Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:17   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Besa Shqiptare

Besa Shqiptare

Qė nga kohėt mė tė lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar ėshtė mbėshtetur mbi parimin e besės. Mbi parimin e dhėnies sė fjalės, pėrkatėsisht tė besės, janė ndėrtuar edhe legjendat e ndryshme, e nė veēanti legjenda e Suliotėve, ajo e Rozofės, pastaj legjenda pėr ngritjen e Kishės sė Shėn Prenės (Shėngjergj), e Urės sė Artės (tash nė Greqi), e Turės nė Divjakė, kėnga e Hasan Agės, baladat arbėreshe etj.

LEGJENDA E BESES NE MBROJTJE TE MORALIT

Termin dhe nocionin besė shqiptare, nė veēanti e ka sforcuar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu si nocion me rol dhe me funksion tė fuqishėm moral e juridik.

Bile, edhe Lidhja Shqiptare e Lezhės, e mbajtur mė 2 mars tė vitit 1444 (nė Lezhė), nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, u mbėshtet sidomos nė aktin moral tė besės shqiptare, ku prijėsit shqiptarė u betuan nė besa – besė pėr bashkim e pėr ēlirim kombėtar.

Edhe sipas Haxhi Gocit (“Besa – virtyt i lartė i popullit shqiptar” – Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike, Instituti I Historisė dhe i Gjuhėsisė, Tiranė, 1969, faqe 177), pėrputhet akti i institucionalizimit tė besės shqiptare me atė tė Kuvendit (Lidhjes) tė Lezhės. Ky autor (Haxhi Goci) ndėr tė tjera pėr besėn thotė: “Besa, sipas traditės popullore, ėshtė fjala e dhėnė pėr t’i ndenjur deri nė fund besnik atdheut, katundit, fisit e shtėpisė”.

Ndėrkaq, Lidhja Shqiptare e Pejės apo shoqėria “Besa-besė”, u themelua nė Pejė (23-29 janar 1899), nė krye tė Komitetit drejtues tė sė cilės ishte Haxhi Zeka, apo organizata kombėtare (u njoh edhe si patriotike) “Besa Kombėtare”, qė u shndėrrua nė lėvizje mbarėkombėtare, ishte themeluar nė Pejė mė 12 shtator tė vitit 1943, nga Ymer Berisha, Marije Shllaku (ishte shembull i femrės ilire-shqiptare, qė ishte nė gjendje tė bėnte ēdo sakrificė pėr ruajtjen e nderit, tė besės dhe tė trojeve etnike), at Bedrnard Llupi, Kolė Parubi, Zhuk Haxhija, Ukė Sadiku, Mehmet Agė Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Zef Gjidoda, Bislim Bajgora e shumė e shumė tė tjerė (Emin Fazlija “Si u formua organizata patriotike “Besa Kombėtare”, Prishtinė, 19 shtator 2005, faqe 17).

Qė nga kohėt mė tė lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar ėshtė mbėshtetur mbi parimin e besės.

Bie fjala, sipas artikullit “Gjurmė tė pashlyeshme tė kulturės sė hershme ilire – shqiptare” (F.K. – “Udhėpėrshkrime nga Dalmacia”, “Bujku” 26 gusht 1995, faqe 8) del se nė Delminiumi (Delmini, mė vonė Duvno e tash Tomislavgrad, nė Hercegovinė), qė ishte kryeqyteti i Dalmacisė nė kohėn e Perandorisė Romake, nga hordhitė e egra e barbare tė ushtrisė romake, pėr tė mos u ēnjerėzuar, shumė femra tė fisit dalmat tė ilirėve, u detyruan tė kapeshin pėrdore dhe sė bashku tė kėrcenin nga shkėmbi i bjeshkės, nė fund tė sė cilės gjendet qyteti Delminium.

Edhe sot legjenda flet se kėtė akt moral e bėnė femrat dalmate – ilire, pėr tė mos u ēnjerėzuar nga ushtarėt okupatorė. Mbi parimin e dhėnies sė fjalės, pėrkatėsisht tė besės, janė ndėrtuar edhe legjendat e ndryshme, e nė veēanti legjenda e Suliotėve (18 dhjetor 1803, nė malet e Sulit po luftonin pėrkrah burrave edhe 56 gra shqiptare, tė cilat po shtrėngonin nė gji nga njė fėmijė dhe po luftonin kundėr Ali Pashės, ushtria e tė cilit i ēnderonte stėrmbesat e Mbretėreshės Teutė.

Amazonat shqiptare mes jetesės pa nderė dhe asaj me nder, zgjodhėn tė dytėn – u sakrifikuan duke u hedhur nga shkėmbi nė mbrojtje tė nderit, pėrkatėsisht ato femra Shqiptare edhe sot njihen si “Luaneshat e Sulit epirot”), pastaj legjenda pėr ngritjen e Kishės sė Shėn Prenės (Shėngjergj afėr Zymit tė Hasit tė Thatė), Ura e Artės (nė zonat e populluara me shqiptarė nė Greqi), legjenda e Turės nė Divjakė, si dhe kėnga e Hasan Agės (Ēika Patureshė), baladat arbėreshe etj.

Po ashtu, nė kėtė temė janė edhe veprat e zhanreve tė ndryshme, si:
“Besa e Madhe” I Marash Markajt,
“Kanuni i Lekė Dukagjinit” i Shtjefėn Gjeēovit,
“Autobiografia e popullit nė vargje” e Ismail Kadares,
“Besa” e Sami Frashėrit,
“Besa e gurit” e Hasan Shalės e Izet Hotit,
“Kėngėt e Milosaos”, “Kėngėt e Arbėrit” dhe “Serafina Topia” tė Jeronim De Radės,
“Kėngėtarja arbėrore – Mrika mbi Shengull” e Anton Santorit,
“Kėnga e Sprasme Balės” e Gavril Darės sė Ri,
“Nora” e Andreja Skanjetit,
“Nita” e Vladimir Reles,
“Mili e Ajsheja” e Zef Skiroit,
“Halili e Hajria” e Kolė Jakovės,
“Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit,
“Atdheu dhe Dashuria” e Ēajupit,
“Gremina e Dashurisė” e Mustafa Grebėlleshit,
“Sikur tė isha djalė” e Haki Stėrmillit, veprat e Ndoc Nikajt “Shkodra e rrethueme”, “Lulja nė thes” dhe “Burbuqja” e shumė e shumė tė tjera.

Apo edhe kėnga e Ilir Shaqirit, ku ndėr tė tjera thuhet: “Jemi bijtė e Kastriotit, japim besėn e patriotit, para kombit e para Zotit”, qė do tė thotė se mallkimi i nėnės pėr shkeljen e besės pėrshkohet nga motive fetare e sidomos ato krishtere (Zoti, engjėjt). Ndikimi edukativ i besės shqiptare nuk kufizohet vetėm te gjinia mashkullore, por ajo bėri ndikim edhe tė gjinia femėrore.

Iliria Post
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė