Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:11   #24
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa IX



Ndikimi dhe aktualiteti i filozofisė sė Rugovės



Vlerat e personaliteteve, ashtu si dhe te lėvizjeve politiko-shoqėrore, tė cilat ata i udhėheqin gjithnjė janė matur me ndikimin qė ato kanė patur nė dy periudha: Nė periudhėn kur kėto personalitete kanė jetuar dhe gjithashtu e kanė drejtuar njė lėvizje tė caktuar politiko-shoqėore, si dhe nė kohėt e brezave tė ardhshėm, kur ata nuk kanė jetuar mė. Ndikimi nė rastin e parė, pra gjatė kohės kur Rugova ishte nė krye tė lėvizjes sė shqiptarėve pėr liri, pavarėsi e demokraci ka qenė i drejtpėrdrejtė dhe smund tė ishte ndryshe. Edhe lėvizja e tij politike, nacionale e shoqėrore si dhe filozofia e kėsaj lėvizjeje ėshtė shfaqur me ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė kėtė periudhė. Kjo dukuri ėshtė trajtuar nė pjesėt e mėsipėrme tė kėtij libri.

Por mė sė shumti udhėheqėsit e kombeve dallohen pėr gjurmėt qė ata lėnė pas vdekjes, nė kohėrat kur nuk jetojnė. Rruajtja e ndikimit dhe aktualitetit tė njė filozofie tė pėrpunuar dhe aplikuar nė kohėt qė vijnė ėshtė matėsi kryesor i vlerave qė pėrfaqėson ajo.



1. Modeli Rugova pėr shtetin e Kosovės



Ibrahim Rugova me siguri pėrbėn njė shembull unikal nė jetėn poltiko-shoqėrore tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti. Eshtė njė dukuri unike nė mjediset e Europės Juglindore ajo disiplinė politike shembullore, tė cilėn e shfaqin nė ditėt e sotme shqiptarėt nė Kosovė. Kjo disiplinė i ka ndihėmuar qeveritė e pas luftės dhe atė tė periudhės sė pas pavaėsisė qė tė ruajnė stabilitetin politik nė vend. Ndėrkohė njė disiplinė e tillė kishte befasuar vėzhguesit ndėrkombėtarė tė zgjidhjeve politike nė Kosovė. Shqiptarėt, me vetėpėrmbajtje tė pashembullt kishin dėshmuar pjekuri tė jashtėzakonshme gjatė procesit tė votimeve nė tė gjitha zgjedhjet e pėrgjithshme e lokale tė zhvilluara nė kėtė vend tė ri. Ata me tė njėjtėn disiplinė kishin shpallur pavarėsinė e Kosovės dhe po me tė njėjtin ritėm ishin pėrballur e pėrballen me aksionet antishqiptare tė Serbisė. Me kėtė lloj disipline shembullore ata kanė sfiduar tė gjitha pėrpjekjet e Serbisė pėr ta destabilizuar Kosovėn e pasluftės. Por njėkohėsisht kanė zhvleftėsuar tė gjitha parashikimet ogurzeza dhe vlerėsimet e gabuara se "shqipratėt janė problemi nė Ballkan", nėse i referohem njė deklarate tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Europės, Terry Dejvis, lėshuar mė 2004 para 30 studentėve shqiptarė......



2. Pėrkatėsia e trashėgimisė sė Rugovės



Ndėrkaq nė kohėn e sotme ėshtė zhvilluar njė debat i gjerė rreth asaj se "kujt i pėrket Ibrahim Rugova dhe trashėgimia e Tij poltike. Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, kishte tėrhequr nė pranverėn e vitit 2009 vėmendjen e disa partive politike, pėr "pėrpjekje pėr ta pėrvetėsuar kėtė trashėgimi", duke u adresuar kryesisht te Ramush Haradinaj. Nė atė prononcim shihej qartė njė shqetėsim i pėrligjur pėr faktin se kishte filluar njėfarė "gare" nė kėtė drejtim, garė e cila mė sė shumti kishte tė bėnte me interesat e ngushta partiake.

Por nė princip "vėrejtja" e LDK-sė dhe pėrfaqėsuesit tė saj nuk mund tė shihej si njė hap i mirė dhe nuk paraqiste realitetin e krijuar pas vdekjes sė liderit historik. Nė princip autoriteti, filozofia politike dhe trashėgimia e Ibrahim Rugovės lidhen me ndikimin dhe ruajtjen e koherencės sė atyre principeve pėr tė cilat luftoi Ai. Dhe nėse i pėrmbahemi faktit se Ibrahim Rugova i pėrket mė sė shumti Kosovės sesa LDK-sė, edhe pse me LDK-nė ishte i lidhur fati i vendit, atėherė dalim nė pėrfundimin se trashėgimia e kėtij personaliteti i pėrket po ashtu Kosovės. Dhe nėse pranojmė kėtė formulė, atėherė duhet pranuar formula se lideri historik i pėrket tė gjithė klasės politike tė vendit, tė majtė ose tė djathtė qofshin ata.

Nė vende tė ndryshme ėshtė e vėrtet se tė majtėt kanė simbolin e tyre, ndėrsa tė djathtėt kanė gjithashtiu njė simbol tjetėr. P.sh nė Gjermani tė djathtėt e CDU-sė kanė si simbol Konrad Adenauer-in, kurse tė majtėt socialdemokratė kanė si simbol Ė...illy Barndt. Por tė dy palėt kanė simbol tė pėrbashkėt themeluesin e shtetit tė njėsuar tė Gjermanisė, Otto von Bismark.

Ibrahim Rugova luan nė rastin e Kosovės rolin e Bismarkut.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė