Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-07, 16:33   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zbulohet njė planet i ri me ujė e akull

Ylli "GJ 436" nė fakt nuk ėshtė i jashtėzakonshėm: rreth 30 vite dritė larg, ai ndodhet nė afėrsi direkte me Tokėn dhe madje nuk ėshtė as i madh. Gjithsesi, ai i pėrket grumbullit tė panumėrt tė yjeve, tė cilėt deri mė tani zėnė rreth 200 eksoplanetė (planetė qė ndodhen jashtė sistemit tonė diellor) tė njohur.

Nė vitin 2004, studiuesit e astronomėt kishin dėshmuar se planeti relativisht i vogėl rrethohet nga njė qerthull i ngushtė prej yllit "GJ 436". Ai ėshtė rreth 22 herė mė i rėndė se Toka dhe mesatarisht katėr milionė kilometra larg nga ylli i tij (rreth tri pėr qind e distancės mes Tokės dhe Diellit). Kjo e ka bėrė atė njė vogėlsirė krahasuar me eksoplanetėt e tjerė tė zbuluar deri mė tani, tė cilėt, siē dihet, janė tė rrethuar nga unaza tė gazta, ashtu sikurse tė kalibrit tė asaj tė Jupiterit.

Tashmė, shkencėtarėt pėr herė tė parė ia kanė dalė qė tė vėzhgojnė njė "xhuxh" tė tillė, ndėrsa ai kalon direkt pranė yllit. Kėshtu ai ka bllokuar njė pjesėz tė vogėl tė dritės sė yjeve dhe nga ndryshimi mes formės sė djeshme e asaj tė sotme, shkencėtarėt tė drejtuar nga Michael Gillon i Universitetit tė Liezhit nė Belgjikė, kanė mundur tė pėrllogarisin peshėn dhe pėrmasat e planetit qė ata e kanė pagėzuar si "GJ 436".

"Ėshtė hera e parė qė ia kemi dalė me njė planet tė pėrmasave tė tilla", thotė Gillon pėr njė media vendase. "Deri mė tani janė tė njohur vetėm 16 planetė transit dhe tek tė gjithė bėhet fjalė pėr gjigantė tė gaztė".
Njė planet prej uji

Premiera e parė duket se i ka lėnė pa mend tė gjithė kur janė kryer vėzhgimet e para, qė u botuan menjėherė nė revistėn e specializuar "Astronomy & Astrophsyics" e u pėrshkruan gjerėsisht. Po aq mbresėlėnėse ka qenė ajo ēka ėshtė zbuluar brenda botės sė shkencėtarėve. Matjet kanė treguar se "GJ 436 b", me njė perimetėr prej 50000 kilometrash ėshtė rreth katėr herė mė i madh se Toka. "Nga masa dhe madhėsia ne mund tė pėrcaktojmė edhe shtresėn e tij mesatare, thotė Gillon, dhe kjo na tregon mė pas se ky planet pėrbėhet kryesisht nga uji dhe nė njė pjesė tė vogėl nga gurė".

Kush kishte shpresuar pėr njė botė "tė butė" me oqeane qė stimulojnė jetesėn, do tė zhgėnjehet, ngaqė planeti e rrethon yllin e tij ngushtėsisht nė mėnyrė ekstreme. Mbi sipėrfaqen e tij mbizotėrojnė temperatura qė shkojnė rreth 300 gradė celsius, siē kanė pėrllogaritur studiuesit. Nė atmosferė, uji, pėr kėtė arsye, duhet tė ekzistojė vetėm nė formė avujsh.

Akull nė forma ekzotike nėn presion

Plotėsisht ndryshe duket se ngjan kjo botė nga brenda, ngaqė planeti nė thelb ėshtė mė i rėndė se Toka. Edhe tėrheqja magnetike ėshtė qartėsisht mė e lartė. Uji nėn sipėrfaqe pėr kėtė arsye merr forma ekzotike, tė cilat njerėzit nė Tokė i kanė parė vetėm (nė rastin mė tė mirė) nė kushte laboratorike. "Uji mbulon mė shumė se njė tė dhjetėn nė gjendje tė ngrirė, thotė kolegu i Gillons, Frederic Pont. Akulli i njohur pėr ne ėshtė vetėm njėri prej tyre".

Nėn njė presion ekstremisht tė lartė uji shndėrrohet nė trup tė ngurtė, i cili nė njė sipėrfaqe tė gjerė pėrbėhet nga njė shtresė e trashė akulli, ashtu sikurse shndėrrohet edhe qymyri nėn presion tė fortė nė diamant. Fizikanėt e cilėsojnė ujin nė kėto rrethana ekzotike si "Akull VII" dhe "Akull X". "Nėse oqeanet mbi Tokė do tė ishin mė tė thella, thotė Pont, atėherė tė tilla forma ekzotike tė ujit do tė shfaqeshin edhe nė sipėrfaqet e deteve tanė". Me ndryshimin se, akulli i rrallė i gjetur mbi "GJ 436 b" nė sipėrfaqen e shtresės sė sipėrme, do tė kishte temperaturėn disa qindra gradė celsius nxehtėsi.

Shkencėtarėt besojnė se zbulimi i tyre jep edhe njė dėshmi mė shumė pėr planetė tė ngjashėm me Tokėn. Meqė gjigantėt e akullt i ngjasojnė nė formė e pėrmbajtje Uranit dhe Neptunit, mund tė shfaqeshin edhe nė distanca tė shkurtra nga yjet e tyre. Pėrveē kėsaj, janė kryer matje edhe nė observatorin OFXB nė qytetin zviceran tė St. Luc. "Me kėtė ne dėshmuam se vėzhgimi transit i planetėve tė vegjėl ėshtė i mundur me teleskopė tė vegjėl", thotė Gillon.

Pėr gjallesat ėshtė ferri

Kjo do tė thoshte sėrish njė shtytje nė lėmin e kėrkimit e studimit tė planetėve, qė nė kohėt e fundit ka ecur nė mėnyrė tė suksesshme. Vetėm nė javėt e fundit shkencėtarėt kanė arritur pėr herė tė parė zbulimin e njė planeti, me shumė gjasa, tė pėrshtatshėm pėr jetė dhe nė sjelljen e dėshmisė se ėshtė gjetur ujė nė atmosferėn e njė tjetėr planeti. "Pėrllogaritjet tona kanė mundur gjithashtu tė dėshmojnė se planetė tė tjerė, tė njohur tashmė, zotėrojnė masa tė njėjta uji", mendon Gillon. Ngaqė disa prej tyre mund tė ishin mė tė ftohtė se "GJ 436 b", nė sipėrfaqen e tyre mund tė ekzistonte madje edhe ujė i pijshėm dhe kėshtu do kishte kushte minimale tė pėrshtatshme pėr jetė. Jeta nė "GJ 436 b" megjithatė, sipas tij, do tė ishte diēka e pamundur. "Ai ėshtė njė rruzull prej akulli dhe uji, i rrethuar nga njė atmosferė prej avujsh tė nxehtė", thotė Gillon. "Pėr gjallesa, si ato qė jetojnė nė Tokė, ai do tė kishte qenė me tė vėrtetė njė ferr".

Sensacioni me ndihmėn e teleskopit "Hubble" - Regjistrohet njė unazė me materie tė errėt

Nė njė distancė prej miliarda vitesh dritė, astronomėt kanė zbuluar njė unazė prej materieje tė errėt, njė substancė mistike, qė ndoshta e mbėshtjell universin nė brendėsi tė tij. James Jee i Universitetit "Johns Hopkins" nė SHBA, nė fillim mbeti i shokuar: "Isha nervoz kur pashė unazėn, thotė astronomi. Unė mendova se ajo duhej tė ishte ndonjė artefakt, ēka do tė thotė se ne mund tė kishim bėrė ndonjė gabim nė pėrpunimin e tė dhėnave tona". Ai nuk mund t‘u kishte besuar dot rezultateve tė kėrkimit tė tij. "Por sa mė shumė qė unė pėrpiqesha t‘i largohesha unazės, aq mė e qartė ajo bėhej. Mė mori njė vit kohė derisa unė u binda se unaza ishte e vėrtetė". Ai thotė se njė gjė tė tillė mė parė nuk e kishte parė kurrė gjatė vėzhgimeve tė tij. Me ndihmėn e teleskopit hapėsinor tė famshėm "Hubble", ekipi ndėrkombėtar i shkencėtarėve e astronomėve ka hasur nė grumbullin e galaksive tė njė distance prej pesė miliardė vitesh dritė njė unazė me materie tė errėt. Kjo formė e jashtėzakonshme materieje mund tė vėzhgohet vetėm nė mėnyrė indirekte, pasi ajo nuk dėrgon asnjė dritė tė dukshme, apo dhe rrezatim elektromagnetik. Se ēfarė ėshtė kjo materie e errėt, nė fakt, kėtė nuk e di njeri. Shkencėtarėt besojnė se bėhet fjalė pėr pjesėza elementare materieje, tė cilat deri mė tani nuk mund tė dėshmoheshin direkt, por qė janė ekzistente ngado nė hapėsirė.



iliriaplus.com

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė