Tema: Mitologji
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-07, 07:21   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zanat e malit


Zanat parafytyrohen si vajza tė bukura qė jetojnė nė male tė thella. Zakonisht shihen duke pirė ujė, nė burime tė maleve ose duke u larė nė pėrrenj tė kthjellėt malorė. Zanat kanė flokėt e gjata tė lėshuara deri nė bel ose deri nė gju, tė veshura me rrobe tė bardha tė holla dhe bėjnė dritė pėrreth tyre. Ndonjėherė zanat rrinė rreth ndonjė gurre me ujė tė pijshėm ku nuk lėnė askėnd tė shkojė tė pijė ujė madje as zogjtė e malit.

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").

Edhe zanat kanė orėn e vet njėsoj sikurse njeriu, madje zanat mund tė jenė edhe tė vdekshme, nė dyluftime kreshniku mund edhe ta presė atė me shpatė. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Sulmi i zanės pėrshkruhet me fjalėt : "del n'gurit, "tė shuplak" , "tė shiton" , "tė zanon".

Nė kėngėt kreshnike pėrmendet edhe dy zana qė i dhanė Mujit gji pėr t'a bėrė tė fortė, ndėrsa njė zanė tjetėr ishte zana personale e Mujės, ajo i jipte atij lajmin kur shokėt e tij ishin nė rrezik.

Nė kėngėt e vėllavrasjes zana merr formėn e njė nuseje dhe i nxit dy vėllezėrit qė tė luftojnė pėr tė, me arsyen se kėta nuk kanė dėgjuar nėnėn.
Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve, dhe Thanėn e ilirėve.

Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut.
Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare

Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).

Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė jug me Zėra. Sipas Ēabejt: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė. Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!


Sipas Ēabejt: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:

Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.


Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė