Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-12, 15:23   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Anti-Virus Program pa pagese

AVG Anti-virus i blerė apo AVG Anti-virus falas?





Ka shumė programe anti-virus falas nė dispozicion, ku disa prej tyre me tė vėrtet janė tė mirė, prandaj shtrohet pyetja pse tė paguajmė pėr ta kur mund ta mbroni kompjuterin tuaj falas. Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. Ju merrni qka paguani dhe asgjė nuk zgjat shumė pa pagesė.

Tė krahasojmė AVG Anti-virus me pagesė me atė falas. Versioni falas ofron mbrojtje kur shfletojmė internetin ose rrjetet sociale. Ky version krahason kėrcėnimet e mundshme me regjistrin e saj tė kėrcėnimeve dhe mban kompjuterin tuaj tė sigurt. Mangėsia e tij ėshtė qė nuk skenon (heton) skedarėt (dosjet) tė cilat jeni duke i shkarkuar prej internetit nė kompjuterin tuaj, nuk ofron mbrojtje pėr firewall e as nuk skenon emailin tuaj pėr spam dhe linqe tė dyshimta. Nėse shpėrndani skedarė apo bleni diqka online juve ju duhet mė shumė mbrojtje se sa qė ky version falas mund tė ofroj.

AVG Anti-virus ballafaqohet me njė numėr tė madh tė kėrcėnimevė virale ndaj tė cilave kompjuteri i juaj ėshtė i pambrojtur kur ju jeni tė kyqur nė internet apo ndonjė rrjet. Instalimi i programit anti-virus dhe skenimi i rregullt ėshtė baza e mbrojtjes tė kompjuterit tuaj, por jo tė gjitha kėrcėnimet janė tė njohura. AVG Anti-virus skenon kompjuterin tuaj duke krahasuar dosjet tuaja me regjistrin e saj tė kėrcėnimeve qė ajo i njeh. Rifreskimi i kėtij regjistri tė AVG-sė bėhet pėr ēdo ditė, por ka edhe mundėsinė e shpėrndarjes, nga shfrytezuesit e saj, tė tė dhėnave tė infektimeve tė reja kur ndodhin ato. Kjo mundėsi lejon programin qė tė merret me kėto kėrcėnime menjėherė si tė ndodhin.

Virusėt nuk janė kėrcėnimet e vetme tė kompjuterit tuaj. Ndoshta mė tė dėmshme pėr performancėn e kompjuterit tuaj janė kėrcėnimet malware dhe spyware qė operojnė, pa dijeninė tuaj, nė prapavijė tė hard diskut tuaj. AVG Anti-virus ballafaqohet poashtu edhe me kėto kėrcėnime, dhe rregullisht i pastron kėto aplikacione qė mundėsojnė zbulimin e informacioneve tė ndjeshme qė i keni tė ruajtura nė kompjuterin tuaj. Versioni falas nuk e ka kėtė mundėsi.

Nėse ju shpenzoni shumė kohė nė bisedime (chat), apo komunikoni me ndonjė lloj tė messenger-it dhe pėrdorni versionin e AVG Anti-virus me pagesė ka mė shumė kuptim sesa ta pėrdorni atė falas. Duke hapur dritaren e bisedės atėherė ėshtė mundėsia qė kompjuteri tė jetė i pambrojtur nga sulmet e ashtuquajtura pas dere “back-door,” tė cilėt nuk mund tė pastrohen me versionin falas tė kėtij programi. Versioni me pagesė ofron njė mbrojtje tė kėsaj dritareje tė bisedimit dhe poashtu skenon, pėrveq portit tė hapur, tė gjitha portet e komunikimit nė kompjuterin tuaj pėr tė ndaluar ndonjė sulm tė fshehtė nė dosjet tuaja.

Versioni me pagesė ka njė problem qė ai falas nuk e ka, e ky ėshtė koha e ngritjes (boot-up) e njė kompjuteri mesatar. Version falas ka njė ndikim minimal nė kohėn qė merr kur ju e ndizni kompjuterin tuaj, kurse versioni me pagesė bėn qė ky proces tė jetė mė i gjatė, por kjo ėshtė njė pengesė e vogėl duke marr parasysh ato specifikacione qė cekėm mė lartė.

Njė tjetėr ēėshtje me rėndėsi qė duhet pasur parasysh ėshtė numri i kompjuterėve qė ju nevojitet pėr mbrojtje me blerjen e kėtij program. Si shumica e progameve falas, edhe AVG anti-virus falas ka licencė vetėm pėr njė kompjuter dhe atė vetėm pėr pėrdorim tė kompjuterėve shtėpiak kurse pėr mė shumė licenca duhet ta keni versionin me pagesė.

A do ta pėrdorni versionin falas apo me pagesė, AVG Anti-virus ėshtė njė zgjidhje solide. Do tė bėjė mbrojtjen e kompjuterit tuaj dhe nėse hasni nė ndonjė telashe lidhur me kėtė program, ėshtė e mundshme mbėshtetja teknike pėrmes bisedės direkte (live chat) ose emailit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė