Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:52   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibrahim Rugova: Kritik letrar
Shkruan: Sabri HAMITI

--------------------------------------------------------------------------------

I. QARKU KULTUROR I PRISHTINĖS


--------------------------------------------------------------------------------

Ibrahim Rugova i pėrket brezit tė 68-tės, dhe mė tej Qarkut Kulturor tė Prishtinės.
Nė fund tė viteve gjashtėdhjetė tė shekullit njėzet Prishtina u bė qytet universitar duke u prirė nga njė lėvizje e fuqishme studentore e kulturore, qė mblidhte pėr tė parėn herė tė rinjtė e tokave shqiptare: nė Kosovė e rreth Kosovės. Kjo lėvizje kulturore e intelektuale, krejt natyrshėm e bėri qendrėn nė Universitetin e Prishtinės, pėr ta shpėrndarė ndikimin e vet ēlirues edhe nė shtresa tė tjera tė shoqėrisė. Fuqia e kėsaj lėvizjeje u pėrqendrua nė kulturė e krijimtari, me artikulim mė tė fuqishėm nė letėrsi, me shenjėn e fuqishme nacionale e autentike dhe me shenjėn e modernitetit pėrnjėherėsh.
Nė kėto vite Prishtina, si dhe gjithė Kosova, kishte njė gazetė tė pėrditshme, njė revistė letrare, njė radio, njė shtėpi botuese nė shqip. Lėvizja kulturore e intelektuale e pėrqendruar nė brezin universitar e bėri gazetėn e vet kulturore, revistėn e vet kulturore dhe formoi shtėpinė e vet botuese. Kjo, nė mėnyrė tė pashpallur, artikulonte alternativėn e njėshit pushtetor nė kulturė.
Protagonist nė tė gjitha kėto lėvizje kulturore e letrare, qė pėrqendroheshin nė Fakultetin Filozofik ishte Ibrahim Rugova me krijuesit e brezit tė tij studentė, kryesisht tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe. Disa nga nismėtarėt e kėtij qerthulli kulturor e letrar janė ngritur tanimė nė shkallėn mė tė lartė nė fushat e tyre krijuese nė shqip. Njėri nga mė pėrfaqėsuesit ėshtė Ibrahim Rugova, me pėrcaktim kritik letrar e studiues i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare.
Qerthulli kulturor i Prishtinės, qė mė vonė do tė zhvillohet edhe nė njė kulturė letrare, nė fillim tė viteve shtatėdhjetė tė shekullit njėzet kishte pėrqafuar njė program letrar e kulturor, qoftė pa e afishuar: tė hyhet sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtėrore nacionale e nė tė njėjtėn kohė tė ketė njė hapje ndaj kulturave tė tjera perėndimore, sidomos tė modernitetit tė tyre.
Ibrahim Rugova si krijues e kritik nuk u ėshtė larguar asnjėherė kėtyre dy kėrkesave tė qerthullit kulturor tė Prishtinės, pėr dy decenie tė plota tė krijimtarisė letrare kritike.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė