Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-05, 13:29   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kuqezinjtė zhvillojnė stėrvitjen e parė nė tokėn daneze, nė pritje tė sfidės sė nesėrme

Kombėtarja, gjithēka nė rregull para Danimarkės



Kombėtarja shqiptare, pas njė udhėtimi tė gjatė, ka mbėrritur nė Danimarkė. Ashtu siē ishte pėrcaktuar edhe mė parė, kuqezinjtė janė akomoduar nė hotelin mė tė mirė tė Kopenhagenit "Marriott". Rreth orės 17.00, kuqezinjtė kanė marrė rrugėn dhe nė njė fushė sportive pranė hotelit kanė zhvilluar stėrvitjen e parė nė Danimarkė. Trajneri Brigel ka pasur nė dispozicion tė gjithė futbollistėt kuqezinj. Pėrjashtim ka bėrė vetėm Altin Haxhi, i cili ėshtė dėmtuar nė ligamente dhe kėshtu nuk ka mundur tė stėrvitet dhe pėr 4 javė do tė bėjė pushim absolut. Sipas portierit legjendar tė kombėtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili ėshtė kontaktuar nga "Sporti shqiptar", gjendja e grupit kuqezi ėshtė shumė e mirė. Vetėm Edvin Murati akoma nuk ėshtė 100 pėr qind tė formės sė tij. Me mesfushorin e Iraklisit vazhdon tė punojė fizioterapisti Akim Bulinger. Pjesa tjetėr e grupit po kalon njė gjendje tė mirė. Asnjė shqetėsim nuk ka as portieri Ilion Lika, qė para ndeshjes me Gjeorgjinė ka vuajtur nga muskujt e barkut. Dje, kuqezinjtė kanė zhvilluar njė stėrvitje tė ndarė nė dy grupe. Futbollistėt qė janė aktivizuar nė takimin me Gjeorgjinė kanė zhvilluar njė stėrvitje tė lehtė. Ndėrkohė, njė stėrvitje mė tė fortė kanė zhvilluar ata lojtarė qė nuk kanė luajtur apo kanė luajtur vetėm pak minuta nė takimin e sė shtunės. Sipas informacioneve, me grupin ėshtė edhe Igli Tare, i cili duket se do tė qėndrojė me ekipin kombėtar edhe pėr ndeshjen me Danimarkėn. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr, gjithēka ėshtė "ok". Trajneri Brigel, para takimit ėshtė shprehur se nė fushė ditėn e mėrkurė mund tė hedhė njė skuadėr mbrojtėse, kjo duke ditur se danezėt do tė luajnė me njė skuadėr qė do tė kėrkojė vetėm tė fitojė.
Ndėrkohė, kuqezinjtė edhe sot pritet tė zhvillojnė njė stėrvitje nė Danimarkė, por kėtė herė nė stadiumin ku do tė zhvillohet ndeshja ditėn e mėrkurė. Sikurse diket, kuqezinjtė do tė pėrballen mė 8 qershor me ekipin e Danimarkės. Tė dyja skuadrat janė me pikė tė barabarta, me nga 9 pikė. Ndėrsa nė ndeshjen e parė kuqezinjtė janė mundur nė "Qemal Stafa" me rezultatin 2-0. Kujtojmė qė nė atė ndeshje kombėtarja jonė ka qenė pa disa nga lojtarėt titullarė.

Shpresa, sot nė fushė (d.m.th. ne daten 7 qershor 2005, ora 19.00)

Ekipi pėrfaqėsues Shpresa sot pritet tė zhvillojė ndeshjen e radhės me ekipin danez pėr eliminatoret e Europianit tė 2006-ės. Skuadra ėshtė akomoduar nė hotel dhe dje ka zhvilluar stėrvitjen e vetme nė tokėn daneze. Ndėrkohė qė sot, nė orėn 19.00, me atė shqiptare pritet tė luhet takimi mes Shqipėrisė dhe Danimarkės pėr 21-vjeēarėt.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė