.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
www.horizonti.com
Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si pėrfunduan mėkatarėt
12.08.2005 Nga: Imer Gruda
Sa e begatshme ėshtė mirėsia e All-llahut xh.sh. qė e lėshon pėr robėrit e Vet, e ndėr to janė edhe vetė urdhėrat e Tij ku ndėr mė tė parėt ėshtė ai: Lexo studio kėrko. Pra, Lexo me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė) (El-Alak:1)
Shumė njerėz nė botė sot kėrkojnė. Por ēkėrkojnė? Njė numėr i vogėl e kėrkon Zotin e vetėm tė vėrtetė, All-llahun xh.sh., shumica preferojnė zotin i cili u pėrgjigjet dėshirave tė tyre dhe paragjykimeve personale.
Sot, Zoti i vėrtetė, All-llahu xh.sh. ėshtė i dėbuar nga ana e ateistėve, agnostikėve, nga urdhėruesit e perėndive tė rrejshme dhe nga miliona njerėz tė cilėt pohojnė se besojnė nė Zot, por e mohojnė atė me veprat e tyre. Shumica i besojnė ngjajshėm filozofit gjerman tė shekullit tė 19-tė Niēes se Zoti ka vdekur
Shumė dijetarė hulumtojnė gjithėsinė, jetėn dhe krijesat e All-llahut xh.sh. por, e mohojnė ekzistimin e Tij. Para tyre lindin shumė pyetje si probleme tė pa zgjidhura e pėrgjigjet i kėrkojnė nė teori tė ndryshme tė cilat e zėvėndėsojnė njėra tjetrėn deri nė paraqitjen e fakteve tė reja.
Me tė vėrtetė, pėrsoshmėria e qiejve, tokės dhe krijesave nė tė ėshtė njė shprehje e mrekullueshme e cilėsive tė padukshme tė All-llahut xh.sh. e cila e argumenton ekzistimin e Tij. Besimtarin, hulumtimi i kėsaj pėrsosshmėrie e afron kah All-llahu xh.sh. kurse ato qė nuk beson e fut tė hutuar nė njė labirint tė lloj-lloj teorish tė pa argumentuara. Pėr ata All-llahu xh.sh. thotė: A nuk e kanė vėrejtur ata se si All-llahu e nis krijimin, e pastaj atė e pėrsėrit, e kjo ėshtė e lehtė pėr All-llahun. Thuaj: Udhėtoni nėpėr tokė e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesėn tjetėr (ringjallajen). Ėshtė e vėrtetė se All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send (El-Ankebut: 19, 20).
Ai ėshtė qė lėshon nga lart shiun e me tė nxori bimėn e ēdo sendi dhe prej bime gjelbėrimin dhe prej tij (prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmet, nga suthat e tyre kalaveshė tė afėrt (pėr ti vjelė). Edhe kopshtin me hardhi, ullinj e shega tė ngjashme (nė dukje) e tė llojllojshme (nė shije). Shikoni pra frytat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha kėto nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė. (El-Enam: 99)
All-llahu xh.sh. na jep shumė argumente tė tilla,
Po argumentet dhe qortimet nuk bėjnė dobi ndaj njė populli qė nuk beson (Junus: 101) sepse, Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė tė cilat i shohin por ata nuk i vėshtrojnė fare. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetėm duke i shoqėruar (zota tė tjerė)? (Jusuf: 105, 106).
All-llahu xh.sh. i thėrret ata qė mendojnė thellė mbi fenomenin e krijimit: A mos u krijuan prej asgjėje apo ata vetė janė krijues? A mos ata krijuan qiejt e tokėn, jo por ata nuk duan tė besojnė. (Et-Tur: 35, 36) dhe A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh mė qiej e nė tokė dhe nė ēka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe nė atė se ndoshta u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes. Atėhere cilės bisedė pos kėsaj (Kuranit) do ti besojnė? (El-Araf: 185).
Bėhet pyetja, ēka i pret tė gjithė kėta nė tė ardhmen? Nė kėtė pyetje pėrgjigjet vetė All-llahu xh.sh.: Pra ata nuk janė duke pritur tjetėr vetėm gjurmėn e tė parėve, e nė ligjin e All-llahut kurrė nuk do tė hasėsh devijim. (El-Fati: 43). E pėr tė ditur fatin e tė parėve All-llahu xh.sh. na thotė: Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si pėrfunduan mėkatarėt. (En-Neml: 69).
Mund tė thuhet me siguri se Kurani a.sh. mė sė shumti insiston nė udhėtime tė kėtilla pėr studimin e themeltė dhe praktik tė historisė sė njerėzimit, sepse historia ėshtė padyshim mėsuesi mė i mirė i jetės. Historia njerėzore ėshtė e pasur me argumente dhe shembuj tė ndryshėm nga tė cilėt duhet tė marrim mėsim, pėrndryshe tė tjerėt do tė marrin mėsim nga shembujt tonė. E kjo do tė na ndihmonte pėr prosperitet e lumturi nė kėtė botė dhe nė Ahiret.
Nė shumė ajete tė Kuranit a.sh. All-llahu xh.sh. paraqet tė kaluarėn e popujve qė janė zhdukur, duke iua bėrė tė ditur njerėzimit se rruga nė tė besuarit e All-llahut xh.sh. siratal-mustekim ėshtė rruga e fatit dhe fitores nė tė dy botėrat. Veēanėrisht janė ilustrativ shumė shembuj tė shkatėrrimit tė pupujve tė ndryshėm tė cilėt me mėnyrėn e jetesės dhe sjelljes sė tyre merituan dėnime tė ashpra. Prej tyre veēojmė: popullin e Nuhit a.s., popullin Ad bashkėkohėsit e Hudit a.s., popullin e Lutit a.s., Medjeni, popullin i Shuajbit a.s. si dhe atė tė Musait a.s. dhe shumė tė tjerė. Tė gjithė kėta popuj u shkatėrruan me dėnimin e All-llahut xh.sh. sepse mohuan tė vėrtetėn dhe ndaj tyre u zbatua ligji i pandryshuar i All-llahut xh.sh.. Kėtė e konfirmon vetė All-llahu xh.sh. nė Kuran duke thėnė: Pėrpara jush kanė kaluar pupuj ndaj tė cilėve janė zbatuar ligjet, ndaj, udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni si qe pėrfundimi i atyre qė pėrgėnjeshtruan. (Ali Imran: 137)
Gjatė gjithė historisė njerėzore, individė apo grupe tė ndryshme, kanė pėrvetėsuar pushtet dhe kanė dominuar mbi njerėzit e tjerė duke i shfrytėzuar ata dhe nevojat e tyre. Edhe sot njeriu gjithashtu dominon mbi njeriun nė dėm tė tij. Me shkatėrrimin e njė sistemi krijohet njė sistem tjetėr i cili edhe ai ėshtė poashtu i gjykuar nė shkatėrrim, pėrveē njė sistemi tė hartuar nė bazė tė ligjeve tė All-llahut xh.sh.. Pėr kėtė edhe poeti i shquar Gėte thotė:
E shihni edhe ju vetė se asaj shkence asgjė nuk i mungon dhe se ne, me tė gjitha sistemet tona, aspak mė tutje nuk jemi larguar dhe se askush nuk ėshtė i aftė me ia arritė asaj.
Mirėpo kur njeriu dominon mbi njeriun, aty paraqitet dhuna, amoraliteti, dhe degjenerimi shpirtėror i shoqėrisė, pėr tė cilėn shoqėri All-llahu xh.sh. thotė: Kur dėshirojmė tė zhdukim njė qytet, atyre qė janė aty dhe janė dhėnė pas luksit dhe bėjnė mbrapshti i lėshojmė qė tė humbin nė theqafje - zbatohet fjala e dhėnė kundėr tyre dhe e shkatėrrojmė me themel. (El-Isra: 16).
I vetmi garant pėr tia arritur qėllimit tė jetės ėshtė tė ndjekurit e rrugės sė drejtė pėr tė cilėn All-llahu xh.sh. thotė: Ky Kuran udhėzon nė tė vetmen udhė tė drejtė. (El-Isra: 9) e ajo ėshtė: Tė mė adhuroni Mua, se kjo ėshtė udha e sigurt. (Jasin: 61).
Pas tė gjitha tė lartėpėrmendurave na mbetet qė tė mendohemi mbi pyetjen e All-llahut xh.sh.: A ėshtė i njėjtė ai qė ėshtė i mbėshtetur nė argumente tė qarta prej Zotit tė vet si ai qė veprat e tij tė kėqija i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta? (Muhammed: 14) dhe porosisė sė qartė: Ti pėrmbaju fuqimisht fesė sė drejtė, para se tė vijė dita qė nuk ka kthim, pse prej All-llahut ėshtė caktuar, atė ditė ata (njerėzit) ndahen. (Err-Rum: 43)
|