Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-07, 09:30   #15
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Rrėfime tronditėse!



DOSJA E DHUNIMIT: „VAJZAT E REJA, PAS AKTIT


BARBAR I ĒONIN NĖ SERBI“



Pėrmbajtja e lėndės:


· Strategji mizore pėr poshtėrimin moral dhe shpirtėror tė shqiptarėve,
· Po ku je o zot! Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė…,
· Plaga e Arbenitės dhe sė motrės,
· Tragjedia mbi dėborė – ēnderimi i vajzave 13 dhe 14 vjeēare!
· Neri kishte vdekur. Njėri nga katilėt po e ēnderonte edhe ashtu tė vdekur!!!
· … njėri nga ata u sul mbi mua dhe pėrveē se mė ēnderonte, lėpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokėve: “Ja unė po pi gjak shqiptari”
· Rrėfimi i vogėlushes nga Dukagjini: “I pari mė dhunoi gjeneral Vujiēi nė sy tė milicėve…”


Shkruan: Luljeta SELIMI *




Strategji mizore pėr poshtėrimin moral dhe shpirtėror


shqiptarėve


“Pas dhunimit, vajzat e reja i transferonin nė Serbi. Ushtarakėt serbė kishin ngritur njė infrastrukturė tė tėrė pėr tė siguruar gjahun e seksit pėr taborėt e Arkanit”. Kjo e vėrtetė tronditėse qė vjen nga rrėfimet e viktimave tė barbarisė sė shfrenuar serbe nė Kosovė ėshtė njė tragjedi mė vete. Nuk mjaftoi pėr kėto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave monstruoze nė vendlindje, por brishtėsia dhe sensualiteti i tyre do tė bėhej mall tregu pėr kabaretė dhe lokalet e seksit nė Beograd e gjetkė nė Serbinė e Milosheviēit. Nė tė gjitha dėshmitė e viktimave tė dhunės seksuale nė Kosovė, veēohet fakti qė asnjė prej vajzave tė ēuara forcėrisht nė Serbi gjatė ditėve tė luftės nė Kosovės, nuk ėshtė rikthyer pranė familjes. Ka tė dhėna se bashkė me pėrfundimin e operacioneve tė NATO-s, qė gjunjėzoi pėrfundimisht ushtrinė fashiste tė Milosheviēit, pjesa mė e madhe e tyre u zhdukėn e u vranė nė kushte misterioze. Gjithsesi, deri mė sot, asnjė organizėm ndėrkombėtar nuk ėshtė interesuar pėr tė nisur hulumtimin rreth fatit tė kėtyre vajzave qė kanė humbur pa adresė. Janė vetėm familjarėt e tyre qė rendin e rendin pa shpresė pėr tė mėsuar diēka pėr atė qė ka ndodhur me to.



Po ku je o zot! Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė…


H. G., nga Prishtina duke fshirė lotėt, me trupin qė i dridhej si purtekė, duke shtrėnguar duart dhe duke shikuar herė kah vajza e herė kah dritarja filloi rrėfimin e vet tė dhembshėm:
“Prishtina gjatė bombardimeve pėr herė tė parė po e pėrjetonte luftėn. Kur filloi ushtria, policia dhe paramilitarėt t’i nxirrnin njerėzit nga shtėpitė e tyre vetėm atėherė ua besova vatrave tė luftės qė ishte ndezur gjithandej Kosovės. Unė vetė, nuk ia kisha hapur askujt derėn, dhe kur na nxorėn jashtė s’kisha forcė tė trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot nė popull se nuk ia beson kurrė i ngopuri tė uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtė me ata qė ishin kundėr luftės, sepse ishim mėsuar qė tė tjerėt tė vriten nė demonstrata, tė tjerėt tė dalin nė protesta, tė tjerėt tė vuajnė e shpresonim se do tė mund tė fitonim nė kurriz tė tė tjerėve! Kur na nxorėn dhe dėbuan nga shtėpia, tė parin morėn tim shoq. Ndėrkohė vajza filloi tė qante me zė. Nga shtėpitė, kishin filluar tė pėrzinin edhe fqinjėt tanė. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dėrguan nė shkollėn fillore “Naim Frashėri”. Bėheshim rreth 20 femra, kryesisht tė reja. Dy qė ishin mbi tė 50 i vranė menjėherė! Natėn e parė nuk erdhi askush, kurse tė nesėrmen nė mėngjes erdhėn dhe na zhveshėn lakuriq tė gjithave.

Dy vajza tė reja i morėn dhe ne nuk dinim asgjė ēka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrė mė. Thanė se i ēuan nė Serbi, ku i priste banditi Arkan. Tė nesėrmen erdhėn disa ushtarė dhe morėn shtatė nga ato qė u pėlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk mė plasi zemra kur mė morėn vajzėn. E sollėn pas pesė orėsh tė pėrgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerė trupin vende-vende. Mu afrua duke u dridhur dhe mė tha me gjysmė zėri: “Nėnė tė lutem merr diēka dhe mė bjerė nė kokė qė tė vdes, qė mos tė ndjehem e poshtėruar, tė lutem…”. Klitha e qava, por askush nuk mund tė mė ndihmonte. Dy ditė mė vonė i morėn edhe disa tė tjera dhe nuk i kthyen mė. Dhe ato pasi i pėrdhunuan barbarisht ja ēuan dhuratė Arkanit nė Serbi. Tė nesėrmen mė morėn bashkė me vajzėn. Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė. O Zot! Ēfarė bishash pa shpirt! Nuk mė kujtohet ēka ndodhte me mua kisha hallin e vajzės, kur provova t’i mėshoj njėrit, mė la, nuk mė ēnderonte mė, por mė lidhi dhe filloi tė m’i hiqte thonjtė me pincėn e rrymės. Vajzėn time e kthyen nė dhomėn ku na kishin lėnė, kurse mua mė detyronin t’i shikoja tė gjitha femrat qė po i dhunonin me radhė.

E di se ishin mė shumė se njėzet. Kaluan disa ditė e unė qėndroja e lidhur dhe pa futur gjė nė gojė, madje as ujė. Disa ditė mė vonė mė hodhėn nė njė bodrum bashkė me gjashtė gra tė tjera tė moshės sime, kurse vajzat e reja i ēnderonin ēdo ditė. Veē zoti e di sa kam qarė e bėrtitur pėr atė qė shikoja me sy! Detyrohesha t’i shikoja pėrpėlitjet e trupave tė njomė, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund tė bėja gjė!
- Kush thotė se njeriu ēmendet nga tmerri?
- Kush thotė se njeriu vdes nga dhembja?
Tmerr dhe dhimbje mė tė madhe nuk mė kishte shkuar nė mėndje se do tė provoja ndonjėherė, por ja qė mbeta gjallė.




( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė