Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-05, 06:07   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

gjithcka ka kufij edhe ne mos i dijtte ia tregon dikush (veē m'i lane me ladrua gjate e merr n'qafe shumekend a)

dikush han teper - terpian, duket sikur nuk din kurr te ngopet. dikush thot se ka shirita ne bark dhe cka te han, e hajne shiritat edhe i kane pare duke i vjellur pergoje shiritat, si gjarpij. dikush thot se ai person ka pire uje ne brraka dhe ka pi me ujin edhe veze rreshqitesash dhe i kane qele e rrite ne bark (stomak). Terpia (mosngopja) ne ushqim e ka nje dere, po terpia ne fjale te thata, nuk ka dere, vec me ia shkurtua gjuhen (anipse thone se s'ka shpi pa dere). Sikur te ishte terpia ne pune, sikur eshte nganjehere ne fjale te thata, do te ishte shume ma mire. Po faji eshte ne qafe e siper. ashtu sikur dikush ka shirita ne bark edhe dikush ka shirita n'qafe e siper. ani me qellua me pi uje brrakave te huaja se, e han nje mahalle. Ruaju te uriturit ne: liri, fe, pare!

I urituri ne liri eshte robi, shperthen menjehere e ta ladron cepemcep fushen e lirise me ia gjete skajin, e nuk e din se gjithcka hahet me mase. edhe buke e dashuria hahen me mase, se sosen dikur ndermjet koreve, kur nuk gjindet as kora e re as e vjetra. asgje nuk rrin hava, pa e pase nje mbajtese dikund. gjithkush e ka nganje mbeshtetese dikund edhe kur flet edhe kur punon. Dikush mbeshtetese e ka dashurine ndaj popullit te vet, e dikush mbeshtetesen a burimin e ka tjeterkah. Edhe fluturimi ka skaj. fluturon fluturon e bien. dikush fluturon prej gezimit, dikush flakron prej hidherimit, deri te bjen.

Me kujtohet kur ishim femij, vinte nje zog ne dritare percdo mengjes. Vllai i vogel dilte jasht e i qitte troha buke ne dritare. Zogu sikur u mesua te vinte edhe ma shpesh dhe nje dite, dritarja e hapur e zogu hyri ne dhome. Vllau e zuni diqysh dhe e mbajti do kohe sikur rob dhe kur e leshoi perseri, zogu fluturoi aq rrufeshem e larg sa kurrme nuk erdhi ne dritare.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė