Tema: Kolumne
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-12, 12:09   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Kolumne

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Ja ku zbuluam edhe njė inxhe, me emrin drenushe. Qe shkrun kolumne.

Ani se edhe i shkon, bottom line kolumne dmth sokak.

XHAMADANI NGJYRA NGJYRA- OJ KOSOVE TE SHKOI FYTYRA

von Drenusha Zajmi Hoxha,


Po shpresoj se keni qėlluar adhurues i futbollit apo i sencave parlamentare pa deputetė, meqė kohėve tė fundit, nuk po shoh se televizioni ynė publik ( lexo mirė: Publik), i cili logjikisht ishte dashur ti plotėsojė shijet dhe preferencat, bile tė nja 50 pėrqind tė publikut, po jep ndonjė gjė tjetėr. Po ta kishte kanalin e dytė, tė gjitha kėto emisione do tė ishin bartur andej. Por nuk e ka. Kur nuk ka para, nuk ka dhe pikė. E nuk ėshtė se nuk ka pasur mundėsi ta bėjė deri tash. Gjithė ato reklama qė paguhen shtrenjtė. E me vite njerėzit kanė paguar Tv-nė pėrmes faturave te Kek-ut pėr njė program tė begatshėm, plot me emisione fermash, lajme pėr Big brother, telenovela braziliane, emisione argėtuese lokaliste dhe filma me kaubojė ose policė me kostume me kube, kah vrapojnė rrugėve tė San Franciskos viteve 70-tė. Ah, se mos po harroj edhe reklamat “intelegjente “tė Kforit .Por, ama edhe nuk kanė faj. Mundėsi vėrtetė kanė pasur, ama si do tė kishin shkuar pastaj punėtorėt e saj nė deti, vizita, etj etj? Si do ti kishin rrogat astronomike? Duhet t’i kuptojmė paēka se se nuk ke ēfarė shikon nė tė. As nuk kanė faj ata se Kosova nuk po merr pjesė nė kampionatin evropian tė futbollit.

Ah, po tė ndodhte kjo, do ta kishte parė bota si dijmė tė mobilizohemi , kur bie fjala a puna pėr Eurosong, Big brother ose futboll. A po do ti, thirrje masovike pėr votime e tifozllėk, a don tupana, surla , flamuj me shqiponja, flamuj me yje e harta, protesta e piskamė mbi tė gjithė decibelėt e mundshėm; moderatorėt nė televizionin publik ( qė mund tė kenė qėlluar edhe drejtorėt e tij ose ish ministra, haj medet!) duke treguar numrat e telefonave pėr votim pėr Zvicėr, Angli, Belgjikė…se helbete kanalet e kėtyre shteteve evropiane harrojnė t’i vėnė nė ekran e duhet t’ua rikujtojnė prej Kosove….A po do komente tė tipit “ Oh shihe kėtė tė lodhtėn, ndoshta vdes vitin tjetėr,,,,”, apo” kėtij sportisti shpresoj nuk ia dėgjoj emrin mė brenda lojės” etj etj…. do ti kishim me dyzinė . Punė e madhe! Se mos qenkan profesionistė, kiameti nuk u bė. Mandej edhe kur e mendoj mė mirė, hiē nuk na duhet kanali i dytė. Hajt allahile po bėhemi si krejt dynjaja pastaj, nuk mbesim tė veēantė siē jemi mėsuar.Ani qė bota i ka dy-tri- katėr kanale qė prej vaktit kur kanė folė shpenija…Ndėrsa merreni me mend pastaj sa punė i del edhe qeverisė,ta uzurpojė edhe atė kanal. Plus ēka do tė hiqnim brenda fushatave parazgjedhore, zgjedhore , deklaratave robotike, fjalimeve euforike, gazetarėve me kurriz-pėrkulur, pa kurriz fare, me dy fytyra, tre, pa fytyrė…..auh! le bre krejt!

E qė po flisnim pėr kampionat, nuk kam si tė mos ėndėrroj e tė mė shkrihet zemra, kur e mendoj se mund tė kishim ekipin kosovar aty. Por veē kosovar ama! Ose veē tė Shqipėrisė! Se ec e pastaj bėhemi njėherė copė mes vete , sa dajaku, sa sharja e fyerja: Jo ju jeni enveristė, jo ju jeni hajna, ju kosovarė mendjetrashė, ju Goran Bregoviēat e dreqit, ju shtazė kafazi, ju kriminelė, patriotė folkloristė, trafikantė armėsh, ju jeni serbdashės, jo ju jeni serbofobė…Na e kemi fituesen e Voice, Bb,Eeurosong……, ; po tė mos ishim ne nuk do t’i kishit asnjėrėn; Kapni ēiftelitė bre, Rroftė Shkurtja! Plasni primitivė , nuk merrni vesh nga muzika, rroftė Dragana!

E kėshtu po them, mė mirė, nė kėto ėndėrrimet e mia, po e lė vetėm ekipin kosovar, shul shqip vėlla, kur ta do shpirti, ta do. Eh tash, paramendoni sa tifozi do tė merrte rrugė pėr Poloni a kudo tjetėr qė do tė mbahej kampionati. Por, me tė arritur nė kufi, do t’ua shpjegonin tifozėve tė shtetit mė tė ri europian se nuk i japin viza as deri nė toalet tė doganės, e jo mė tutje. E kot ėshtė nėse dikush do tė pėrpiqej t’ua dėshmonte se edhe para 30-40 viteve kjo pozitė ka qenė shumė ma e mirė dhe se nga Kosova ke mundur tė shkosh kudo nė botė! E si po i shoh unė fasulet e mia, po i bie se paskemi ecur pėrpara, ama mbrapsht! O ia paskemi huqė drejtimit njerėz, jo tjetėr!!!!

Po hajde e marrim se tifozėt po bėjnė ndonjė mrekulli e po kalojnė disi. Merreni me mend atė kėnaqėsi kur do tė ishin ulur nė tribinat e stadiumit, qė menjėherė do ta kishim emėruar “ Stadiumi i Kombit”. Ore punė e madhe nėse do tė binte shi, apo qė nuk lejohen ombrellat !!! Tė gjithė do tė ishin mbuluar me flamurin kilometrik kuq e zi. Do tė mund ta qepnim edhe kėtė tė kaltrin me hartė e yje, po ec e guxo! Risk se vjen Double V e ta kallė flamurin nė mes tė Evropės. Ec bacė, larg telasheve aman!

Eh pastaj kėnaqėsia tjetėr: Dy kėngėt me famė botėrore , qė ia kaluan definitivisht hitit tė viteve 90-tė “ Oj Kosovė oj nana ime”, qė u pasua me atė tė fillimviteve 2000- “ O nuk ndahet Mitrovica” ( pashė familjen o tekstshkrues? Unė tė ndarė po e shoh akoma…) e qė janė “ Xhamadani vija- vija” dhe thirrja “ O sa mirė me qenė shqiptar!!!”,

Hajt them, tė mundohem e tė ndihem angleze disa minuta dhe tė pyetem a thua pse ėshtė mirė me qenė shqiptar? Jo pėr diēka, ama dreqi e marrtė, pasi veē kam qėlluar ashtu. E lodha kėtė mendjen time tė ndritur, tė menēur, e tė bukur, demek si shqiptare qė jam, por nuk po i bieja nė fije. Mbase kur je angleze a franceze kjo frazė duket krejt palidhje dhe e pakuptueshme, ndaj dhe nuk ma rrokte fare. Ama kur je shqiptare , ėshtė krejt normale. Ėshtė mirė me qenė shqiptar-e dhe pikė. Qy! Pse duhet tė arsyetojmė kėtė? Ne nuk po i shpjegohemi askujt pse po i durojmė gjithė kėto vite shkeljeje, vrasjeje, torture, papunėsie, shkollim i dobėt, maltretim politik…..…Dhe pas luftės pėrsėri: vite shkeljeje, vrasjeje, torture,papunėsie, shkollim i dobėt , maltretim politik ( mos u bėj merak: mirė je nga sytė, fjalia ėshtė e shkruar dy herė njėsoj!!!!) . E pse pra ti shpjegohemi botės pse qenka mirė me qenė shqiptar. Mirė ėshtė dhe qe. Merre ose le mos tė pėlqeftė!

E pastaj jehojnė tribinat” Xhamadani vija- vija, ėshtė Kosova ėshtė Shqipnija”!!!, si njė nga kėngėt mė popullore me tekstin mė interesant dhe kreativ nė viset shqiptare. Sado qė po e pranoj-mė faktin se qenka mirė me qenė shqiptar-e, disi s’po ndihem aq komod nėse qenkam veē njėfarė vije nė xhamadanin e dikujt. Ēka do tė thotė kjo? Po qe se ėshtė menduar gjeografikisht, atėherė i bie qė koka tė jetė nė det, ose kalbur, ose mbushur ujė. Hiē s’po marr vesh. E shqiptarėt e Maqedonisė, Luginės sė Preshevės e Malit tė Zi ku janė? Tek dimitė e bardha? Nė cilėn pjesė tė trupit i bie?Jo prit!Mos mė thuani , kam frikė ta mendoj, …lėreni fare….

Dhe , meqė jam shqiptare dhe kam shpirt tė bardhė, zemėr tė mirė, mendje tė menēur dhe forcė kreative po them, si do tė ishte t’ia ndėrronim nganjėherė vargjet” xhamadanit” bre? Se kėshtu po i bie se po kemi dėshirė Shqiptari etnike e po na shohin vėngėrr dynjaja. Psh e bėjmė “ “ Xhamadani topa-topa, ėshtė Kosova ėshtė Evropa!!!” Shih sa mirė, kujt i duhet Shqipėria allahile! Sa pėr telashe e kemi ne Kosovėn tonė perendimore si nė filmat western, bile edhe mė mirė!Me qenė e mirė kjo Shqipėr, na kishte dhėnė tė gjithėve neve kosovarėve nėnshtetėsinė e do t’ia bėnim “maaaaac” Evropės, meqė vizat do ti kishim automatikisht!

Ose vargjet mund tė shkonin edhe kėshtu:” Xhamadani vija vija, oj Kosovė tė hėngri mafia! “ Jo, nuk mė pėlqen!Tėrė Kosova do ta urrente, gjysma se janė, gjysma se s’janė….hajde shkojmė tutje:” Xhamadani pika pika, ėshtė Kosova, ėshtė Amerika” Ah, kjo ma shkrin zemrėn!!!.Pa le qė edhe Hillari Klintonit ia kishim ndėrtuar saora shtatoren afėr asaj tė Billit, ku duket si pionier i mbarė! Pasha njė Zot, shumė mirė me qenė shqiptar! Aq mirė sa po fluturoj si shqiponjė kuq e zi…veē edhe pak sa ta hapi derėn e kafazit …
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė