Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:15   #27
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

6. Ibrahim Rugova ishte politikan vizionar. Ēka do tė thotė se Ai nuk shihte para hundės, por shihte larg nė horizont. Ēka do tė thotė se Ai nuk mendonte pėr tė sotmen e Kosovės, por pėr tė arhmen e saj. Ēka do tė thotė se Ai nuk kishte zgjedhur mjete tė pėrkohshme pėr tė rezistuar kundėr dhunės dhe terrorit serb, por kishte zgjedhur mjete tė pranueshme pėr gjithė jetėn e nga e gjithė bota qė ti pėrdorte nė kėtė luftė.

7. Presidenti historik i Kosovės e mėsoi popullin e Tij pėr herė tė parė nė histori sesi mund ta pėrdorte refuzimin si metodė tė sukseshme pėr tė arritur qėllimet e tij tė lirisė. Pėrmes lėvizjeve tė Tij nė rezistencėn e shqiptarėve Ai dha shembullin e vetėm unik nė historinė e vendit, sesi mund ta mundėsh pushtuesin, duke e injoruar atė, duke e refuzuar atė dhe duke ndėrtuar njė jetė politiko-shtetėrore e shoqėrore paralele, tė pavarur nga sistemi i vendosur prej pustuesit serb. Kjo metodė evolucioniste mbetet edhe nė ditėt e sotme si model i suksesit, nėse ajo pėrdoret me zgjuarsinė dhe vendosmėrinė e Ibrahim Rugovės.

8. Ibrahim Rugova na ka lėnė mėsimin e madh se vizionarėt bėjnė histori. Servilėt dhe pushtetmbajtėsit pėrmes kolaborimeve me armiqtė e kombit shqiptar nuk mund tė bėjnė histori. Ata mbeten gjithnjė nė qoshen e nė skutat e historisė.

9. Rugova na dėshmon se integriteti politik dhe moral personal ėshtė kushti kryesor pėr tė siguruar mbėshtetjen e bashkėkombasve si dhe pėr tė qenė i pranishėm nė tavolinat ndėrkombėtare, ku diskutohen problemet e zhvillimit tė vendit qė pėrfaqėson. Modeli i udhėheqėsit sovran dhe integral i kishte sjellė Rugovės mbėshtetjen e mbi 90 pėr qind tė popullsisė shqiptare tė Kosovės si dhe simpatinė e pakontestuar nė tė gjitha trevat shqiptare nė Ballkan. I kishte sjellė Atij respektin dhe simpatinė nė botė e sidomos nė botėn e lirė e tė vlerave euro-amerikane. Ai nuk ishte imponuar brenda dhe jashtė vendit as me forcėn e pushtetit, tė cilin nuk mund ta kishte, as me forcėn e armėve, tė cilat kurrė nuk i pėrdori, as me forcėn qė mund tė ketė njė popull i madh. Ai ishte imponuar me vizionin e Tij, me idetė e Tij filozofike e politike, me forcėn e argumenteve dhe urtėsinė prej udhėheqėsi.

10. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet pėrjetėsisht nė majėn e elitės politike dhe intelektuale shqiptare, modeli i njeriut qė dijti tė komunikojė me bashkėkombasit e Tij, njeriu i urtė qė nė asnjė rast nuk e pėrdori fjalėn e rėndė kundėr shqiptarėve, personaliteti qė na mėson sesi duhen ndėrtuar marrėdhėniet brendashqiptare, me qėllim zhvillimin dhe prosperitetin nacional.

Pėr ta karkterizuar veprėn dhe filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės, mundet qė tė renditen argumente tė pafund. Ato nuk mund tė shterohen nė njė libėr e as nė dhjetra e qindra tė tillė. Megjithatė sollėm nė vėmendje vetėm disa prej kėtyre mėsimeve qė dalin nga vizioni dhe pėrkushtimi i presidentit historik tė Kosovės.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė