Shiko Postimin Tek
Vjetër 18-11-08, 14:38   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Nga drita e diellit:perfiton dhe rrezikon!



Ekspozimi i ekzagjeruar ne diell mund te shkaktoje shfaqjen e pikave te zeza apo kafe. Per me teper mund te shkaktohet edhe nje tip kanceri i quajtur kanceri i qelizave te lekures. Te gjitha keto efekte shkaktohen si pasoje e rrezeve UVA dhe UVB. Ky lloj kanceri ka pamjen e njollave te vogla kafe apo te pikave kafe dhe eshte e veshtire t’i dallosh nga pikat kafe te thjeshta. Sidoqofte ky lloj kanceri eshte pakez malinj dhe ne shumicen e rasteve arrin kthehet ne problem kozmetike.
Megjithate rrezet UVA dhe UVB nga ekspozimi i zgjatur ne diell mund te shkaktojne gjithashtu edhe melanomen malinje. Ky kancer konsiston ne faktin qe qelizat melanocite transformohen ne qeliza kancerogjene. Melanoma malinje shpesh zhvillohet nga shenjat e lindjes. Ky kancer mund te qendroje i vogel per nje kohe shume te gjate por gjithashtu mund te zhvillohet dhe te perhapet me shpejtesi duke u transformuar ne nje semundje te rrezikshme. Ne fazat e tij fillestare, kanceri duket si nje nishan me ngjyre qe ne lindje por me forme te crregullt dhe me ngjyrim jo normal. Njerezit qe ekspozohen shume ne diell dhe qe shpesh kane marre djegie nga dielli qe ne moshe te njome ndodhen perballe nje rreziku te vecante per melanomen malinje.
Tradicionalisht kanceri i lekures mendohej se shkaktohej nga rrezet UVB por kerkimet me te reja sugjerojne se i gjithe spektri ultraviolet merr pjese ne shkaktimin e kancerit. Per pasoje duke perdorur solariumin me rreze ultraviolet UVA perseri nuk ka siguri nga rreziku i kancerit.
Nje ekspozim i tepruar dhe per nje kohe te gjate rrit shpejtesine e plakjes se lekures dhe shkakton ndryshime te perhershme ne lekure, fale efekteve te rrezeve UVB. Rrudhat shumefishohen dhe agravohen. Gjithashtu enet e gjakut ne lekure kane tendencen te zgjerohen pergjithmone dhe disa pjese te lekures fitojne nje trashesi aspak normale dhe te crregullt; ne disa vende lekura eshte shume e holle dhe ne vende te tjera shume e trashe. Per shkak te eneve te zgjeruara te gjakut lekura mbetet pergjithmone e kuqe.
Rrezet UVC filtrohen ne shtresen e ozonit qe ne nivelet e siperme te atmosferes. Por ne ditet e sotme ozoni eshte dobesuar ne zona te ndryshme dhe ne stine te ndryshme prandaj keto rreze jane nga me te rrezikshmet dhe me lehtesi shkaktojne kancer si dhe tipe te tjera te demtimeve ne lekure.

SI TE SHMANGIM RREZIQET DHE TE PERFITOJME SA ME SHUME

Menyra me e mire per te realizuar nje ekspozim te mjaftueshem, per te perfituar prej tij si dhe per te mos i vuajtur kaq shume demet qe shkaktojne rrezet e diellit eshte qe te ekspozosh lekuren ne diell per nje kohe te caktuar dhe pastaj ta mbulosh trupin me rroba.
Koha per ekspozimin lakuriq ndryshon ne menyre te konsiderueshme. Nje person me lekure me ngjyre mund te qendroje me shume ne diell sesa nje person me lekure te bardhe. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje person qe e ka lekuren te trashe. Nderkohe duke qendruar sistematikisht ne diell gradualisht do te ngjyroset lekura dhe do te behet me rezistente ndaj rrezeve te diellit, me tolerante. Nese merr rreze dielli per here te pare dhe nuk je mesuar me diellin, rreth 10-15 minuta mund te jene te mjaftueshme.
Sidoqofte, shpesh deshironi te ekspozoni lekuren tuaj ne rrezet e diellit me gjate sesa lekura e pambrojtur mund te toleroje, dhe ne kete rast duhet te perdorni krem tropikal kunder diellit per mbrojtje nga rrezet. Kremi i diellit siguron mbrojtje te konsiderueshme nga niveli 3 deri ne nivelin 30. Faktori mbrojtje supozohet te tregoje sesa kohe mund te rrini ne diell me kremin dhe pa kremin ne lekure. Behu i kujdesshem pasi faktori mbrojtes mund te jete realisht me pak sesa ai qe eshte shkruar mbi shishe.
Nje balsam me faktor 20 jo gjithmone e ka kete faktor. Nese ti e di se mund te tolerosh 0.5 ore ekspozim pa mbrojtje mos mendo se vertete mund te tolerosh 10 ore ekspozim me nje balsam te faktorit 20 qe ke perdorur. Balsami duhet te vendoset disa here gjate kohes kur ekspozoheni ne diell. Kjo eshte e vertete sidomos kur notoni, megjithate balsami nuk duhet te jete shume i vjeter ne kohe.
Fytyra eshte ajo pjese e trupit qe ka shume rendesi te mbrohet nga dielli duke qene se nuk mbulohet me rroba dhe logjikisht merr ekspozimin me te gjate ne diell.
Disa lloje ushqimesh duket se e bejne lekuren me te ashper perballe ndikimit nga rrezet e diellit prandaj eshte e mencur te konsumohet me shume peshk dhe te perdoret me shume vaj ulliri ne diete. Duhet gjithashtu te mesoni te rejat per shtresen e ozonit keshtu qe gjithmone te mundeni te mbroni lekuren ne stinet kohore kur shtresa e ozonit eshte e holluar.
__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë