Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:49   #32
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

***

Nė jugė tė viseve qė banoheshin prej tė parvet t'anė qėndronte njė popull shumė m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekėt kishin zėnė vėnt nė njė tokė tė varfėr. Pėr tė jetuar nė nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojė pėr tė shfrytzuar vise mė tė pasura tė banuara prej popujsh qė ata i thirrnin barbarė. Kishin, pėr ato kohė, njė industri tė pėrparuar dhe, mbi tė gjitha, njė tregti shumė tė zhvilluar. I u shisnin «barbarvet» mallra tė fabrikuar nė qytetet e tyre tė shkėlqyera ose tė blerė ndėr vise tė tjera tė Mesdheut dhe i u mirrnin ē'u duhej pėr tė jetuar: drith, metale tė ēėmuarshme e ēdo pasuri tjetėr. Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive tė tyre tė lulzuara. Edhe nė Bregun lindor t'Adriatikut, Grekėt themeluan njė vark qytetesh midis sė cilave ēquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndėr kėto vise ėsht ndier mė fort nė kulturė. Nė besim e gjuhė ka lėnė vrraga tė lehta. Por kudo, nė njė sipėrfaqe tė kufizuar. Nė veri nuk largohej shumė prej rretheve tė kollonis, ndėrsa ne jugė, hinterlandi shtrihej diēka mė tepėr. Pėrveē skelave tė bregdetit, nė mes t'Apollonis e tė Butrintos kemi edhe disa qėndra tė tjera greke, sidomos nė Mallakastėr, qė shėrbenin si tregje ku, midis vendėsvet e t'ardhurvet shkėmbeheshin prodhime bujqėsore me lėndė industrore. Kultura q'u pėrhap nė kėto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta tė posaēme qė kanė lindur nga shpirti krijonjės i vėndit. Shėmbull: kapitelet e stilit apolloniat tė zbuluara nė Pojan nga Kryetari i Misjonit frėng Léon Rey. Por, sidoqoftė, mbetemi nė fushėn e kulturės. Pėrzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumė pak sa qė nuk vlen as tė zihet me gojė.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bėhet shumė m'e fortė. Passi Mbreti i funtmė i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (nė vitin 168 para Krishtit) dhe dėrgohet nė Romė pėr tė stolisur karrocėn triumfore tė Pretorit Lucius Anicius, tė gjitha tokėt e Mbretris sė tij e tė fisevet tė tjera bjenė dal-e-ngadalė nė dorė t'ushtris sė fortė tė Qytetit tė shiat kodravet. Populli ngadhnjimtar nuk ėsht vetėm i fuqishėm ushtarakisht, por qėndron edhe shumė pėrpara nė qytetrim. Ndikimi i tij, nė krye i kufizuar, u pėrhap nė tė katėr anėt e tokės ilire, por nuk e romanizoi krejtėsisht popullin qė banonte nė tė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė