Titulli: Vrima e zezė
Zbulohen dy vrima te zeza, me tė mėdhatė e kozmosit
New York, 7 dhjetor - Njė grup astronomėsh tė Universitetit tė Berkley nė Kaliforni ka zbuluar vrimat e zeza mė tė mėdha qė janė vėrejtur ndonjėherė nė univers. Tė gjendur nė mė shumė se 300 milionė vjet dritė nga Toka, njėra ėshtė e madhe sa 21 miliardė diej dhe gjendet nė galaktikėn Ngc 4889, ndėrsa tjetra me dimensione tė barabarta me 9.7 miliardė diej, gjendet nė qendrėn e galaktikės Ngc 3842.
Pėrveēse shėnon njė rekord tė ri (vrima e zezė mė e madhe e mėparshme kishte pėrmasa sa 6 miliardė diej), vėzhgimi dhe pėrmasat e kėtyre gropave tė universit kanė lejuar avancimin e hipotezave tė reja mbi rolin e tyre nė formimin dhe nė evoluimin e galaktikave. Ndėr vite, nga vėzhgimet e teleskopit hapėsinor Hubble, ka dalė se zakonisht vrimat e zeza gjenden nė qendėr tė galaktikave dhe sa mė e madhe ėshtė galaktika aq mė e madhe ėshtė vrima e zezė.
Sipas shkencėtarėve tė Berkley, kėto zona tė hapėsirės, tė cilave as drita smund ti shpėtojė, duhet tė jenė mbetje tė shpėrthimeve tė fuqishme nė zemrėn e galaktikave mė tė fundit, qė duhet tė kenė karakterizuar fillimin e universit. Njė nga pyetjet qė ende nuk kanė gjetur pėrgjigje ėshtė: Pėrse kėto vrima tė zeza janė kaq miliardė herė mė tė mėdha sesa pėrmasat e njė ylli tė shuar? Profesori Chung-Pei Ma, qė ishte nė krye tė grupit tė kėrkimit, ka shpjeguar se vrimat e zeza mund tė rriten, duke u bazuar nė vrima tė tjera tė zeza natyrore, ose duke thithur gazin pėrreth tyre pėr ushqyerje. Ėshtė pak a shumė si tė pyesėsh nėse fėmijėt mė tė gjatė janė rezultat i prindėrve mė tė gjatė (pėr natyrė), apo pėr faktin se kanė ngrėnė shumė spinaq dhe ushqime kalorike.... Rezultatet e kėrkimit janė publikuar sot nė revistėn Nature, transmeton Ikub.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|