Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:09   #21
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

2- Frika prej bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.



Fatos Nano dhe vetė autori i librit me kujtime e shėnime, Paskal Milo, gjatė gjithė historisė sė zhvillimeve tė viteve 1990 ishin pėrpjekur qė tė evitonin shkėputjen e Kosovės nga Serbia. Njė shkėputje e saj prej Serbisė do tė thoshte, sipas tyre, bashkim me Shqipėrinė. Pikėrisht ky proces duhej luftuar me tė gjitha mjetet, edhe me ndihmėn e Milosheviēit. Kėsaj strategjie i kishte shėrbyer marrėveshja e korrikut 1993 midis Fatos Nanos dhe udhėheqėsit socialist tė panhelenikėve grekė, Andresas Papandreu, nė tė cilėn thuhej shprehimisht: "Siē ėshtė Jeruzalemi pėr Izraelin, ėshtė Kosova pėr Serbinė". Shkurt, njė deklaratė e tillė e nėnshkruar prej shefit tė atėhershėm tė opozitės shqiptare shprehte jo vetėm frymė e koncepte kompromisi, por mė shumė se kaq, ishte pėrpjekje e dėshpėruar pėr ta varrosur nė stilin serb zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Pas vitit 1997 Nano kishte ardhur nė pushtet dhe pak muaj pas pėrshėndetjeve qė kishte marrė prej Rexhep Qosjes "pėr revolucionin e vonuar" ishte takuar me Milosheviēin nė Kretė......





3. Rugova peng i Beogradit, Tirana peng i Rugovės.



Pėrpara se sa tė citoj disa paragrafe tė librit tė Milos, tė cilat i kam lexuar nė shtyp, mė duhet tė riprodhoj atė ēfarė ka ndodhur me Rugovėn mė 1999. Me datėn 1 Prill 1999 Ibrahim Rugova ishte shfaqur nė montazhin serb televiziv si peng nė duart e Milosheviēit. Tė nesėrmen televizioni i Tiranės i menaxhuar pėr interesat e klaneve serbo-shqiptare, e kishte shpallur atė "tradhėtar", ndėrkohė qė Paskal Milo dhe udhėheqėsit e tjerė shqiptarė kishin deklaruar se "Institucionet e Kosovės janė inekzistente". Ndėrkaq, njė ditė pas shfaqjes sė inskenuar tė Rugovės nė ekranin televiziv tė Beogradit, qeveria e Tiranės mė 2 prill, nė vilėn 31 tė bllokut, nė tė cilėn kishte banuar me dekada diktatori Hoxha, kishte formuar qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės. Udhėheqėsi shpirtėror i revolucionarėve tė vonuar, Rexhep Qosja, prej kohėsh ishte instaluar nė atė vilė dhe sė bashku me Mejdanin, Nanon, Gjinushin e Milon lidhnin tė gjitha fijet e lėmshit antishqiptar, pėr tė zhvleftėsuar institucionet e Kosovės dhe pėr tė varrosur atė kontribut historik qė kishin dhėnė shqiptarėt nėn udhėheqjen e Ibrahim Rugovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Mė i angazhuari ndėr ta kishte qenė vetė Paskal Milo, nėse i referohemi botimeve me shėnime e kujtime tė kryetarit tė sotėm tė parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi. Por Milo ende nuk e ka kuptuar se "ėshtė i tradhėtuar" nga shėrbėtorėt e tij dhe pėr pasojė nuk mund ti shesė si demagogji predikimet nė librin qė ka botuar.......



4. Fundi i euforisė antirugovė tė Tiranės zyrtare.



Loja pėr diskretitimin e figurės sė Ibrahim Rugovės do tė zgjaste pak javė nėn njė atmosferė gėzimi dhe optimizmi pėr ta fituar betejėn antirugovė. Vetė kreu i shtetit, Rexhep Mejdani, kishte pritur "delegacione" nga LDK dhe i propogandonte kėto takime si "takime me grupe luajale brenda LDK-sė" me qeverinė e Tiranės, njė metodė staliniste kjo, pėr pėrēarje tė tjera nė faktorin politik shqiptar tė Kosovės. Madje kalemxhinjtė e Mejdanit jo pak raste kishin formuluar njoftimet pėr medien rreth bisedimeve dhe takimeve tė tilla, nė tė cilat dukej qartė cinizmi dhe pėrpjekja qė njerėzit e LDK-sė ti kundėrviheshin liderit tė saj, Ibrahim Rugova. Ato kohė opinioni shqiptar ishte njoftuar p.sh pėr njė takim tė dy liderėve tė LDK-sė, Milazim Krasniqi e Naim Jerliu me presidentin e Shqipėrisė, Mejdani. Deklarata e kėtij takimi citonte se kėta kishin kritikuar Rugovėn dhe qėndrimet e tij ndaj situatės qė kalonte Kosova. Por Jerliu mė pas kishte shpjeguar se kjo deklaratė ishte manipuluar nga njerėzit e protokollit tė Mejdanit. Njė manipulim tė tillė e kishte denoncuar gjithashtu historiani i shquar, Zekeria Cana. Madje Prof. Cana akuzonte vetė minsitrin e Jashtėm, Milo, si personi mė aktiv i tė tilla manipulimeve.......



5. Dėshtimi i pėrpjekjeve antirugovė.



Mė nė fund Tirana zyrtare e Mejdanit, Nanos, Gjinushit dhe Milos e kishte humbur provimin nė pėrplasjen me Rugovėn. Ajo nuk do tė bėhej mė asnjėherė e besueshme jo thjesht pėr Presidentin Historik tė Kosovės, por as pėr qytetarėt e saj. Ajo kishte dėshtuar nė njė pėrpjekje tė pamotivuar kombėtarisht pėr eleminimin e liderit karizmatik dhe institucioneve tė Prishtinės. Dėshtimin e plotė tė kėsaj strategjie antikombėtare e kam pėrjetuar vetė nė pranverėn e vitit 2000, kur presidenti i atėhershėm i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, ishte nė Prishtinė, zyrtarisht pėr tė marrė pjesė nė panairin e librit. Ai dėshtoi ato ditė qė tė takonte Rugovėn dhe madje e refuzuan dhe vetė pėrfaqėsuesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai mundi tė zhvillonte vetėm njė takim nė hotėl "Grand" me disa pėrfaqėsues tė partive politike, ndonjė prej tė cilėve e kam dėgjuar tė thoshte: "Si mund tė pritet kaq keq e me kaq pak njerėz Presidenti i Shqipėrisė"!......



6. Kush ishin njerėzit e Milosheviēit nė Shqipėri?



Paskal Milo pėrpiqet qė ti thotė publikut shqiptar, tash pas dhjetė vitesh, kur vetė protagonisti i ngjarjeve Rugova nuk jeton mė, se lideri historik i Kosovės ka qenė "njeri i Milosheviēit". Ai pėrsėrit sot atė akuzė qė e kishte formuluar atėherė dhe ia kishte dhėnė Skėnder Gjinushit ta shprehė nė publik. Lexuesi do tė mė falė se mund ta lodh me njė citim disi tė gjatė nga libri i Milos. "Ajo qė kėrkoja tė sqaroja mė tepėr, por edhe mė habiti mė shumė, ishte ēėshtja e bisedimeve tė tij me Millosheviēin, Milutinoviēin dhe nėnshkrimi i komunikatės sė pėrbashkėt. Nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrshtypjen se kishte qenė peng dhe se kishte qenė i detyruar qė ti bėnte kėto takime dhe tė mbante kėto qėndrime. Mė deklaroi se kishte qenė i ndėrgjegjshėm se kėto takime duheshin bėrė, se ai e kishte takuar edhe mė parė Millosheviēin (maj 1998), se duhej krijuar besimi dhe se ishte nė interes tė tė dy palėve tė bisedonin.
Mė habiti kur mė tha se Millosheviēi, Milutinoviēi, Shahinoviē etj. ishin treguar realistė, se e kishin kuptuar situatėn dhe nevojėn e arritjes sė njė marrėveshjeje se edhe kėta njerėz janė, njerėz qė mendojnė e kėrkojnė njė zgjidhje, ēka do tė thotė se pikėrisht me kėta jo vetėm duhet tė bisedohet, por edhe tė bashkėjetohet. Madje edhe pėr largimin e tij nga Prishtina mė tha: "U thashė serbėve qė tė mė lėshojnė se nuk kam se ēfarė tė bėj nė Prishtinė, se po tė jem jashtė do tė jem mė i dobishėm dhe do tė punoj edhe pėr juve qė tė arrihet njė marrėveshje", shkruan Paskal Milo. ( ) Gazeta shqiptare, 08.02.2009.......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė