Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-08, 16:21   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Gjendja e Shqiperis para ardhjes se Osmaneve.

vazhdimi>>

Pas viteve 1450 kur kripa e vlores filloi te mbaronte ose pakesohej Raguzianet e lane vloren dhe u drejtuan drejt brigjeve te Pulias ne Italine jugore. Raguza luajti edhe nje rol shume te forte ekonomik ne shitjen e sklleverve shqiptare ne fillim te shekullit te 15, te cilet merreshin ne trojet shqiptare per tu shitur ne Pulia dhe Marche, dhe kjo tregti vazhdoi per dekada me rralle dhe pse teorikisht qeveria e Raguzes ndalonte kete por fshehtas ajo e mbeshteste ate sepse ishte nje
nder bizneset me fitimprurese te Raguzes(CF. Skllavet e shitur, « Ab Albanensi-bus », ne Himare, ne 1439 (arkivat historike te Dubrovnik). Keshtu trafiku i fshehte i sklleverve shqiptare organizohej ne fillim te shekullit te 15 nga princat sllave qe sundonin vloren si Mrksa Zarkovic. Ne kete menyre anije te mbushura ma skllever shqiptare zbarkonin ne portet e Ankones dhe Porto Recanati . Edhe ne vitet 1459 dhe 1466 trafikantet Raguziane ngarkonin anije te tera me skllever shqiptare.

Ata i genjenin shqiptaret e varfer sidomos rreth fshatrave se do i punesonin ne Raguze
dhe do i paguanin mire, por sapo arrinin ne brigjet italiane me ndihmen e miqve te tyre i kthenin ata ne skllever dhe i shisnin ata.
Pas dobesimit te rende te qyteteve dhe trevave shqiptare disa rruge psh ajo qe lidhte Durresin me Sllavonine u zhduken dhe
autori francez Alain Ducellier ne librin « Shqiperia ndermjet Bizantit dhe Venedikut » thote qe per kete turqit nuk duhen akuzuar sepse nuk e rrenuan ata bregdetin shqiptar por kolonizimi dhe shfrytezimi i paskrupullt i Venedikut,
Bizantit , dhe Raguzes i bregdetit dhe trojeve shqiptare. Pas ardhjes se osmaneve ne Ballkan gjithmone sipas te njejtit autor rruge te tjera u gjalleruan si « VIA DE ZENTA » qe lidhte Lezhen me Shkodren dhe duke vazhduar drejt Vaut te Dejes lidhte Prizrenin me Shkupin, dhe shume rruge te reja u krijuan si ajo qe lidhte Vloren me Beratin dhe me pas
vazhdonte drejt Sllavonise, Korces apo Kosturit, apo rruga e re qe lidhte Gjirokastren me Himaren, duke rikrijuar nje rol ēeles te trojeve shqiptare te cilet ne kete menyre blinin edhe mallra ne Serbi apo Maqedoni dhe ja u shisnin te huajve te porte shqiptare tashme te kontrolluar nga osmanet. Ketu behet fjale per tregtaret dhe princat shqiptare te cilet nen
tutelen osmane filluan nje biznes te vertete te mallrave vendase po edhe atyre qe vinin nga lindja me ish shfrytezuesit dhe shkelesit e tyre Bizantine, Venedikas, apo Raguziane nje rol te rendesishem per kete luajti Vlora e cila disa dekada me pare ishte ishte e dominuar nga cifute, sllave disa shqiptare por sidomos nga greke ku prezantuesi me i mire i tyre eshte doganieri Manoli Vissomati i njohur ne vitet 1417-1435, por kjo perberje njerezish ishte nje varg kolonish parazite te cilet i sherbenin politikes shtypese dhe shfrytezimit te vendit nga te huajt. Ne menyre te pamohueshme gjendja ne shqiperi ndryshoi fale dominimit turk dhe « pax ottomana » te cilet duke larguar pushtuesit dhe shfrytezuesit e vjeter koloniale dhe duke gjetur te shqiptaret aleate besnike ne ballkan kunder venedikasve sidomos qe shqiptaret urrenin keta te fundit, krijoi per shqiptaret vendas nje situate shume te favorshme per zhvillimin e vendit dhe sidomos tregtise mes lindjes dhe perendimit. Pas
marrjes se Vlores nga ushtrite osmane vlora u kthye ne nje qender tregtare liberale konform rregullave te shtetit osman duke u bere keshtu nje nder portet me te fuqishme te Ballkanit
(9) .
Por Venediku dhe Raguza nuk hoqen dore nga trafiku i fshehte ne zonen e Vlores dhe sidomos Himares por shpesh here trafikantet sulmoheshin nga himariotet shqiptare qe jo ralle i bashkonin forcat e tyre me turqit per te sulmuar trafikantet( 10).

Keto zhvillime detyruan osmanet qe te aktivonin popullsite vendase duke ju dhene atyre me shume liri dhe mundesi te krijimit te nje sistemi ekonomiko-ushtarak qe forconte te dyja palet osmanet dhe shqiptaret qe tashme po beheshin aleate te padiskutueshem te Ballkan kunder pushtimit dhe shfrytezimit Bizantino-Venediko- Raguzian dhe per kete nje rol te rendesishem luajti instalimi nga qeveria osmane e « SHERIATIT » apo kushtetutes islamike e cila hidhte poshte aristokracine duke mbrojtur nje vizion te barazise se njerezve dhe i afronte cdo individi mundesine e zhvillimit te lire dhe demokratik.

Referencat:
(1) Viti 1022 THALLOCZY SUFFLAY Acta et diplomata res
Albaniae Mediae aetatis illustrantia, Vjene 1913/1918
tome 1 nr 60.
(1) Anne Comnéne Alexiade 5, 4, edicion, tome 2 f. 9.
(2) Eustathe i selanikut La espugniazione de
Tessalonica
(3) Anne Comnéne Alexiade, 1, 14, tome 1 f. 53
(4) ID., 4, 1 tome 1 f. 144
(5) N. ADONTZ Samueli, armeniani, mbreti i bullgareve
ne studimet armeno-bizantine, Lizbone 1965, f. 395-403
(6) Alain Ducellier Shqiperia ndermjet Bizantit dhe
Venedikut
(7) Archivi di stato , Venezia senato Mar. 1 f.4
(8) Alain Ducellier KAP 17 F. 62
(9) Lam. For. 39 f. 329-364 (1468)
(10) Lam. For. 11 f. 116v
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė