Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-12, 15:31   #46
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Tajlanda drejt njohjes sė Kosovės






Prishtinė, 02.05.2012 10:03

Tajlanda pritet qė shumė shpejt ta njohė Republikėn e Kosovės, si shtet tė pavarur dhe sovran. Dhe kjo falė lobimit tė fuqishėm qė ėshtė duke e bėrė pėr Kosovėn, zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Behgjet Pacolli, sė bashku me princeshėn, pasardhėsen e familjes mbretėrore tajlandeze Mom Luang Rajadaraski Jayankura.

Kėshtu ka thėnė pėr gazetėn “Zėri”, Jetlir Zyberaj, kėshilltar politik i zėvendėskryeministrit Pacolli.

“Kontaktet e para dhe interesimi i princeshės Rajadarski pėr Kosovėn, kanė nisur nė dhjetor tė vitit tė kaluar, gjatė ceremonisė gala tė ndarjes sė ēmimit tė paqes, “Gusi Peace Prize International”, qė iu dha zėvendėskryeministrit tė Kosovės, Behgjet Pacollit, nė Filipine, i cili ēmim atij iu dorėzua nga vetė princesha”, sqaron kėshilltari Zyberaj.

Sipas tij, pas njė kohe tė shkurtėr, me propozimin dhe insistimin e zėvendėskryeministrit Behgjet Pacolli, princesha Rajadarasri ėshtė nderuar me titullin Konsulte e nderit e Republikės sė Kosovės, nė Tajlandė, e cila menjėherė pas nominimit tė saj, ka hapur nė Tajlandė, zyrėn e Republikės sė Kosovės, tė cilėn siē thotė Zyberaj, e financon vetė ajo.

“Kėshtu kontaktet mes zyrės sė zėvendėskryeministri dhe princeshės zhvillohen nė baza ditore. Qė nė fillim kur ėshtė hapur zyra jonė nė Tajlandė, nga princesha Rajadarasri, kemi asistuar nė furnizim me materiale tė ndryshme si, informacione rreth Kosovės, rreth historisė, rreth ekonomisė sonė me qėllim tė nxitjes sė investimeve etj. Gjithashtu e kemi furnizuar me flamuj, me hartat e Kosovės tė punuara me gurė tė ēmuar etj.

Megjithatė, gjithė kostoja e funksionimit tė zyrės sonė nė Tajlandė, qė ėshtė zyrė e Kosovės pėr gjithė rajonin, mbulohet nga princesha. Kėtu pėrfshihen edhe disa makina, dhe mė shumė se pesė punėtorė qė punojnė nė administratė”, ka thėnė Zyberaj.

E kontaktuar nga “Zėri”, vetė princesha e Tajlandės ka rrėfyer pėrshtypjet e para pėr Kosovėn, kur kishte marrė informacionet pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen e vendit tė vogėl nė Ballkan.

“Unė isha ftuar qė tė ndaja ēmimin prestigjioz “Gusi Peace prize”, nė Filipine. Laureati i kėtij ēmimi ishte ish-presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli. Fillimisht mė ka bėrė pėrshtypje humanizmi i tij dhe angazhimi qė e ka pasur nė Afganistan nė lirimin e pengjeve. Ishte fat i madh qė unė isha caktuar qė t`ia dorėzoja ēmimin, dhe pata rastin qė ta njoh nga afėr presidentin Pacolli”, u shpreh Rajadaraski, duke shtuar se posa ėshtė e informuar pėr historinė e Kosovės i kishte premtuar Pacollit ndihmė pėr tė ardhmen e popullit tė Kosovės.

“Pastaj, kur u informova nė detaje pėr historinė e Kosovės, pėr vuajtjet e popullit tė Kosovės dhe pėr pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar shtetin isha thjesht e emocionuar. I premtova presidentit Pacolli se do tė jem nė krahun e tij qė tė punojmė bashkė pėr tė ardhmen e popullit tė tij”, tha princesha.

Si femėr me ndikim jo vetėm nė Tajlandė, por edhe nė shtetet pėrreth, princesha Rajadaraski, siē njofton zyra e zėvendėskryeministrit, tashmė ėshtė duke zhvilluar aktivitete tė ngjeshura me udhėheqės shtetesh tė vendeve tė Azisė Juglindore.

“Nė koordinim me zėvendėskryeministrin Pacolli, princesha Rajadarasri, zhvillon njė aktivitet tė ngjeshur, nė baza ditore me udhėheqės shtetesh tė vendeve tė Azisė Juglindore si: Tailanda, Kina, Mianmar (ish-Burma), Singapori, Laos, Indonezi, Bhutan, Kamboxhia (ėshtė kėshilltare e kryeministrit tani), Vietnam, Nepal, Brunei etj”, ka thėnė kėshilltari Jetlir Zyberaj, duke shtuar se pikėrisht Brunei, ishte njė nga rezultatet e punės sė princeshės.

Po ashtu Zyberaj tregon se tashmė princesha Rajadaraski, pėrmes zyrės sė saj pėr Kosovėn, ka arritur qė kosovarėve tė interesuar t’iu sigurojė lėvizje pa viza. Ndėrsa kėtė vend tashmė do ta vizitojė edhe ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxha.

“Pėr shkak tė agjendės sė zotit Pacolli, Tajlandėn do ta vizitojė ministri Hoxha, bashkė me kėshilltarin e tij, Lulzim Pllana. Princesha do tė kujdeset pėr mbarėvajtjen e vizitės prej aeroportit e deri nė pėrfundim tė vizitės”, bėri tė ditur Zyberaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante