haxhinjve, mysafirė tė Ligės Botėrore Islame.)

KRIJIMI I KOZMOSIT - TEORIA E EKSPLODIMIT TĖ MADH
Nė vitin 1973, njė grup shkencėtarėsh mori shpėrblimin Nobel, tė cilėt e dhanė teorinė e krijimit tė kozmosit, tė njohur me emrin TEORIA E EKSPLODIMIT TĖ MADH. Kjo teori thotė se e tėrė gjithėsia (kozmosi) ishte njė lėmsh, i cili iu nėnshtrua njė eksplodimi tė madh duke u formuar planete dhe trupa qiellorė tė shumtė, ku mė vonė u ndanė dhe u formuan galaksione yjesh, (dielli,hėna…).
Kur’ani Fisnik kėtė eksplodim tė madh si dhe ndarjen dhe formimin e trupave qiellorė na e pėrshkruan mjaft qartė para kėsaj date (1973) mė se 14 shekuj, duke thėnė: “A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja.” [Enbija, 30]



TOKA - FORMA E SAJ E RRUMBULLAKĖT
Udhėpėrshkruesi Fransis Drek ishte i pari, i cili argumentoi se toka ėshtė e rrumbullakėt pasiqė e pėrfundoi lundrimin e tij rreth tokės nė vitin 1597.
Ndėrsa Kur’ani Fisnik Famėlartė thotė: “A nuk e di se Allahu e fut (errėsirėn) natėn nė ditė dhe e fut (dritėn) ditėn nė natė.” [Llukman, 29]
Folja (julexhu) nė gjuhėn arabe ka kuptim: shndėrrimi i natės nė ditė nė mėnyrė tė ngadalshme e graduale, dhe anasjelltas. E njė gjė e tillė nuk do tė ishte e mundur po tė mos ishte toka e rrumbullakėt, se sikur toka tė ishte e rrafshėt, do tė ndodhte ky ndėrrim natė-ditė, apo ditė-natė nė mėnyrė tė befasishme, papritmas.
Allahu i Madhėrishėm nė Kur’an thotė: “Ai krijoi qiejt e tokėn me qėllim tė caktuar, Ai natėn ia mbėshtjell (vendit tė) ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės.” [Zumer, 5]
Folja (jukevviru) nė gjuhėn arabe ka kuptim: pėr tė mbėshtjellur, sikur qė mbėshtillet shalli rreth kokės. Pra, dhe mbėshtjellja e ditės dhe natės (vendit tė tyre) nė njėra tjetrėn nuk mund tė ndodh pėrveē se kur toka ėshtė e rrumbullakėt.
Allahu i Plotfuqishėm nė Kur’anin e Madhėruar thotė: “I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yje nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell) e hėnė qė ndriqon.” [Furkanė, 61]

SHKĖLQIMI I HĖNĖS – SHKĖLQIM I REFLEKTUAR
Nė tė kaluarėn shkencėtarėt besonin se hėna shkėlqen dhe jep dritė nga vetvetja. Mirėpo, sot shkenca ka vėrtetuar se hėna nuk ka dritė, por vetėm e reflekton dritėn, e cila bie mbi tė nga dielli, ku nė ajetin e cituar mė lart dielli ėshtė pėrmendur si (siraxh) - pishtar, i cili ėshtė vendburim i dritės. Ėshtė quajtur pishtari (vehaxh), ngase ėshtė formacion qiellor nė njė gjendje shkatėrrimi tė zjarrtė tė pėrhershėm dhe ėshtė burim drite e nxehtėsie. Ndėrsa, hėnėn e pėrmend (nur) - dritė, i cili ėshtė trup joaktiv kimik qė reflekton dritė. Dhe nuk e pėrshkruan hėnėn si (siraxh) e as diellin si (nur).
Nė Gjenezė, Libri i parė i Dhjatės sė Vjetėr (Tevratit) thuhet qė Allahu krijoi Diellin e Hėnėn dhe qė tė dyja japin dritė. Ėshtė pėrshkruar Dielli nė Gjenezė si ndriques i madh, i cili pushton (mbulon) ditėn, ndėrsa Hėna si ndriques i vogėl, i cili pushton (mbulon) natėn.
Ylli (nexhm) nė Kur’anin Fisnik pėrshkruhet si (thakib), domethėnė se ai digjet dhe konsumon vetveten.

DIELLI SILLET RRETH BOSHTIT TĖ VET
Nė vitin 1981, nė kohėn kur isha nxėnės mėsonim nė lėndėn e gjeografisė se dielli ėshtė statik dhe nuk sillet rreth boshtit tė vet sikurse sillet toka.
Ndėrsa, Allahu i Madhėrishėm nė Kur’an thotė: “Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė.” [Enbija, 33]
“As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata para ditės, po secili noton nė njė galaksion.” [Jasinė, 40]
Fjala (jesbehun) ėshtė nxjerrur nga folja (sebeha) qė ka kuptimin pėr tė lėvizur. Dhe ajo pėrdoret si shprehje pėr lėvizjen e ēdo trupi nė ēdo mėnyrė, qoftė ajo lėvizje e kėmbės sė dikujt qė ec, ose veprim i tė notuarit nė ujė. Por, kur folja sebeha - lėvizje pėrdoret pėr trup qiellor (siē ėshtė dielli) nuk ka kuptimin e lėvizjes nėpėr kozmos, por rrotullimin rreth boshtit tė vet. Sot, tė gjitha librat qė merren me kėtė ēėshtje, pėrmendin dhe shpjegojnė se dielli sillet rreth boshtit tė vet. Kjo sot, mund tė shihet dhe vėrtetohet pėrmes aparateve tė ndryshme, me tė cilat shikohet dielli pa u dėmtuar sytė e njeriut dhe mund tė vėrehet lėvizja e diellit rreth boshtit tė vet.
Dielli njė rrotullim tė plotė e bėn pėr 25 ditė.

QIELLI KULM MBROJTĖS
Shtresa e Ozonit (O3) luan rol mbrojtės duke penguar rrezet e dėmshme qė tė arrijnė nė tokė. Pengon (ndal) valėt e shkurtėra siē janė rrezet X (rentgen) dhe ultravjollce, tė dėmshme pėr jetėn nė tokė.

ASTRONOMIA (PĖRFUNDIM)
Disa mund tė thonė se nuk ėshtė diēka e ēuditshme aludimi i ajeteve kur’anore pėr astronominė, ngase arabėt janė tė njohur me zhvillimin e kėsaj shkence dhe ata janė mė tė merituarit nė kėtė aspekt. Mirėpo, ata nuk e dinė se Kur’ani ka zbritur para shekujve, nė tė cilėt arabėt janė shquar nė astronomi dhe ajetet kur’anore qė aludojnė nė shkencėn e astronomisė nuk kthehen nė epokėn e arabėve qė janė shquar nė tė, por pėrkundrazi Kur’ani ėshtė ai qė i nxiti arabėt nė zhvillimin e astronomisė dhe t’i tejkalojnė tė tjerėt nė kėtė fushė.

QARKULLIMI I UJIT NĖ NATYRĖ
Nė vitin 1580 Bernard Polys ishte i pari, i cili bėri pėrshkrimin e parė tė qarkullimit tė ujit nė natyrė. Njerėzit mė herėt nuk e kanė njohur burimin e ujėrave nėntokėsore dhe pohonin se ujėrat e oqeaneve lėvizin nėn ndikimin e erėrave duke u futur nė brendėsi tė tokės dhe pastaj ato ktheheshin nė oqeane pėrmes rrugės sė humnerės. Kjo ide dominonte qė nga koha e Platonit (Tartarus). Nė shekullin XIV mendimtari Dekarti besoi nė tė, dhe nė shekullin XIX dominoi teoria e Aristotelit sipas sė cilės uji ishte dendėsuar nė shpellat e ftohta malore dhe formonte liqene nėntokėsore, tė cilat furnizonin burimet dhe krojet me ujė.
Sot mė na ėshtė i njohur procesi i filtrimit tė ujit tė shiut, i cili bie nga qielli dhe shpėrndahet nė tokė nėpėr burime.
Kur’ani Fisnik na e pėrshkruan qarkullimin e ujit duke thėnė: “A nuk e sheh se Allahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndanė nė tokė nėpėr burime, mandej me tė mbijnė bimė tė llojeve tė ndryshme.” [Zumer, 21]
Allahu xh.sh. e pėrshkruan se si uji avullohet nga oqeanet dhe nga avulli formohen retė, tė cilat lėvizin dhe kur bashkohen (bashkėdyzohen me energji tė kundėrta) lėshojnė shiun, formohen liqene, lumenjė, tė cilėt duke rrjedhur kthehen pėrsėri nė oqeane. Kėshtu vazhdon qarkullimi i ujit nė natyrė, Zoti i Plotfuqishėm thotė: “Nga argumentet e Tij ėshtė edhe ajo qė ua dėfton vetėtimėn edhe si frikė, e edhe si shpresė dhe nga qielli lėshon shi e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Nė tė ka argumente pėr njė popull qė di tė mendojė.” [Rrum, 24]
“Ne lėshuam me masė ujin nga qielli dhe atė e pėrqendrojmė nė tokė. Po, Ne kemi mundėsi edhe ta humbim atė (ujin) [Mu’minunė, 18]

ERĖRAT MBARĖSUESE TĖ REVE
Allahu xh.sh. thotė: “Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atė.” [Hixhr, 22]
Fjala (levakih) ėshtė shumės i fjalės (lakih) qė do tė thotė: era e ftohtė nxitė retė e elektrizuara me elektricitet pozitiv dhe negativ, qė si pasojė ėshtė vetėtima, murmurima dhe shiu. Kjo ėshtė forma e mbarėsimit tė reve.
Kur’ani kėtė na e dėfton poashtu edhe nė ajetin: “A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon i bėnė grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti nga retė e mėdha si kodra, breshėr dhe me tė godit kė do, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati sa s’tė merr tė tė parėt.” [Nurė, 43]

SHKENCA MBI TOKĖN - GJEOLOGJIA
(“Ndėrsa kodrat shtylla” Nebeė, 7)
Gjeologjia thotė se gjysmė diametri i globit tokėsor ėshtė 3750 mila. Korja e tokės, mbi tė cilėn jetojmė, ėshtė shumė e hollė, qė sillet rreth 1-10 mila, andaj dhe i nėnshtrohet tėrmeteve dhe lėkundjeve (dridhjeve).
Kodrat luajnė rolin e shtyllave pėr stabilitetin dhe pėrforcimin e tokės, sikurse shtyllat e pėrdorura pėr ngritjen e tendave, dhe janė themele tė thella tė shtresave gjeologjike.
Allahu i Madhėrishėm nė Kur’an thotė: “A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė). Ndėrsa kodrat shtylla.” [Nebeė, 7]
“Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkund ata.” [Enbija, 31]
Pra, kėtu pohon rolin e qartė tė kodrave nė mbrojtjen e stabilitetit tė shtresave gjeologjike (e veēanėrisht tė korės sė tokės).

SHKENCA MBI OQEANET - BASHKIMI I DETĖRAVE
(Ndarja e ujit tė ėmbėl nga ai i njelmėt)
Allahu i Gjithfuqishėm nė Kur’an thotė: “Ai la tė lirė tė bashkohen dy dete, ky (njėri) i pijshėm e i shijshėm, e ky (tjetri) i njelmėt e i idhėt, e mes tyre bėri si tė jetė ndonjė pendė, pritė qė tė mos pėrzihen.” [Furkanė, 53]
Dhe nė ajetin tjetėr: “Ai i lejoi dy detet tė puqen ndėrmjet vete. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengesė qė ata atė nuk e kapėrcejnė.” [Rrahman, 19-20]
Fjala (berzah) do tė thotė pengesė, por nuk ėshtė pengesė materiale. Kjo fjalė poashtu pėrdoret edhe pėr jetėn pas vdekjes para se tė ringjallemi nė ditėn Ahiretit. Nga kurioziteti pėr tė parė bashkimin e detėrave dhe mospėrzierjen e ujit tė ėmbėl me ujin e njelmėt, mund tė shkojmė nė CAPE TOWN nė jug tė Afrikės dhe ta shohim kėtė tė vėrtetė, ku me bashkimin e detėrave nuk pėrzihet uji i ėmbėl me ujin e njelmėt. Poashtu edhe nė Egjipt, bashkimi i Nilit me Detin Mesdhe.

SHKENCA MBI JETĖN
(Uji bazė e jetės)
Allahu i Lartmadhėruar nė Kur’anin Famėlartė thotė: “A nuk e dijnė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja, dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi, a nuk besojnė?!” [Enbija, 30]
Shkenca moderne ka vėrtetuar se uji pėrbėnė 80% tė citoplazmės (material bazė pėr ndėrtimin e qelizės) dhe se pėrafėrsisht 50%-90% e gjallesave tė gjalla baza a tyre ėshtė uji, andaj pėr tė vazhduar jetėn kanė nevojė pėr ujė qė nga ēastet e para tė jetės deri nė vdekje.
Allahu i Plotfuqishėm thotė: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi. Zoti yt ka mundėsi tė jashtėzakonshme.” [Furkanė, 54]
Ligjėrata poashtu pėrmban: krijimin e ēifteve nė bimė dhe shtazė, mrekullinė e mbretėrisė-zgjoit tė bletės, mrekullinė e rrjetės sė merimangės: “…e mė e dobėta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės…” [Ankebutė, 41], mėnyrėn e bashkimit (raportit) mes thneglave, specifikat e shėrimit me mjaltė, procesin fiziologjik tė formimit tė qumėshtit tek bagėtitė: “Ju edhe nė kafshėt keni mėsim (pėrvojė). Ne nga njė pjesė e asaj qė kanė nė barqet e tyre mes ushqimit tė tyre dhe gjakut, ju japim tė pini qumėsht tė pastėr, tė shijshėm (tė lehtė) pėr ata qė e pijnė.” [Nahl, 66]
Ligjėrata pėrmban dhe mrekullinė shkencore tė Kur’anit nė aspektin e embriologjisė dhe pėrshkrimit tė procesit delikat tė zhvillimit tė njeriut nėpėr etapa tė ndryshme: “nutfetin” - pikė uji (fara), ndėrsa “nutfetin emshaxhin” - ėshtė uji i bashkėdyzuar (sperma e pėrzier e krijuar nga elementet e sekreteve tė gjendrave mashkullore), “alekaten” - qė do tė thotė “njė gjė e varur” dhe ka kuptimin e embrionit deri nė muajin e katėrt tė shtatzėnisė. “mudgaten” - copė mishi (etapa e mishit) dhe zhvillimi i eshtrave dhe mveshja e eshtrave me tul.
Pėrmban dhe krijimin e tė tė dėgjuarit, tė pamurit si dhe mrekulli tjera shkencore nė Kur’anin Fisnik.
Marrė nga:
Revista “Rrabita”, nr.378 v.1996


http://www.fjalaebukur.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė