Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-06, 22:05   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Ministrat e brendshėm tė landeve gjermane po diskutojnė sot nė Nyrnberg lidhur me propozimin e koalicionit qeveritar pėr tė drejtėn e qėndrimit tė njė kategorie tė huajsh nė Gjermani. Disa lande tė drejtuara nga unionistėt janė shprehur kundėr reformimit tė sė drejtės pėr tė huajt me statusin "Duldung"
Nė debatin pėr tė drejtėn e qėndrimit, janė ashpėrsuar frontet midis landeve gjermane tė drejtuara nga partitė unioniste dhe landeve tė drejtuara nga partitė socialdemokrate. Nė hapje tė konferencės sė ministrave tė brendshėm sot nė Nyrnberg, ministrat e brendshėm socialdemokratė thanė se nuk duan tė bėjnė hapa pas, pas piketave tė vendosura nė koalicionin e madh qeveritar. "Nė thelb, puna duhet tė ecė sic ėshtė vendosur atje", i tha senatori i brendshėm socialdemokrat i Berlinit, Ehrhard Körting agjencisė sė lajmeve AFP. Ndėrsa landet e drejtuara nga partitė unioniste janė pėr njė zgjidhje kalimtare me propozimet e deritashme tė konferencės sė ministrave tė brendshėm tė landeve, vendime qė tė zėvendėsohen mė vonė nga njė ligj federal. Eksperti unionist pėr politikėn e brendshme, Norbert Gneis, tha pėr kėtė temė nė Radion Deutschlandfunk:
"Nėse ne japim tani njė leje qėndrimi, pa qenė nė gjendje tė prekurit tė fitojnė vetė bukėn e gojės, atėherė ne krijojmė njė situatė tė re, pėr tė gjithė ata qė janė kėtu. Mund tė ndodhė, qė nė fund tė dy vjetėve kėta njerėz tė mos kenė gjetur punė. Qė t'i pėrcjellim ata edhe njėherė nė gjendjen e Duldung, sic ėshtė parashikuar nga shumica e ministrave tė brendshėm, kjo do tė jetė e vėshtirė."
Nėn drejtimin e ministrit tė brendshėm kristjandemokrat, Volfgang Shojble, koalicioni vendosi piketa pėr njė ligj federal pėr tė drejtėn e qendrimit pėr njė pjesė tė rreth 190 mijė refugjatėve qė kanė deri tani statusin "Duldung". Landet unioniste refuzojnė mundėsinė e dakorduar me kėtė marrėveshje, pėr t'u ofruar njė tė drejtė qėndrimi edhe refugjatėve, tė cilėt nuk kanė punė. Me njė vendim tė njėzėshėm, konferenca e ministrave tė brendshėm mund ta rregullonte nė mėnyrė tė menjėhershme cėshtjen e sė drejtės sė qėndrimit. Por nėse ministrat e brendshėm nuk bien dakord njėzėri nė konferencėn e tyre, duhet tė nisė nė Bundestag procedura ligjvėnėse. Pas kėsaj, do tė qe i nevojshėm edhe aprovimi i landeve nė Bundesrat, nė kėshillin federal, gjė qė do tė sillte njė zvarritje tė konsiderueshme tė kohės.
Ministri i brendshėm i Saksonisė sė Poshtme, Uwe Shyneman (kristjandemokrat) e pėrsėriti kritikėn e tij ndaj kompromisit tė koalicionit. "Para kėtij kompromisi ne kemi qenė shumė mė pėrpara", i tha ai AFP. Nė bisedimet paraprake tė ministrave tė brendshėm ka pasur njė rėnie dakord thuajse tė plotė.
Megjithė pozicionet e ngurtėsuara, disa ministra tė brendshėm u treguan nė Nyrnberg optimistė se do tė arrijnė njė zgjidhje me marrėveshje."Gjithcka tjetėr do tė ishte njė dėshmi varfėrie", tha ministri i brendshėm socialdemokrat i Shleswig-Holsteinit, Ralf Stegner.




DW

para dy apo rti netve ishte nji reportazh per azil kerkusit ne gjermani ku flitej per nji familje rome harrova emrin por e mbaj mend mbi emrin krasniqi qe 16 vite azyl kerkus po status qendendrimi ne gjermani .

ju te nderuar qe nuk jetoni ne gjermani qe ne vitetet 1990 ne gjermani kan ardh shum azyl kerkus rom te deklaruar si shqiptar por gjat intervistave po edhe gjat seancave gjygjsore qe jan mbajt per shqyrtimin e landes te nji azyl kerkusi romet edhe pse jan deklarue si shqiptar nuk kan pas njohuri se si ta dokumentojn kerkesen per azyl ne gjermani .

po pas lufte kta romt te gjith jan deklarue si rom po tani kan gjet arsyen tjeter se jan te rrezikuar nga shqiptaret .

si do qoft tani pa status ne gjermani jan disa serb nga kosova po edhe disa rom qe para lufte jan deklarue si shqiptar e ma von si rom
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė