Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-05, 11:55   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Flasin lojtarėt kuqezinj pas fitores tė sė shtunės me Gjeorgjinė


Kombėtarja starton fushatėn anti-Danimarkė


Pas ndeshjes me Gjeorgjinė, qė kuqezinjtė tanė e fituan me rezultatin 3-2, vijnė edhe reagimet nga futbollistėt e ekipit tonė kombėtar. Shumė prej tyre mendojnė se tashmė ndeshja e sė shtunės ėshtė histori i kaluar, ndėrkohė qė grupi duhet tė mendojė pėr ndeshjen e sė mėrkurės nė Kopenhagen. Kėshtu, Edvin Murati, njė prej futbollistėve tė kombėtares qė ka probleme tė vogla fizike kėtė moment dhe qė ndeshjen e djeshme ka qenė nė tribunė, ėshtė shprehur kėshtu pėr kėtė takim tė radhės nė grupin 2 eliminator. "Fituam njė ndeshje tė mirė, por duhet tė kishim kujdes, pasi Gjeorgjia shėnoi dy gola nė fund tė lojės. Por, nga ana tjetėr, mbahet mend tripikėshi. Ndiej keqardhje qė tifozėt nuk ishin kėtu. Shpresoj qė ndeshjen e ardhshme tė jenė nėpėr tribuna. Tani shkojmė nė Danimarkė ndoshta pėr tė marrė diēka tjetėr tė mirė," - mbyll Murati. Ndėrkohė, Redi Jupi, i rikthyer nė ekipin kombėtar, ka mbetur i kėnaqur nga loja qė ka zhvilluar ekipi, por edhe ai personalisht. Gjithsesi, sipas tij, rikthimi ka qenė pak i hidhur pasi stadiumi ka qenė pa spektatorė. Jupi ėshtė shprehur se nė Kopenhagen ekipi kėrkon tė marrė pikė, ndonėse dihet fuqia e danezėve. "Nė kėtė ndeshje u mundova tė bėj punėn time. Unė e thashė qė kur erdha qė nuk bėj dot mrekullira. Do tė bėj atė gjė qė e bėj edhe nė ekipin tim. Ishte mirė qė rikthimi koincidoi me fitoren e ekipit. Sidomos kur ekipi fiton, tė gjitha gjėrat janė nė pėrmirėsim dhe vlerėsohen me superlativa. Megjithatė, kemi shumė gjėra pėr tė pasur kujdes, pasi Danimarka nuk ėshtė Gjeorgjia dhe takimin e ardhshėm duhet ta shohim me optimizėm. Ne jemi lojtarė profesionistė. U bėnė vite qė e bėjmė kėtė punė dhe them se edhe publiku ka bukurinė e tij. Do tė ishte mė mirė sikur sot publiku tė ishte nė stadium. Fati qėlloi qė duhet tė rikthehesha nė kombėtare dhe tė gjeja njė stadium bosh, edhe pse me fitore. Me kėtė 3-pikėsh kemi arritur tė shkėpusim Gjeorgjinė dhe tė jemi pak mė tė sigurt. Megjithatė, pėr kėtė grup do tė jetė decizive ndeshja nė Danimarkė. Shpresoj qė tė marrim pikė nė Danimarkė. Ekipi fiton moral dhe pikė dhe pėr objektivat e mėpasmė tė marrim njė koeficient mė tė lartė. Shpresojmė qė t'i arrijmė tė gjitha kėto qė thashė, pasi mė parė nuk kemi pasur rezultate tė mira."


Nė fund, ai qė ka folur ka qenė mbrojtėsi shkodran Elvin Beqiri. Mbrojtėsi i Metalurg Donjeckut ėshtė shprehur se nė takimet e ardhshme gola tė tillė si ndaj Gjeorgjisė momentet e fundit nuk duhet tė ndodhin mė. "Ndeshja ėshtė relativisht e vėshtirė, pasi Gjeorgjia ėshtė njė skuadėr e vėshtirė. E filluam mirė takimin, por nga fundi lėshuam pak. Kuptohet, kjo edhe sepse ėshtė fund sezoni dhe ka lodhje nė kėmbėt tona. Besuam nė kėtė fitore dhe ia arritėm qėllimit. Ky takim ka qenė shumė i rėndėsishėm pėr sulmin, pasi kishte disa kohė qė nuk shėnonte. Them se ia arritėm qėllimit. Pėr sa u pėrket golave tė pėsuar nė fund, them se nuk duhet tė ndodhin mė," - ka pėrfunduar Beqiri.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė