Titulli: FFK pranohet nė FIFA
Kosovarėt e Shqipėrisė e tė Zvicrės i shkruajnė FIFA-s e UEFA-s
Prishtinė, 10.09.2012
Drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Kosovės, kryetari Fadil Vokrri e sekretari i pėrgjithshėm, Eroll Salihu, janė takuar me sekretarin e pėrgjithshėm tė Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Helmut Sandrock. Sipas njė njoftimi tė FFK-sė, Vokrri e Salihu kanė kėrkuar qė DFB-ja tė pėrkrahė Federatėn kosovare para mbledhjes qė nė fund tė muajit e mban Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, transmeton Koha.
KE i FIFA-s pritet tė vendosė pėr modalitetet e zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore tė pėrfaqėsueses sė Kosovės. "Krerėt e Federatės gjermane premtuan se do tė japin gjithēka nė pėrkrahje tė futbollit tė Kosovės, aty ku kanė ndikim.
Nė takim u diskutua edhe pėr thellimin e bashkėpunimit nė sferėn e edukimit tė trajnerėve dhe gjyqtarėve dhe nė kėtė pikė Sandrock shprehu gatishmėrinė e DFB-sė qė tė vazhdohet me edukimin e kuadrove tė Kosovės nė tė gjitha sferat", shkruan nė njoftimin e FFK-sė. Gjatė qėndrimit nė Gjermani, Vokrri e Salihu patėn takime me lojtarė shqiptarė, si dhe me futbollisten Fatmire Bajramaj qė premtoi mbėshtetje pėr futbollin kosovar. Delegacioni i FFK-sė vizitėn e vazhdon nė Zvicėr.
"Do tė takohen zyrtarė zviceranė tė futbollit nga tė cilėt do tė kėrkohet pėrkrahje. Do tė takohen edhe futbollistėt shqiptarė, veēmas ata tė Kosovės qė luajnė nė kombėtaret e Zvicrės dhe tė Shqipėrisė, tė cilėt kanė paralajmėruar se me njė letėr tė pėrbashkėt do t'u drejtohen UEFA-s e FIFA-s qė sa mė parė tė pranojnė FFK-nė".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|