Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-09, 22:20   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 11 letra tė Dom Nikollė Gazullit pėr Norbert Joklin

3

D. Nikoll Gazulli

te Nush Ēoba - Serreq

Shkodėr


Z. Profesor,


Jam i lumtun me Jua nisė kėsi shtegut me kėtė letėr gėrmat C, Ē, D, DH, E, F, tė fjalėvet tė rralla qi shumica, besoj s'janė shkrue ndė kurrnji libėr.

Kam marrė letrėn e Z. sė Juej e falem nderės shum pėr libėr qi mė keni dėrgue; ishte shum i bukur, por mjerisht me landė pak; kam mendue se mue kishte me m'u lypė edhe nji fjaluer germanisht si aj qi asht ndė giuhė franseze d.m.th. Larouse; aty kishe me gjetė shum sende qi i pėrkasinė mekanikės etr, qi me vyjnė me caktue domethanien e fjalėve shqipe; thaēė, germanisht, pse un kėtė giuhė e marr vesht bukur mirė, mbassi kam ndejė nd'Innsbruck nja tre semestra. (vj. 1917-8-9, ndė kallnduer vojta nė Romė).

U lutem shum pėr bibliothekė mos me na lanė mangut, nė kjoftė se nuk Ju bjen tepėr randė (pse me U randue s'due asnji fije), pse mue m'asht djegė edhe shka pata; kėtu mandej e dini mirė qi nuk asht si nd'Austriaj qi m'i gjetė libra pėr pėrdorim, pa i ble, mandej me i ble lypenė tė holla qi te un s'gjindenė mbassi mit ma shpuenė kuleten: rrėnoj me nji popull tė mirė fort, por qi nuk i del m'u ngij me buk kollomoqe......

Kam ba nji mijė flije me ble nje kėtė makinė me shkrue.

U lutem shum me mė diftue a po u bienė nė dorė kėto shkrime, pse kam ruejtė nji kopje ndė kjoftė se humbinė kėto qi po nisi.

T'ishim njoftė ma pėrpara shum mirė kishte kenė, pse mue m'u dogjenė sa shkrime e, sidomos fjalė tė rralla qi vetėm prej skamit s'muejta me i botue; kishe gatue landėn e nji fjalorit, por... kjoftė ba vullnesa e Zotit.

Kam ndie se afėr Kninit (Dalmacje) asht sbelue njė qytet ilir; ma giatė nuk dij; ndoshta Z. e Juej, ndė rasė se gjindenė shkrime skeni ma e lanė pa u interesue; nji fitim i madh do t'ishte pėr dije tė giuhėsisė m'u dijtė ilirishtja e vjetėr, ąshtu edhe pėr historij, pse s'kishinė me folė ma me "giasa", por me sigurij.

Kur do qi ta botoni fjalorin e Juej, qi besoj s'ka me vonue shum vjet, kam me kenė i gėzuem me pasė nji kopje pėr kujtim tė Z. sė Juej.

U lutem me pasė mirėsin me mė diftue, ndėr kėto mbishkrime tė venetve e, tė Mesapve, mbi tė cillat shkruenė nja disa german me randėsij, a ka gja shqip ndėr to? Un kam kėndue diē ndė fletoren o ma mirė tė pėrkohshmen "Agimi" qi delte ndė Shkodėr, por s'mė mbushet mendja se ato spjegime tė dhanuna janė qi mjaftojnė.

U falem ndersė edhe nji herė pėr libėr tė dėrguem; e jes:


me nderime tė plota

N. Gazulli, meshtar.


Riollė, mė 3-II-31



4

D. Nikoll Gazulli.

Fam. Riollit

Te Nush Ēoba - Serreq - Shkodėr


Zotnij Profesor,


Me gėzim tė vėrtetė po Jau nisi fjalėt e rralla, prej faqes 13, deri nė fq. 31.

Germa K asht e fillueme e jo e kryeme; s'kishe m'u kursye me Jau dėrgue tė gjitha pėr nji herė porse i kam tė shpėrndamė aty kėtu ndė nji Notes, ku gjindenė mbrendė "oves et boves"... prandaj Ju lutem mos me u mėrzitė, pse sa ma parė qi tė ma lejojnė zyret e mia s'kam m'u kursye me i rreshtue, e, me Jau nisė.

Ju falem nderės pėr librin e dytė qi mė keni dėrgue; besoj qi tė dy kanė me mė vyejtė pėr me caktue emna; mbas do kohe qi tė baj hetime kam me Jau dėrgue nji mbėledhje ndė vedi.


Tuj Ju urue jetė e shėndet, jes si pėrherė,


I Z. sė Juej

N. Gazulli M.


Riollė, mė 26-II-31.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė