Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-09, 15:36   #13
UniCorN
 
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
UniCorN me shokė shumeUniCorN me shokė shume
Gabim Titulli: Fol Kunder Dhunes!!!

Standardi jetesor jo rralle here ua dikton femrave qe t'i nenshtrohen/binden edhe dhunes. Nje femer qe punon ne zhvillimin e standardit te saj ekonomik (shkollimin e saj), ka gjithmone rrugedalje nga nje martese e dhunshme, perderisa nje femer qe nuk ka pasur fatin apo nuk ka dashur te beje kete e ka veshtire te beje zgjedhje. Pervec aspektit ekonomik, nje gje qe femres ia dikton ta duroje dhunen eshte edhe organizimi familjar ne shoqerite tona, ku femra me teper shihet si nje barre edhe per vete prinderit e saj, nese ne nje periudhe te caktuar te moshes se saj ajo nuk ben zgjedhje martesore dhe, pas marteses femra ne shoqerite shqiptare zhveshet nga cdo e drejte trashigimore dhe eshte ne meshiren e fatit (flas per ato qe nuk mund te realizojne personalisht ndonje perfitim ekonomik).

Me pare shoqeria jone e ka pasur te veshtire te beje ndonje planifikim familjar per shkak te numrit te madh te femijeve dhe situates se rende ekonomike, mirepo koheve te fundit shihet nje progres si ne planifikimin e familjes ashtu edhe ne perkujdesjen ndaj femijeve te gjinise femer, ku prinderit punojne edhe per trashigimine e femijeve femra. Ka shume ende per tu bere ne kete drejtim, mirepo femra gjithnje e me shume po e percakton fatin e saj dhe nuk behet dhe shihet vetem si nje barre e varur nga mashkulli, qe ia jep te drejten vetes te ushtroje dhune mbi te.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga UniCorN : 04-07-09 nė 15:41
UniCorN Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė