Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:07   #18
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Marrėdhėniet midis Rugovės dhe socialistėve.



Ndėrkaq e vėrteta e marrėdhėnieve tė Ibrahim Rugovės me qeverinė e socialistėve ėshtė mė e njohur, mė e lexueshme, mė e kthjellėt. Atė e kanė bėrė tė njohur mė shumė sesa vetė Rugova kundėrshtarėt e Tij nė qeverisjen e socialistėve tė Tiranės pėrmes deklaratave, udhėzimeve dhe ditareve e shėnimeve me bosht ideologjik majtist tė tipit tė diktatorit shqiptar.

Nė fakt kjo kohė mund tė konsiderohet si periudha e "luftės sė ftohtė" midis filozofisė sė politike e nacionale tė Rugovės dhe politikės antirugovė e antishqiptare tė Tiranės zyrtare. Nė kėtė status tė ngrirė kishin ndikuar faktorė tė shumtė tė brendshėm e tė jashtėm. Por mund tė besohet se te socialistėt kishte njė aspekt tė theksuar ideologjik. Parardhėsit e socialistėve kishin investuar shumė, sidomos nė mėrgatėn shqiptare nė Perendim. Ndaj pasardhėsit e tyre nuk kishin pasur ndonjė vėshtirėsi pėr tė siguruar mbėshtetjen e kėsaj mėrgate "kosovare" dhe pėr tia kundėrvėnė atė liderit historik tė Kosovės. Ata e kishin tė gatshme tė gjithė infrastrukturėn e nevojshme, sepse pėrmes mėrgatės kishin organizuar aksione tė tjera tė shumta, ku ishin shquar aksioet e pėrhapjes dhe propagandimit tė veprave tė Enver Hoxhės. Nga ana tjetėr ish-funksionarėt e lartė tė shtetit e tė sigurimit shqiptar tė kohės sė diktaturės, tė cilėt i kishin krijuar lidhjet me tė vetėshpallurit udhėheqės politikė nė diasporė, ishin shpėrndarė mė 1991 nė shumė kryeqendra e qendra europiane pėr tė rikrijuar lidhjet e dikurshme me kėtė diasporė......



5. Njė vlerėsim i shkurtėr rreth aventurave antiRugovė



Atmosfera e ftohtė e marrėdhėnieve midis Prishtinės dhe Tiranės zyrtare ishte trashėguar qė nga koha e luftės nė Kosovė. Marrja peng e Rugovės dhe familjes sė tij nga ana e Milosheviēit i kishte vėnė kapakun sjelljeve brutale tė tė dy anėve tė kufirit ndaj figurės e personalitetit tė Tij, aq sa e kishin tronditur edhe besimin e bashkepunėtorėve tė afėrt nė LDK. Nėse socialistėt nė Tiranė, tė cilėt vazhdonin qeverisjen e vendit, ishin tėrhequr nga pozicionet e fillimit, ata e kishin bėrė kėtė pėr shkak tė reputacionit tė padiskutueshėm qė Ibrahim Rugova gėzonte ndėr shqiptarėt e Kosovės si dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare.

Megjithatė ata nuk morėn kurajo qė ti kėrkonin falje Presidentit historik tė Kosovės. Pėrkundrazi, vazhduan tė flirtojnė me Beogradin edhe pasi Rugova kishte dėshmuar se mbetej lideri i vetėm i pakontestuar i jetės politike e shoqėrore nė Kosovė. Fatos Nano dhe Paskal Milo gjate dhe pas luftės kishin akuzuar Rugovėn dhe nė veēanti kryeministrin Bukoshi se gjoja kėta kishin organizuar banda tė armatosura pėr tė rrėzuar nga pushteti "qeverinė e ligjshme" tė socialistėve. Ndėrkohė Bukoshi pėrgjigjej se "Kosova e Bukoshi nuk luftojnė asnjėherė tė shkatėrrojnė shtetin shqiptar, ata kanė luftuar e luftojnė tė krijojnė shtet". ( ) Intervistė Bujar Bukoshit dhėnė autorit, botuar nė revistėn "Koha" Nr 21, datė 16 Tetor 1999.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė