Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 21:45   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

BRENDIA E VEPRĖS "MAJAT E SHALĖS"


Libri fillon me pėrshkrimin e fushės sė Shkdorės, ku autoria futet nė gjysėmerrėsirėn e muzgut, aty ngjizet rrėfimi mbi udhėtimin nė Shqipėri, rrėfimi mbi shqiptarėt pėr tė cilėt ajo kishte pasur njė njohje fare tė pakėt, "nganjėherė emri shqiptar mė dukej si emri bandit!" thotė nė fillim shkrimtaria.

Dy shoqet e veta qė punonin nė Kryqin e Kuq Amerikan nė Shkodėr e ftojnė t'iu bashkohet atyre nė njė udhėtim qė ato do tė bėnin nė Dukagjin atė vit dhe Rouz me kėnaqėsi iu bashkohet. Ėshtė koha kur mijėra refugjatė lufte tė larguar nga viset e tyre, nga Plava e Gucia e trojet shqiptare tė Malit tė Zi, janė vendosur nė Shkodėr dhe aty kanė gjetur njėfarė prehje me ndihmėn e Kryqit tė Kuq Amerikan, i cili nė atė kohė i jepte ndihmat nė emėr tė "Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės". Karvanit qė do niste kėtė udhėtim i bashkohet Rrok Perolli, funksionar i qeverisė shqiptare, i cili ishte nga Peja, dhe kėrkonte tė depėrtonte nė Dukagjin, pėr tė parė nga anojnė krerėt e Dukagjinit, sepse nė pjesėn veriore kishte ende forca serbe, tė cilat donin tė merrnin tokat shqiptare. Si pėrkthyes marrin Rexh Meten, 12 vjeēar nga Vuthajt, i cili ishte jetim dhe jetonte nė Shkodėr, i cili ishte njė ndihmės i vyer dhe njėherė i shpėton jetėn Rouz Uajlder Leinit. Pėrcjellės janė dy malsorė qė bėjnė pėrcjelljen nėpėr krahina tė cilėt jepen vetėm me emra, Qerimi, Marku, duke i dėrguar nga njė fshat nė tjetrin, nė besė, si e lypė zakoni i atyre viseve. Nė udhėtim Lein pėrshkruan nė fillim Shkodrėn dhe fushėn e saj, pastaj ndalet nė hollėsitė e terrenit nė rrugėn pėr Dukagjin, si merren vesh me njėri-tjetrin malsorėt nė qafėn e Bishkashit, "thirrjet majakrahut", qė Rrok Perolli i quan "telefonat shqiptarė". Gjatė kėsaj pjese ndėrsa ata ngjiten nė pėrpjetėn e malit tė Shoshit, Lein pėrshkruan terrenin malor, shtėpitė mėnyrėn e jetesės dhe traditat qė has, njė pėrshkrim i rrallė qė depėrton nė detaje. Flitet pėr plagėn e gjakmarrjes, e cila ishte gangrenė e kohės dhe kėtu Lein thotė se nė kushtet e mungesės sė shtetit shoqėria e tyre ishte reduktuar nė qeverisjen prej dokeve morale e Kanunit tė Lekės. Femra ka njė pozitė tė shtypur dhe i vetmi privilegj qė gėzon ėshtė se ajo nuk vritet si mashkulli. Sipas saj, jeta ėshtė e varfėr nė kėto vise dhe mundėsitė e jetės janė tė kufizuara, sepse toka ėshtė e pamjaftueshme e me prodhim tė pakėt. Por mbi tė gjithė kėto vise kanė njė pasuri qė ėshtė e madhe pėr Lein, mikpritjen, tė cilėn e gjen nė ēdo shtėpi dukagjinase, respekti pėr tė dhe jo vetėm pėr tė, por edhe pėr Rexhėn e vogėl. Lein tregon se si njė natė ata pritėn darkėn deri pas mesnate "sepse mikpritėsit kishin vetėm mish derri pėr darkė e, meqė Rexha ishte muhamedan, duhej respektuar, ndaj dėrguan dikė nė fshatin fqinjė, tre orė larg tė gjente disa vezė qė mund tė bėnin darkėn e tij".
Lein admiron kėtė shpirt respekti e nderimi ndėrmjet shqiptarėve edhe pse me fe tė ndryshme e kėtė e thekson shumė herė nė vepėr. Libri i Lein nė tėrėsinė e tij shquhet pėr pėrshkrime tė detajuara tė vendeve, fshatrave shtėpive, udhėve e njerėzve qė ajo sheh, qė has gjatė rrugėtimit nė Dukagjin, ēka ėshtė njė tjetėr vlerė e veprės pse ėshtė dhe pasuri etnografike pėrsa i takon fakteve qė sillen. Njerėzit e duan shkollėn nė kėto anė, thotė Lein, kur sheh se sa shumė bėjnė ata pėr tė pasur njė shkollė dhe nė fakt dy shoqet e Leinit ishin nė kėtė udhėtim pikėrisht pėr tė hapur njė shkollė nė Theth, pasi ishin marrė vesh me priftin e kėtij fshati. Njė malėsor qė ajo e takon i thotė se "shkolla shton fuqitė e njerėzve dhe i bėn ata dhjetėra herė mė tė aftė e mė tė mėnēur" dhe se ėndrra e tij "ishte tė bėnte tė birin me shkollė nė Tiranė apo edhe jashtė vendit!". Nė vepėr shumė faqe pėrshkruajnė doket shqiptare, zakonet e tyre, martesat e traditat e tjera etnike, rrėfimet e mahnitshme folklorike, pėrrallat me zana e orė, kėngėt e trimėrisė e ato tė dashurisė, duke shpalosur njė botė, e cila jepet e magjishme nė sytė dhe penėn e Leinit. Gjatė rrugės pėr nė Theth ndalojnė nė disa shtėpi e nė secilėn prej tyre ajo njeh njė rrėfim mė vete, duke u habitur me gjerėsinė e shpirtit tė kėtyre njerėzve nė njė gjeografi aq tė vogėl siē mund tė jetė Dukagjini.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė