Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-06, 18:28   #22
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Re: KEKU dhe Kosova

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ANESTEZIA
Mendoj se teme e nxehte ne Kosove por qe eshte heshtur per shkak te varrimit te presidentit ishte rryma dhe KEKU me huqet e veta.
Te kujtojme: asnjehere nuk arriti qe te jete stabil se paku nje muaj gjate gjithe ketyre viteve te pasluftes.
Beri ē'nuk beri, akuzoi konsumatoret, kazanat e vjeter, deri edhe rrufene, kerkoi shume here para nga buxheti i Qeverise se deshtuar te Kosoves duke i shperlare keshtu parate e tatimpaguesve.
Kapakun ia vuri tash kur mori 40 milion euro nga buxheti i Qeverise se deshtuar te Kosoves dhe filloi me aplikimin e sistemit ABC(viti 2005edhe ashtu na shkoi me plane ABC te Qeverise).Dhe ēka beri? Beri denime kolektive te qytetareve(qe eshte e ndaluar me te gjitha konventat nderkombetare).Denoi fshatera te tera.Mandej kur filluan t'i harxhohen parate e dhuruara nga Qeveria e deshtuar , filloi te denoj edhe lagje te qyteteve per t'ia lidhur gryken me rastin e t'pames dhe varrimit te presidentit kur me perjashtim te qendres se Prishtines te gjitha qytetet dhe fshaterat e Kosoves-hambarit te pashterrur per hajdutet, mbeten ne terr dhe ne te ftohet. Kjo gjendje po vazhdon edhe me tutje.
Ne shqiptaret po kerkojme t'i marrim kompetencat e rezervuara , kurse ato qe i kemi nuk po i menaxhojme kurrqyshe.
Pyetje:A vlen te kemi ministri te Energjetikes kur nuk dijme ta menaxhojme ate.Ajo ministri vetem se e rendon buxhetin e Qeverise se deshtuar te Kosoves me staf te panevojshem ,nepunesa, keshilltare e zedhensa.
Kur do te mesohemi te kerkojme llogari nga ata qe i kemi zgjedhur apo ata te japin llogari para dikujt.
A pajtoheni qe ministri i Energjetikes te quhet tashe e tutje Ministri i Territ!
Kosova krahas problemeve te tjera ka edche problemin e energjise.
Ky nuk eshte nje problem i panjohur apo i papritur.
Ende nga shume njerez nuk kuptohet se Kosova ka qene nje njesi e ish-federates jugosllave. Federate e cila funksiononte ne saj te kooperimit nderrepublikan dhe ne kete kuader nuk bente perjashtim as energjitika.
Tash pas luftes eshte nje situate e re dhe shume e veshtire, per te gjithe sektoret e ekonomise se Kosoves.
Jane prishur fijet e sistemit federativ si pasoje e shperberjes dhe po ashtu nga ana tjeter eshte humbur dhe kooperimi.
Nese Kosova funksiononte si njesi, ajo prodhonte per njesite e tjera punuese ne hapesiren e ish-federates dhe sot tashme ajo nuk ekziston.
Pastaj kesaj i bashkangjitet dhe procesi i transformimit te sistemit nga ai socialisto-veteqeverises jugosllav ne ate perendimor te tregut.
Si pasoje e ketyre dy zhvillimeve, Kosova ka humbur lidhjet, tregun, ka nje industri te dale teresisht prej loje, ka probleme dhe energjitike.
Mos harroni se pervec faktoreve te siperpermendur, ka edhe nje sere faktoresh te tjere qe ndikojne ne mosfurnizimin e rregullt me energji.
Kosova trashegoi nga ish-federata nje sistem energjitik te rrenuar dhe te amortizuar dhe per me teper te grabitur dhe te shkaterruar nga lufta e vitit 1999!
Problemet edhe per nje kohe do te vazhdojne, deri sa Kosova te orientohet drejt ne sistemin e tregut perendimor dhe te vendose lidhjet me shtetet fqinje ne sektorin e energjise.
Kosoves i duhen rrjete te reja lidhese me shtetet fqinje, permes te cilave do te behej i mundur transportimi i energjise.
Ende nga shume njerez nuk kuptohet se Kosova nese kerkon dhe lufton te jete e pavarur, kjo nuk do te thote se ajo do te jete nje ishull i izoluar nga fqinjet, por perkundrazi do te duhej te kishte lidhje te gjithanshme mbi bazat tashme te tregut.
Tregu nenkupton se energjia eshte nje mall si cdo mall tjeter dhe se ajo ka koston, ne baze te se ciles vendoset dhe cmimi i shitjes.
Nga ana tjeter konsumatoret duhet te kuptojne se nje mall qe del ne treg, duhet te blihet, pra duhet paguar fatura e energjise.
Pra krijimi i tregut rajonal te energjise, permes maredhenieve te tregut dhe pagesa e kesaj energjie nga konsumatori, do te bente te mundur qe Kosova te kishte energjine e nevojshme. Ne te kundert, nese demtohen percuesit dhe nuk paguhet fatura, atehere vecse do te shtoheshin problemet dhe Kosova do te vazhdoje te mbetet nje njolle e erret ne harten ballkanike!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė