Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:15   #26
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Pėrfundime



Ibrahim Rugova ndėrroi jetė mė 21 Janar 2006. Edhe gjatė vuajtjeve tė sėmundjes sė Tij, edhe me vdekjen e Tij Ai ishtė vėnė me zgjuarsi, kurajo e guxim nė shėrbim tė vendit tė Tij. Ai mbeti simbol i qėndresės deri nė fund. Edhe i sėmurė e nė krevatin e vdekjes ai ishte sfidant. Sfidė kundėr Serbisė, duke e pėrfaqėsuar Kosovėn me dinjitet e integritet tė plotė nė bisedimet pėr statusin e saj; - Sfidė kundėr sėmundjes vdekjeprurėse; - Sfidė kundėr asaj pjese tė politikės shqiptare, e cila flirtonte me Serbinė pa marrė parasysh interesat e Kosovės; - Sfidė ndaj ndėrkombėtarėve bashkėpounėtorė tė Serbisė, tė instaluar nė UNMIK; - Sfidė pėr tė dėshmuar aftėsi shtetformuese nė Kosovė e pėr ta merituar lirinė e pavarėsinė e vendit. Kurrė ndonjėherė mė parė dhe kurrė ndonjėherė mė vonė nuk do ta ketė shansin donjė udhėheqės politik shqiptar tė tregojė aq aftėsi, menēuri e pėrkushtim pėr ti fituar tė gjitha betejat politike e nacionale, siē i kishte fituar Ibrahim Rugova.

Ishte hera e parė nė historinė e Shqipėrisė dhe mė gjerė, kur njė politikan u rangut tė Rugovės, tė njoftonte bashkėkombasit e Tij pėr sėmundjen e rėndė qė vuante. Ishte hera e parė nė historinė e shqiptarėve, kur njė udhėheqės i kalibrit tė Rugovės tė shndėrrohej nė njė simbol lirie e krenarie pėr kombin e Tij. Kurrė ndonjėherė nuk ishte respektuar dikush nga personalitetet shqiptare nė tė gjallė e nė ceremoninė e varrimit, aq sa Ibrahim Rugova. Kurrė ndonjėherė nuk ishin derdhur qindramijė veta nė tė ftohtin e acvartė qė tė nderonin dhe ti jepnin lamtumirėn e fundit ndonjė udhėheqėsi politik e shpirtėror, siē kishte ndodhur ato ditė tė janarit 2006 me ceremoninė e varrimit tė Ibrahim Rugovės.

Pėrpjekja e dikujt pėr ta denigruar atė nė ditėn e varrimit, ose pėr tia larguar fotografinė nga salla ku do tė shpallej pavarėsia e vendit, vetėm se i kanė zmadhuar dimensionet e Ibrahim Rugovės. Tė marrėt, ata qė nuk dijnė se ēėshtė historia, se ējanė vlerat e lirisė e tė pavarėsisė - egoistėt, ata qė mburren me pesė fishekė e njė xherdan - tė paftyrėt, ata qė nėn hijen e Rugovės kishin bėrė emėr - frikacakėt, ata qė nė kohėn kur Rugova rriskonte nė gjurmėt e tė parėve tė vet fshiheshin "prapa gaxhoit" - kėta persona pa personalitet pėrpiqen e do tė pėrpiqen tė hedhin baltė mbi emrin, rolin dhe figurėn e pakontestueshme tė Ibrahim Rugovės. Fatmirėsisht rrethi i kėtyre njerėzve vjen e ngushtohet nė Kosovė. Kjo do tė thotė se filozofia politike e Ibrahim Rugovės dhe vizioni i Tij pėr Kosovėn gradualisht bėhen e do tė bėhėn pjesė e boshtit politik tė tė gjithė spektrit politik kosovar. Nė fakt ky vizion e kjo filozofi ka nevojė tė pėrvetėsohet nga tė gjithė politikanėt shqiptarė nė tė gjitha trevat ballkanike. Pėr kėtė ndoshta do tė duhej investuar qė studiues dhe analistė tė aftė tė skicojnė mirė mendimin dhe filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės, me qėllim qė ajo tė gjejė aplikim nė tė gjitha shtresat politike shqiptare, si standart origjinal i njė enciklopedie politike e morale nacionae mė vehte.



Nga analiza e filozofisė politikė tė Ibrahim Rugovės si dhe tė personalitetit tė tij politik e intelektual, nga dėshmitė qė ai ka lėnė, nga vlerėsimet qė kanė dhėnė pėr tė personalitete tė shumta nacionale dhe ndėrkombėtare si dhe studiues e politologė tė shumtė, mund tė formulohen disa pėrfundime tė rėndėsishme:

1. Filozofia politike e Ibrahim Rugovės ėshtė njė rast unikal nė rajonin e trazuar ballkanik e madje nė tė gjithė Europėn Juglindore. Nėse marrim dhe analizojmė me radhė figurat politike si dhe programet politike tė kohės sė Ibrahim Rugovės do tė vemė re se Lidhja Demokratike Kosovės, tė cilėn ai e themeloi dhe e udhėhoqi deri nė vdekje, ishte jo vetėm e para parti politike opozitare nė ish-Jugosllavinė komuniste, por dhe e para parti politike e Lindjes Komuniste me njė program tė veēantė vlerash politike, morale e njerėzore, nė pėrputhje tė plotė me programet e zhvillimit demokratik tė vendeve tė Europės. Tė formuloje i pari nė tė gjithė vendet e Lindjes njė program kaq tė qartė e tė pastėr vlerash nuk ishte e lehtė as pėr personalitete qė kishin dalė ng shkolla politike tė mirėfillta. Ibrahim Rugova e kishte formuluar politikėn e tij si dhe tė Partisė qė udhėhoqi bazuar mbi principet mė tė vlefshme, tė aplikuara nė shkollat politike euro-amerikane.

2. Lideri historik i Kosovės, Rugova, ndryshoi mentalitetin ballkanik tė konfliktit nacional dhe solli pėr herė tė parė nė historinė e kėtij gadishulli njė risi tė pazakontė, njė politikė tė re nė jetėn e vendeve ballkanike. Kjo politikė e re e nxirrte rajonin nga kurthet e konfliktit nė njė terren tjetėr, nė atė tė zhvillimit paqėsor e normal tė marrėdhėnieve fqinjėsore. Historia politike e Ballkanit prej gati dy shekujsh ishte karakterizuar prej konflikteve tė shumta e tė njėpasnjėshme. Nė ndryshim nga vendet europiane, madje nė tė ashtuquajturėn kohė paqeje vendet ballkanike kishin qenė dhe vazhdonin tė ishin edhe nė kohėn e Rugovės e pas tij nė konflikt tė vazhdueshėm. Ibrahim Rugova kishte ofruar pėr herė tė parė recetėn e gatshme tė rikthimit tė paqes, pa ēka se paqja nuk varej prej tij dhe filozofisė qė ai kishte formuluar. Mund tė thuhet se as vetė Greqia, njė vend i kahershėm anėtare e Bashkimit Europian, nuk kishte formuluar ndonjėherė njė fiolozoofi tė qartė politike paqėsore nė marrėdhėniet e saj me fqinjėt. Rugova ishte i pari, i cili bėnte thirrje tė mos pėrsėritej e shkuara, tė shihej nga e ardhmja dhe tė krijohej njė Kosovė demokratike e hapur pėr Serbinė dhe Shqipėrinė si dhe me vendet e tjera fqinjė.

3. Presidenti i Kosovės, Rugova, ishte i pari udhėheqės politik i trevave shqiptare, i cili njihte me realizėm psikologjinė e popullit tė tij. Ai ėshtė i pari prej tyre qė kishte kuptuar se shqiptarėt janė popull i qėndrueshėm, me aftėsi tė mėdha rigjeneruese dhe mbijetese, por jo edhe njė popull luftarak e militar. Ai ishte i pari udhėheqės shqiptar qė kishte kuptuar faktin se paqja dhe liria janė dy anė tė sė njėjtės medalje, kah shqiptarėt kanė prirjen e tyre.

Nė Shqipėri regjimi komunist pėr nevojat e veta kishte militarizuar dhe militantizuar tė gjithė jetėn politike e morale tė shqiptarėve. Pėr kėtė qėllim kishte krijuar njė atmosferė, nė tė cilėn "shqiptarėt hidhnin valle nė gojėn e ujkut", njė atmosferė psikologjike, sikur ata "ishin populli mė luftarak e mė i pamposhtuir nė botė". Kosova ishte mėkuar pėr dekada me kėtė lloj propagande. Ndėrsa Ibrahim Rugova kishte thyer i pari "tabunė" e krijuar n mėnyrė tė rrejshme e artificiale. Ai nuk mendonte se shqiptarėt janė populli mė luftarak nė Ballkan e mė gjerė. I mjaftonte atij dhe kujtdo tjetėr vetėm njė fakt. Nė luftrat Ballkanike Serbia kishte mobilizuar 300-350 mijė luftėtarė, ndėrkohė qė Kosova dhe Shqipėria sė bashku kishin mobilizuar diku 10-12 mijė luftėtarė, ndonėse shqiptarėt ishin objekt i sulmeve dhe masakrave ēnjerėzore serbe. Ky disproporcion i potencialeve mobilizuese nuk mund tė justifikohej me faktin se Serbia ishte ato kohė shtet, ndėrsa Shqipėria nuk ishte formuar ende si i tillė.

Mjafton vetėm ky moment pėr tė dalluar se shqiptarėt ishin tė prirur drejt paqes dhe e ēmonin jetėn dhe e ruanin atė, duke prodhuar mbijetesė, por jo edhe rezistencė qė ēonte nė fitore. Nė pėrputhje me kėtė psikologji, Rugova realizoi politikėn e mbijetesės, politikėn e ruajtjes fizike tė popullsisė, tė cilėn ai e pėrfaqėsonte politikisht, duke i dhėnė asaj edhe shansin e fitores nė paqe.

Pėrmes kėsaj politike paqėsore, ai kishte evituar asgjėsimin fizik tė shqiptarėve. Ekzistenca fizike e shqiptarėve nė Kosovė ishte kushti i parė dhe i fundit pėr tė artikuluar kėrkesat paqėsore pėr liri e demokraci. Ibrahim Rugova e realizoi kėtė, sepse ai nuk ishte njė aventurier politik, nuk vepronte me pasionet politike tipike shqiptarēe e ballkanike, nuk i shihte armėt si mjeti i vetėm i ēlirimit prej sundimit dhe pushtimit serb.

4. Ibrahim Rugova ishte i pari udhėheqės politik shqiptar e ballkanik qė pėrjetoi kohėn, tė cilėn e jetonte, kohėn e ndryshimeve tė mėdha dhe u pėrshtat nė mėnyrė tė pėrkryer me principet qė i duheshin asaj kohe. Ai kishte kuptuar me zgjuarsi dhe kishte maturuar me urtėsi tė gjitha lėvizjet politike tė kohės, duke saktėsuar rrugėn nėpėr tė cilėn do tė ecte dhe do ta ēonte Kosovėn drejt lirisė dhe pavarėsisė sė saj.

5. Ibrahim Rugova ėshtė i pari dhe i vetmi udhėheqės ballkanik dhe shqiptar, i cili drejtimin dhe udhėheqjen e shoqėrisė shqiptare e kosovare nuk e mbėshteti thjesht nė konjukturėn e zhvillimit ditor, por nė principe tė pranuara prej tė gjithė botės sė qytetėruar. Pikėrisht pėr kėtė arėsye, ai i qėndroi fort nga fillimi e deri nė fund qėllimeve strategjike tė tij, luftoi ēdo ditė e ēdo orė pėr ato qėllime, pavarėsisht nga konjukturat qė krijoheshin. Konjukturat i shihte vetėm nė kuadrin e ndėrtimit tė taktikės sė luftės pėr liri, por jo edhe si aspekt tė ndryshimit tė qėllimeve tė tij. Ndaj ai shihet dhe njihet njėkohėsisht si politikani mė i pakompromis nė shoqėrinė politike shqiptare e mė gjerė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė