Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 21:42   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Duke kėnduarė njė librė:


"The Pekas of Shala"



Kjo veprė shkrue prej Rose Wilder Lane, ėshtė njė volum 224 faqesh, me njė panoramė tė madhe, ndandė fotografi, njė hartė. - London dhe Sidney, Chapman and Dodd. 1922, si edhe nė Shtėpinė botonjėse Harper's, New York.

Zonja Rose Lane s'ėshtė e panjohurė ndėr Shqiptarė. Ėshtė njė Amerikane qė udhėtoj nė malėsi tė Shkodrės, nė Mat, dhe ndėnj nja gjashtė muaj nė Tiranė, vjetėn 1922.

Sikundrė qė e thotė edhe vetė, zonja Lane bėri udhėtimin nė Shqipėri dhe njohu Shqipėtarėt po thua se padashurė, kundrė deshirės sė sajė: ishte duke vajturė nga Mal-i-zi nė Stamboll, kur njė zonjė e Kryqit tė kuq amerikan, njė mike e sajė e bindi tė vejė e tė shohė Shqipėrinė, tė mos humbasė kėtė rasje tani qė ndodhesh kaq afrė kėti vendi, se ishte njė rasje qė s'gjendetė lehtė e nuk sheh njeriu nierz aq tė ēudiēmė si Arbėreshėt. Edhe zonja Lane, e tėrhequrė prej kurjozitetit tė gjendetė nė pjekje me njė popull primitiv dhe t'interesantshmė nga pikėpamja socjologike dhe historike, morri udhėn e malevet, tė vejė tė shohė Shalėn dhe Shaljanėt.

Ideja e sajė qė e vendosurė: e dinte se do tė gjente pėrpara njė racė tė mbeturė mė pas se nga gjithė racat e Evropėsė, pėr tė mos thėnė tė botėsė, njė popullsi qė i kundreqėndron ēdo pėrparimi, ēdo qytetėrimi, ēdo gjėjes sė re qė del nga barbarija e kohės sė mesme, e kohės sė parė, ndoshta edhe tė ditėvet prehistorike.

Po, qė nė fillim, autoresha ndjen njė simpati pėr kombin e "egrė" (fq.15) e bėn tė thotė njė mike tė sajė: "Sa gėnjeshtrė! kėto i bėn propaganda e huaj. Si mund tė thotė njeriu se Shqiptarėt rrinė kundrė qytetėrimi? Do thėnė se kanė kundrėqendruarė njė mėsytjeje me armė mijė vjetėsh, se u kanė vėnė krahrorin Pėrsėvet, Grekėvet, Romakėvet, Mongolėvet, Serbėvet, Tyrqėvet, dhe kanė mbajtur gjuhėn dhe zakonet e tyre tė hershme. A e di se Grekėt kanė marrė prej Shqipėtarvet emėrat e perėndive tė tyre? a e di se e ėma e Aleksandrit tė math qe njė grua shqipėtare? a e di se pashallarėt e Tyrqisė, urdhėronjėsit e Misirit, njerėzit e mbėdhenj tė Italisė janė Shqipėtarė?…"

Edhe kėtė simpati pėr banorėt e zallit t'Adriatikut zonja Rose e ndjen kurdoherė me tė madhe: sa mė mirė i njeh Shqipėtarėt, aqė mė tepėr i do; sa mė s'afėrmi i sheh, aqė edhe nderimi i sajė pėr ta i shtohetė. Edhe kėshtu vete gjer nė funt tė veprėsė, ēdo faqe duke na dhėnė njė dėshmi tė re pėr ndjenjatė plot mėshirė, pėr zėmrėn e njomė dhe tė mirė tė autoreshėsė sė re.

Ay qė shkruan kėto radhė ka biseduarė disa herė me autoreshėn e libresė qė po analizojmė, dhe ka parė me njė ēudi tė kandshme sinqeritetin e ndjenjavet tė saj pėr vendin t'ėnė. "Dėshira e ime, mė thoshte zonja Lane, ėshtė qė tė vete tė rronj nė Shqipėri, tė punoj pėr tė, tė shuguronj aktivitetin dhe zėmrėn t'ime pėr kėtė vėnd…" Edhe dy vjet mė parė, nė Paris, zonjusha M o s l e y W i l l i a m s, njė engleze qė padyshim gjith Tirana e mban fort mirė ment, mė thoshte: "Mbase ke tė drejtė, jam e marrė. Po tė jesh sigur se ay qė e sheh njė herė Shqipėrinė, mė s'e harron dot, dhe ėshtė e pamundurė qė tė mos e dojė."

Shehi Sadin i Pėrsisė ka tė drejtė kur rrėfen nė Bostan parabolin kėtu poshtė: - Njė njeri pau nė ėndrė njė ėngjėll fort tė bukurė, dhe e pyet cili ėshtė prej tė katrė kryeėngjėllėvet? - Jam djalli! mė fletė krijesa, nukė jam kryeėngjėll. - Si? Djalli? dhe un tė pandehnja tė shėmtuarė e tė lik; tė kanė pėrshkruarė kurdoherė kaq keq. - Unė kėshtu si mė sheh jam, po kalemi ėshtė nė dorė t'anmiqėvet". Padyshim, nė aplikim me Shqipėtarėt paraboli do tė kishte pakė eksagjeratė, po fundi ėshtė i gjallė pėr neve.

Pa le tė kthehemi nė libra. Zonja Lane nisetė nga Shkodra me dy tjatrė zonja amerikane, dhe me z. Rrok Perolli qė tė mbushė funkcjonet e njė dragomani, po mė mirė akoma tė njė prisi tė mėntshim qė dėshiron t'a bėjė vendin e tij t'a duanė tė huajtė, dhe t'i bėjė tė huajtė, vizitonjėsit e ardhurė sė largu, t'a duan vendin e tij. Si shok udhėtarėt kanė dhe njė djalė dy-mbė-dhjetė vjeē, Rexhebin. Rexhon e voglė, kujt autoresha i admiron inteligjencėn dhe ēuditetė si njė djalė njė pėllėmbė kuvėndon dhe traton me malėsorėt burra si njė shok, si njė baras. Udhtimi s'mbajti shumė, mezi 15 ditė.
Dhe nga ky udhėtim, nga njohja e banorėvet tė Arbėrisė, njohje e plotėsuarė me njė udhėtim tė dytė nė Mat, dhe njė ndėnjtje gjymės moti nė Tiranė, zonja Lane na siell njė librė tė lehtė (kjo ėshtė fjala qė pėrdor vetė pėr veprėn e vet) tė kandshme, tė zbukuruarė me njė optimizmė tė patundurė qė dėften njė karakter burrėnor, padyshim dhe pak romantik, njė dėshirė pėr tė parė sende tė panjohura, po me vullnet pėr t'i kuptuarė, pėr tė hyrė nė shpirt dhe nė frymė tė gjėsė qė shikon dhe studjon, dhe jo vetėm pėr tė nginjurė njė kurjozitet. Shekimet e ēdo dite, notat e shėnuara nė shtėpit e malsorėvet, pranė zjarit, tek bėnte kafenė ose cingarin i zoti i shtėpisė, nė mes tė dy bisedimevet kanė pranuar faqet e - The Peaks of Shala - Majėt e Shalėsė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė