Tema: Mitologji
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-07, 20:41   #8
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shtriga.
Figurė nė mitologjinė shqiptare. Fjala shq. shtrigė vjen-nėpėr-mjet sllav. nga lat. striga, 'shtrigė,' dhe ka lidhje me it. strega, slloven. striga, dalmat. streghe, rum. strigoia, 'fantazmė, vampir,' vllahēe strigla, dhe gr. e sot. striggla shtrigė. Ndonėse ēdo grua, e re ose e moshuar, mund tė dalė qė ėshtė shtrigė, ato zakonisht janė plaka tė kėqia, qė jetojnė nė vende tė fshehta nė pyll dhe zotėrojnė fuqi tė mbinatyrshme. Ata tė palės tjetėr, meshkujt, qė janė mė tė rrallė, quhen shtrig ose shtrigan.

Kur njė grua thinjet qė nė moshėn njėzet vjeē, kjo ėshtė shenjė e sigurt se kemi tė bėjmė me njė shtrigė. Atyre u pėlqen tė" hanė krijesa njerėzore, sidomos djem tė rinj dhe kėdo qė marrin inat. Shtrigat e fshatit shpesh bėjnė marifete pėr tė ngrėnė djemt e njėra-tjetrės. Kur bien nė gjumė natėn, shpirtrat u largohen dhe ua lėnė trupat pa jetė nė shtrat. Natėn para tė Mėrkurės sė Pėrhime ato zbresin teposhtė oxhakut tė viktimės dhe i pijnė gjakun, kėshtu qė viktima mė pas vdes. Prandaj, ata qė janė tė sėmurė ose shėndetligj nė Shqipėri quhen 'bimė shtrigash.' Kur shtriga kapet nė kohė, jeta e viktimės mund tė shpėtojė duke e detyruar shtrigėn tė pėshtyjė nė gojėn e tij. Shtrigat gjithashtu ua shkulin zemrėn djemve tė rinj nga krahėrori dhe e fėrgojnė pėr drekė. Kur kthehen te trupat e tyre, ato hyjnė nga goja. Sikur dikush t'ua ketė kthyer pėrmbys trupat gjatė mungesės sė tyre, ato bėjnė potere tė madhe sa tė hyjnė brenda pėrsėri. Po ashtu, nė se dikush ia ndėrron pozicionin gruas kur fle, dmth. kryet ia shpie te kėmbėt e anasjelltas, dhe pastaj e zgjon nga gjumi, ajo vdes nė vend nėse ėshtė shtrigė, sepse shpirti nuk e gjen udhėn pėr tė hyrė pėrsėri brenda nė trup.

Pėr tė mos hyrė nė shtėpia nė kohėn e Tė Lidhurave, shtrigat mund tė pengohen duke vėnė njė thes nė oxhak. Kur kapen, ato e paguajnė bukur shtrenjt lirimin. Nė Kėlmend besonin se, po tė bėje njė kryq me kocka derri ose po tė vije njė copė mish derri tė mbetur nga Tė Lidhurat nė kry-qin e portės sė kishės nė tė Dielėn e Pashkėve, atėhere tė gjitha shtrigat e pranishme nė meshė do tė kapeshin. Ato mund tė liroheshin vetėm nga ai qė i kishte kapur. Pėr kėtė, personi nė fjalė duhet tė hynte nė kishė i ēveshur, tė lante kryqin ose t'i nxirrte jashtė shtrigat me magji.

Fėmijėt mund tė mbrohen nga shtrigat dhe nga syri i keq (shih) duke u ngjyer pika tė zeza nė ballė ose duke u varur hajmali lėkure nė qafė. Nė hajmali shkruhen fraza nga Dhiata e Re ose nga Kurani. Shtrigat i mban larg, qė tė mos afrohen, edhe hudhra (shih), e cila gjithashtu u varet fėmijėve nė qafė. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) thotė se fiset e veriut fėrkoheshin me hudhėr dhe ua jepnin fėmijėve pėr ta ngrėnė gjatė Tė Lidhurave nė mėnyrė qė shtrigat tė mos u bėnin gjė. Sipas Johann Georg von Hahn-it (1811-1869), nė Shqipėri, gratė dhe burrat mbi 100 vjeē ishin nė gjendje t'i vrisnin njerėzit vetėm me frymėn e tyre. Prandaj, pleqtė qė dihej se ishin shtrigė dėnoheshin duke i djegur nė turrėn e druve.

"Leksiku i kulturės popullore shqiptare", R.Elsie, f.197-198

kr. J. G. von Hahn 1854,1, f. 163; M. E. Durham 1909, ff. 87-89, 1923g, ff 190-191,1928, ff 243-248; E. Cozzi 1909, f. 455; F. Nopcsa, Religiöse Anschauungen; G. Stadtmüller 1954, f. 223; T. Vlachos 1971, ff 241-242; M. Lambertz 1973, ff 501-503; M. Krasniqi 1987, ff 167-168,1997, ff 347-365; T. Dhama 1988, f. 224; A. Xhagolli 1993,1994; M. Tirta 2004, ff 193-194.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė