Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-09, 01:04   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Letersia e Rilindjes...

Bagėti e Bujqėsia (pjesa e tretė)

Ti perėndi e ligjėrisė, qė rri nė malt tė Tomorit,
Unju posht' e mė ndih pakė, o motra im'e tė gjorit!
Mė ke leshrat tė florinjta e tė ergjėndtė krahrorė,
Ball' e gush' e faq'e llėrė dhe kėmb' e duar dėborė;
Sikundėr do malėsorėt dhe pyjet e bagėtinė,
Duaj edhe fusharakėt dhe arat' e bujqėsinė,

Edhe ti, o mėmėz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratė,
Sa pjell mijėra tė mira e kurrė s'mbetetė thatė,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurė,
Mblodhe gjithė bukuritė edhe kanisk ia ke prurė.

Tė keqen, o symėshqerė, shikomė njė herė nė syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unė jam djali yt.

Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinė,
Mė tė gjallė, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinė!
Vjen dimėri, t'i than lulet, ti me njė frym' i ngjall prapė,
Napėnė q'u heth pėrsiprė, ua heq me ver' e me vapė.

Bujkun e zgjuan me natė edhe vė pėrpara qetė,
Nisetė pa zbardhėllyer pėr punėzėt tė vėrtetė;
Mer pluarin e parmėndėn, zgjedhėn, tevliknė, hostenė,
Kafshėn, farėn, shoknė, bukėn, trajstėnė, lakrorė, qenė...
Shėrbėtor'i mėmės' sė dheut, q'e ka zėmrėnė plot shpresė,
Del kur hapet trėndafili dhe bari ė'shtė gjithė vesė;
I falet Zotit t'vėrtetė dhe zihet nga pun' e mbarė,
Zėmėrzėn e ka tė bardhė dhe tė qėruar e tė larė.

Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.
Njeri, puno, mos pusho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perėndija.

Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.

Ver' o e bukura verė, qė na vjen nga i madhi Zot
Me mirėsi, me bukuri, me gas tė math, me duar plot,
Sindėkur ēel trėndafilė, e i fal bilbilit zėnė,
Ashtu na bije nga qielli njė gas nė zėmėrt tėnė.

Zot'i e i vėrtetė pėr tė ushqyer njerinė,
Pėr tė zbukuruar dhenė, pėr tė shtuar mirėsinė,
I dha zjarr e flakė diellit, i fali dhe shinė resė,
Bėri dimėrin e verėn dhe zemrės son' i dha shpresė.

Pėr tė arriturė rrushnė ē'ka punuar Perėndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tėrė gjithėsija!
S'ėshtė ēudi pse na dėfren ver' e bukur zemrėn tėnė;
Ē'ka punuar Perėndija edhe njeriu, sa e bėnė!
Ju shokė, kur pini verėn, mos dehi, mos zėmėrohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lėvdohi, mos qėrtohi,
Se pėrēmoni Perėndinė, q'i ka falur hardhisė rrush,
Edhe kėrkon dashurinė e ndodhet fshetazi ndaj jush;
Po gėzohi, prehi, qeshni, duhi, zbaviti, dėfreni,
Flisni fjalė tė pėlqyer, loni, kėndoni, kėrceni,
Bėjeni zėmrėn tė gjerė edhe shtoni dashurinė,
Mirėsinė, njerėzinė dhe besėn e miqėsinė,
Se nė breng' e nė tė keqe, nė punė e nė tė pirė,
Mirretė vesh njeriu i lik, njihetė njeriu i mirė.

A e shihni gjithėsinė, yjtė, Diellinė, Hėnėn,
Dhenė, erėn, retė, kohėn, Kashtėn' e Kumtėrit, Shėnjėn,
Si janė pėrveshur gjithė edhe lėēijn' e punojnė,
Njėri-tjatėrit i ndihin, ashtu punėn e mbarojnė.
Nė mest tė kėti rrėmeti, tė punėtorėve shumė,
Njeriu duhet tė lėēinjė, apo tė bjerė nė gjumė?

Mundohetė punėtori, po nė zemėrzėt tė qetė
Sa gas tė math ndjen, kur njėra qė heth, i pjell dymbėdhjetė!
Kur e sheh kallin' e plotė tė kėrrusurė nga barra,
Dhe parajsėn e vėrtetė tė ēfaqurė nėpėr ara,
Kur heth lėmėn e mbleth toknė, ndan bukn' e kashtėn mėnjanė,
U heth kuajve e qevet, qė janė lodhur, tė hanė,
Kur e pėrmbush plot shtėpinė me drith' e me gjė tė gjallė,
Shtrohet me uri nė bukė e ha me djersė nė ballė.

Sheh pjergullnė, manė, fiknė, thanėnė, arrėn, ullinė,
Mollėn, dardhėn, pjeshkėn, shegėn, vadhėnė, ftuan, qershinė,
Kumbullatė, zerdelinė, ngarkuar me pemė gjithė,
Oborrė plot gjė tė gjallė, shtėpinė mbushur me drithė,
Dhe zėmėra i gėzohet, pa i faletė Perėndisė,
Q'e ēpėrblen punėn e djersėn e mundimn' e njerėzisė.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca havllinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė thjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėnyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, tjatėri lėron, njėri mbjell, tjatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ėshtė nam i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.

Bujku mundohet nė verė, po nė dimėr rri e prėhet,
Sheh shtėpizėnė mė kamje, edhe zėmėra i bėhet,
Gratė tė gjitha punojnė n'avlėmėnt e nė tė tjera,
Edhe jashtė fryn e bije, por kur na trokėllin dera:
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.

Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.

Nė verė qė ēelen lulet, qielli ndrin si pasqyrė,
Sbukurohetė faq'e dheut e merr mijėra fytyrė;
Pa ngjallenė mė ēdo lule, mė ēdo bar e mė ēdo fletė
Gjėra tė gjalla me mijė, rroitin nga dheu si mbletė.

Shpest' e mizatė kėndojnė e kuajtė hingėllijnė,
Lulet' e bukura m'erė si ar e si flori ndrijnė,
Bujku nget pėndėn e lėron, mbjell a bėn gati ugarė,
Kalorėsi i shkon njatė dhe i thotė -- puna mbarė --
Papo merr anėn e lumit me zėmėrė tė gėzuar,
Kėndon, fishėllen e vete ngadalė, duke mejtuar;
Vė re lumėn e kulluar, qė ikėn me ligjėrime,
E ndėr ment tė ti i bije ca t'ėmbla shumė mejtime.
Vashazėtė bukuroshe, posi shqerratė manare,
Si kapėrollet e malit, si thėllėzatė mitare,
Venė tė lajnė nė lumė gjithė tok duke kėnduar,
Me gas nė sy e nė buzė e me lulezė nėr duar;
Pėrveshin llėrėt' e bardha dhe tė majm'e tė perndijta,
Pulpazėtė bukuroshe e kėmbėzėt' e kėrthijta.
Dallėndyshja qė fluturon e ndehetė pėrmi lumė,
U afrohetė si mike e u thotė fjalė shumė,
Dhe mėshqer' e pėrkėdhelur vjen nė lumė tė pij' ujė,
A tė prėhetė nė hije, a tė bėnjė gjė rrėmujė.
Bari, bima vatur mė bres e bujku shum' i gėzuar,
Si bariu kur merr kėrthinė edh'e pėrkėdhel ndėr duar.

Bilbili ia thotė bukur, lumi vete gjithė valė,
Ep erėn e Perėndisė trėndafili palė-palė.

Veē njė vashėz' e mjerė qan tė motrėnė, q'e ka lėnė,
O! ėshtė mbuluar nė dhe vashėza fytyrėhėnė!
Mėma dhe motėra mbetur nė zi e nė vaj tė shumė,
Dhe shqerra manarez' e saj, e pėrzieshmez' e pėr lumė!
Tė kėput shpirtinė plaka, kur zė dhe nėmėron e qan,
Ah, i ziu njeri nė jetė sa heq e sa duron e mban!

Vashėn vėrtet e mbuluan, po shpirt'i saj nė qiej shkoi,
Hapi krahėthit e lehtė, nė hapėsirat fluturoi;
Bukuri e saj u pėrzje me bukurizėt tė prillit,
Me fjalėzėt tė bilbilit, me erėt tė trėndafilit,
Gjėsendi s'humbetė kurrė e gjė s'vdes me tė vėrtetė,
Mase ndryshohenė pakė, po janė nė kėtė jetė;
As shtohet, as pakėsohet, as prishetė gjithėsija,
Vdesėn e ngjallenė prapė si gjith' edhe njerėzija.
Kėtu janė gjithė ē'janė e gjithė ē'gjė munt tė jetė,
Engjėllitė, Perėnditė dhe ajy Zot'i vėrtetė!
Se njė trup e njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė,
Tė gjallė edhe tė vdekur gjithė brėnda nė tė janė.

Perėndija njerin' e parė e mori prej dore vetė,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletė,
Mė tė drejtėnė tė themi, mbi faqet tė dheut e ngriti,
E bėri tė zotthin' e dheut edhe kėshtu e porsiti:

Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mbėrohu nga tė kėqijat, prej ēdo farė ligėsije,
Prej nakari, prej lakmimi, prej vjedhjeje, prej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nam dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.

natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė