Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:08   #20
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

1.Presidenti historik i Kosovės dhe dėshtakėt antirugovė tė Tiranės



Nuk kisha parashikuar asnjėherė se mund ti rikthehem kėsaj teme, e cila i takon periudhės sė para dhjetė viteve. I kisha uruar vetes qė tė isha i gabuar sė paku pėr njė pjesė tė vlerėsimeve tė mija tė asaj kohe, tė cilat i kam shprehur nė shtypin e Tiranės e para sė gjithash nė revistėn "Koha". Do tė kisha dashur qė ato ngjarje tė mė dukeshin si njė "ėndėrr" e keqe, pra tė ishin inekzistente. Por nuk lėnė ekzekutorėt e sė ligės qė tė besosh nė tė tilla iluzione, pra se lufta totale "Antirugovė" paska qenė "aksidentale".

Tash sė fundi ėshtė shfaqur nė publik njė libėr shėnimesh e "kujtimesh". Atė e ka shkruar Paskal Milo, njė prej dy-tre skenaristėve dhe ekzekutorėve kryesorė tė aksioneve serbo-shqiptare kundėr Rugovės. Ai mbante para dhjetė vitesh postin e ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė. Librin e tij zoti Milo e ka promovuar nė Prishtinė. Madje, gjatė promovimit ai ka thėnė se shumė gjėra nuk paska guxim ti thotė sot, por "do ti thotė nesėr". Pjesmarrės aktiv i promovimit dhe vlerėsimit tė kėtij libri ėshtė gjithashtu Rexhep Qosja, njė kartė politike dhe mesa duket akademike e djegur dhe e konsumuar.

Nė atė libėr, Paskal Milo shkruan shumė gjėra dhe hedh baltė mbi figurėndhe personalitetin e pakontestuar tė Ibrahim Rugovės. Duket se ai ka marrė pėrsipėr ta vazhdojė me militantizėm projektin e tij tė pėrbashkėt tė dikurshėm me Milosheviēin, pėr denigrimin e Rugovės, edhe nė kohėt e sotme kur partneri i tij nė Beograd nuk jeton mė. Madje edhe pse Rugova i ka dėshmuar bashkėkombasve tė tij gjatė dėshmisė sė Tij nė Hagė kundėr Milosheviēit, se gjithė jetėn nuk ka patur kurrėfarė kompromisi me tė nė dėm tė lirisė sė Kosovės, Paskal Milo vazhdon tė ripėrtėrijė akuzat absurde tė tij e tė Mejdanit tė vitit 1999.

Thelbi i ēeshtjes ėshtė se Paskal Milo vazhdon tė ripohojė se "Rugova ishte njeri i Milosheviēit". ( ) Gazeta Shqiptare, 08.02.2009.....



.....Nga e gjithė kjo veprimtari antishqiptare e qeverisė sė Nanos e Milos nuk goditej vetėm autoriteti i Presidentit historik tė Kosovės, por vetė ardhmėria e kėtij vendi. Pėr ta realizuar skenarin e tyre, deri nė takimin e Rugovės me Presidentin Bill Clinton, takim i cili ishte zhvilluar nė maj tė vitit 1998, Milo nuk kishte adresuar asnjė ftesė pėr liderin e Kosovės, qė ai ta vizitonte Tiranėn. Nė atė takim Rugova i kishte kėrkuar presidentit amerikan qė ti bėhėj mė shumė presion Beogradit pėr tė ndalur dhunėn nė Kosovė. Ai e kishte informuar atė se "forcat ushtarake serbe shtohen e fortifikohen vazhdimisht nė Kosovė". Ndėrkohė i kishte kėrkuar ndėrhyrjen dhe praninė e NATO-s nė Kosovė dhe instalimin e njė administrate civile ndėrkombėtare si hap tė parė drejt pavarėsisė" ( ) Revista "Koha", Nr 1, Tiranė 30 Maj 1998.

Ndėrkohė ftesa e Tiranės zyrtare pėr presidentin e Kosovės kishte ardhur nė rend dite vetėm pas udhėtimit historik nė Shtėpinė e Bardhė, gjė qė shpjegohet me frikėn se autoriteti i Rugovės nė rritje tė vazhdueshme mund ti dėmtonte pozitat e qeverisė sė Tiranės nė aspektin ndėrkombėtar. Por dhe pasi Milo kishte dėrguar ftesėn pėr Rugovėn, Fatos Nano kishte vazhduar ritualin e pohimeve tė tij, nė thelbin e tė cilave qėndronte mohimi i pavarėsisė sė Kosovės si dhe i institucioneve qė kishin buruar nga ky vendim historik i fillim viteve 1990. Gazeta e njohur zvicerane "Neue Züriches Zeitung" shkruante: "Si kompromis pėr zgjidhjen e konfliktit nė Kosovė Fatos Nano rekomandon formulėn "Republikė pa tė drejtė shkėputjeje". Kjo do tė thotė shkėputje nga Serbia, por nė tė njėjtėn kohė qė Kosova tė jetė pjesė pėrbėrėse e Federatės Jugosllave. Nano kėrkoi rrethimin demokratik tė Serbisė, si mjet pėr ta rrėzuar nga pushteti Milosheviēin dhe pėr tė sjellė nė qeverisjen e Beogradit forcat demokratike" 3)

Dy ditė mė vonė, gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau" kishte shkruar se "Gjatė takimit nė forumin ekonomik tė Kras Montanas Nano ka folur tė premten pėr atė qė Kosovės ti jepej statusi i republikės si pjesė e Federatės Jugosllave, siē ėshtė Serbia dhe Mali i Zi". 4) Frankfurter Rundschau, 27 Qershor 1998. Kėto opcione, tė shpallura me bujė prej kreut tė qeverisė shqiptare pėr opinionin e brendshėm e tė jashtėm, binin nė kundėrshtim tė hapur me opcionin e pėrsėritur pėr gati njė dekadė nga ana e Ibrahim Rugovės, thelbin e sė cilės e pėrbėnte pavarėsia e vendit, opcion tė cilin ai ia kishte pėrsėritur rishtas nė takimin e fundit Presidentit tė superfuqisė sė botės, Bill Clinton.

Konceptin e tij pėr pavarėsi ai kishte patur guximin dhe meritėn tia emėtonte nė katėr sy vetė kreut tė dhunės serbe kundėr shqiptarėve, Sllobodan Millosheviēit. Kėtė fakt ia sjell opinionit publik Veton Surroi, njė nga anėtarėt e delgacionit shqiptar nė takimin e majit 1998 me Milosheviēin, takim nė tė cilin Surroji kishte qenė i pranishėm. ( ) Gazeta "Express" 29.01.2009......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė