Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:19   #23
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Komitetet e fshehta ndiqnin qellime te rendesishme politike, punonin per ngritjen e ndergjegjes kombetare te popullit dhe per te bashkuar, nen drejtimin e tyre, gjithe shqiptaret qe ishin te gatshem te kundershtonin regjimin xhonturk dhe te siguronin ne momentin e pershtatshem autonomine e Shqiperise
Me veprimtarine e tyre klubet dhe komitetet e fshehta luajten nje rol te rendesishem ne organizimin e levizjes kombetare ne kete faze te re te zhvillimit te saj. Me nismen e klubeve, per here te pare ne historine e vendit, filluan te botoheshin brenda ne Shqiperi dhe ne disa qytete te tjera te Perandorise gazeta ne gjuhen shqipe. Ne Korce dolen njera pas tjetres gazetat: "Korca" (1908-1910), nen drejtimin e Sami Pojanit; "Lidhja Orthodokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1912), nen drejtimin e Mihal Gramenos; ne Manastir "Bashkim'i Kombit" (1909, 1910), nga Fehim Zavalani dhe me pas "Drita" (1911-1912), nga Mustafa Hilmi Leskoviku; ne Shkup "Shkupi" (1911-1912), nen drejtimin e Jashar Erebares; ne Janine "Zgjim'i Shqiperise" (1909-1910), nga Abdyl Hakiu; ne Elbasan "Tomori" (1910), nga Lef Nosi dhe organe te tjera. Nga organet kryesore te shtypit shqiptar ishin gjithashtu "Lirija" ne Selanik (1908-1910), nga Mithat Frasheri; "Shqipetari" ne Stamboll (1909-1911), nga Dervish Hima etj. Prane klubit te Manastirit e klubeve te tjera u ngriten shtypshkronja per botimin e gazetave dhe te librave shqip.
Jashte Shqiperise vijuan te botoheshin organe te tilla te rendesishme te shtypit atdhetar shqiptar, si "Shqypeja e Shqypenis" (1909-1911) ne Sofje, nen drejtimin e Josif Bagerit "Shkopi" (1907-1908) dhe "Rrufeja" (1909-1910) ne Egjipt, "Dielli" (1909-1910) ne Boston, "Liri e Shqiperise" (1911-1915) ne Sofje etj. Ne vitet 1908-1912 ne Shqiperi dhe jashte botoheshin me shume se 35 organe te shtypit shqiptar.
Ne organet e shtypit gjeten pasqyrim problemet dhe ngjarjet kryesore te levizjes kombetare te viteve 1908-1912. Ato u bene propaganduese te ideve kombetare dhe mbrojtese te programit politik te kesaj levizjeje. Shumica e tyre edhe ne gjendjen e re te krijuar pas shpalljes se kushtetutes, quante si detyre themelore te Levizjes Kombetare Shqiptare luften per clirimin e Shqiperise dhe per krijimin e shtetit kombetar shqiptar. Gazeta "Kombi" shkruante per "cporjen e xhonturqve dhe per veteqeverisjen e Shqiperise" (24 korrik 1908); "Korca" parashtronte hollesisht kerkesen e formimit te nje shteti autonom shqiptar duke bashkuar kater vilajetet shqiptare ne nje te vetem, me kryeqytet Ohrin ose Manastirin, me gjuhen shqipe si gjuhe zyrare, me nje vali te emeruar nga Stambolli dhe me nepunes, ushtri e oficere shqiptare (18 shkurt dhe 14 shtator 1909). Ideja e formimit te nje shteti autonom shqiptar, te nje "Shqiperie per shqiptaret" propagandohej edhe nga gazeta te tilla, si "Dielli", "Bashkim'i Kombit" etj.
Me shkrimet e botuara, ne vitet 1909-1910, kur xhonturqit iu kundervune ne permasa me te gjera levizjes kulturore-kombetare shqiptare, filluan te mbyllnin shkollat shqipe dhe po u impononin shqiptareve alfabetin arab, organet e shtypit atdhetar protestuan kunder kesaj politike obskurantiste dhe shoviniste te Komitetit "Bashkim e Perparim". "Dielli" shkruante ne ato dite se "sot punerat ne Shqiperi jane me keq se ne koherat e Abdyl Hamitit dhe se gjuha shqipe ndiqet me teper se kurre ndonjehere" dhe u bente thirrje shqiptareve "te bashkoheshin dhe te zinin luften e vertete kunder armiqve te kombit tone, luften e fundit kunder xhonturqve" (17 shtator 1909).
Organe te tilla te shtypit, si "Shqypeja e Shqypenis", "Korca", "Dielli", "Shqipetari" etj., pasqyruan hap pas hapi konfliktin e madh qe shpertheu ne fillim te vitit 1910 per ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, botuan nje varg shkrimesh per mbrojtjen e kultures shqiptare, si edhe dhjetera protesta, qe iu derguan parlamentit e qeverise turke nga mesuesit atdhetare, nga nxenesit e shkollave dhe nga mitingjet qe u mbajten ne fillim te vitit 1910. Gazeta "Korca" shkruante me 18 shkurt se me keto mitingje populli shqiptar "tregoi gatishmerine e tij per te mbrojtur shkronjat e veta qofte edhe me gjak po te ishte nevoja". Me shkrimet e tij shtypi shqiptar u be paralajmetar i konfliktit te madh qe po piqej ne Shqiperi ndermjet popullit shqiptar e xhonturqve, ne fushen ekonomike, arsimore, kulturore e politike, per t'u shnderruar me pas ne nje lufte te hapur te armatosur.
Shtypi atdhetar shqiptar u be gjithashtu tribune dhe propagandues i kryengritjeve te medha kunderosmane qe shperthyen ne Shqiperi ne vitet 1910-1912. Gazeta te tilla, si "Kombi", "Shqipetari", "Shqypeja e Shqypenis" etj., duke u bere jehone ngjarjeve te Kryengritjes se Kosoves te vitit 1910, shkruanin per qendresen e shqiptareve te Prishtines, te Kacanikut, te Shkupit, te Gjakoves, te Prizrenit, te Pejes, te Lumes etj. kunder hordhive te gjeneralit turk Shefqet Turgut pashes dhe denonin masakrat e papara te ushtrise turke mbi kryengritesit, mbylljen e klubeve e te shkollave shqipe, si edhe persekutimin e internimin e atdhetareve shqiptare ("Shqypeja e Shqypenis", 15 maj 1910; "Shqipetari", 8 prill 1910, 26 maj 1910 etj.). Duke perkrahur Kryengritjen e Malesise se Mbishkodres, te pranveres se vitit 1911, shtypi atdhetar ftonte gjithe shqiptaret, gege e toske, te rrembenin armet, te bashkoheshin dhe te hidheshin ne kryengritjen e pergjithshme shqiptare per te shpetuar atdheun, per lirine e Shqiperise ("Shqypeja e Shqypenis", 2 prill 1911). Shtypi mbrojti programin e autonomise se Shqiperise, ose "Memorandumin e Greces" te vitit 1911, dhe kerkoi qe ai te vihej ne themel te kryengritjes se pergjithshme shqiptare ("Drita", Manastir, 7 dhe 28 korrik 1911).
Me shperthimin e Kryengritjes se pergjithshme te vitit 1912, veprimtaret rilindes, nepermjet artikujve te botuar ne organet e shtypit, i tregonin popullit shqiptar se tanime kishte ardhur koha te zbatohej programi i autonomise territoriale-administrative te Shqiperise, kerkonin nga Stambolli qe te njihte Shqiperine autonome dhe u benin thirrje kryengritesve ta conin deri ne fund luften, "te merrnin fuqine ne dore te tyre dhe te ngrinin nje qeveri te perkohshme qe te mbante sigurimin e vendit" ("Liri e Shqiperise", Sofje, 18 qershor 1912, 11 gusht 1912).
Lufta per autonomine e Shqiperise trajtohej ne shtypin atdhetar e lidhur ngushte me qendresen ndaj politikes shoviniste te shteteve fqinje, te cilet kundershtonin cdo perpjekje per formimin e nje shteti autonom shqiptar. Gjithe veprimet e ketyre shteteve, theksonte shtypi shqiptar me 1912, ne pragun e Luftes Ballkanike, qe nga ngritja e shkollave te huaja e nderhyrjet e vazhdueshme ne Shqiperi dhe deri tek armatosja e pergatitjet per lufte, deshmonin per synimet e tyre per copetimin e trojeve shqiptare ("Drita", 7 qershor 1912). Ne keto kushte, kur, sic theksohej ne organet e shtypit, Shqiperise i kanosej rreziku i copetimit, kur po vihej ne pikepyetje vete ekzistenca e saj dhe e kombit shqiptar, shtrohej si detyre e ngutshme shkeputja e Shqiperise nga Turqia dhe formimi i nje shteti te vecante shqiptar ("Liri e Shqiperise", 27 shkurt 1912).
Idete atdhetare e perparimtare te propaganduara nga shtypi shqiptar ndikuan fuqishem ne luften e popullit shqiptar per bashkimin dhe per clirimin kombetar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė