Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-05, 09:06   #5
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbMuslim-Ku
4Peace , i nderuar te peruroj per temen , teme mjaft e qelluar , vetem vazhdoni ne kete stil vella i nderuar .

Selam Alejkum




Unė:
Kėtu hasim edhe njė hadith tjetėr tė tė Dėrguarit (savs), nė tė cilin i Dėrguari (savs) vėrteton se huaja (borxhi) ėshtė shkak qė shpirti frikėsohet dhe largohet nga siguria. Transmetojnė Tahaviu, Ebu Xhafer Et-Taberiu dhe Harith Ebu Uname ne “musnedin” e tij nga Ukbe bin Amiri se i Dėrguari i All-llahut (savs) ka thėnė: Mos e frikėsoni veten tuaj pasi qė tė jeni tė sigurtė?” Tė pranishmit thanė: “Po ē’ėshtė ajo oi i Dėrguari i All-llahut (savs)?” Ai tha: “Huaja (borxhi)”. (Ahmedi dhe Bejhakiu, hadithi ėshtė i mirė “hasen”)


Ai:
Pra, i Dėrguari i All-llahut (savs) i ndalon qė tė mos e mėnjanojnė (largojnė) sigurinė e vetes sė tyre me mbetjen e tyre nė borxh.


Unė:
Fjalėt e tua ma pėrkujtuan hadithin e tė Dėrguarit (savs) ku ai thot: “Huaja (borxhi) natėn ėshtė brengė (shqetėsim), ndėrsa ditėn nėnēmim.” (Ibėn Babavejhi, Dejlemiu dhe Bejhakiu, hadithi ėshtė shumė i dobėt “daif xhidden”).

Pėr kėtė hadith Imam Kurtubiu thot: “Dijetarėt tanė thonė: “Huaja ditėn ėshtė turp e nėnēmim, ngase zemra dhe mendja janė gjithnjė tė preokupuara me tė kurse shqetėsimi pėr atė se si tė kthehet borxhi ėshtė gjithmonė nėnēmim pėrballė huadhėnėsit, sa herė qė e takon atė, si dhe durim i dhemshėm ndaj mirėsisė sė tij pėr tė ta shtyer afatin deri nė njė afat tjetėr.



Ai:
Ah! Sikur tė qėndroni sė paku deri nė afatin e shtyer. Ndjej se disa mė gėnjejnė.


Unė:
Edhe kjo ėshtė pasojė e huasė qė huamarrėsi t’i premtojė t’i premtojė huadhėnėsit pėr kthimin e huasė e tė mos qėndrojė besnik, apo tė bėhet se nuk ka pasuri pėr t’i kthyer e nė kėtė mėnyrė tė gėnjejė ose tė betohet e tė gėnjejė nė betim.

Mu pėr kėtė, i Dėrguari (savs) ka kėrkuar gjithmonė mbrojtje prej All-llahut (svt) nga mosbesimi dhe borxhi. Tė pranishmit i thanė: “O i Dėrguari i All-llahut, ē’ke qė kaq shumė kėrkon mbrojtje nga borxhi?” Ai tha: “Njeriu, kur tė huazojė (marrė borxh), atėherė flet e gėnjen, premton e nuk e zbaton atė (premtimin)”. (Buhariu)



Ai:
Kjo ėshtė cilėsi e dyfytyrėshit, All-llahu (svt) na mbroftė.

Unė:
Nėse kjo ėshtė kėshtu nė kėtė botė, nė botėn tjetėr ai do tė pėrjetojė mė tė frikshmen e mė tė rrezikshmen!

Ai:
Paj, a s’ėshtė huaja gabim (mėkat), tė cilin e falė All-llahu i Madhėruar?

Unė:
All-llahu i madhėruar i falė tė gjitha gabimet, pėrveē huasė (borxhit). Transmetohet pėr njė njeri, i cili kishte thėnė: “ O i Dėrguari i All-llahut. Nėse unė luftoj me shpirtin dhe pasurinė time, pastaj mbytem (vritem) duke qenė durimtar dhe duke shpresuar shpėrblim, duke qėndruar pėrballė armikut e duke mos ikur nga fushėbeteja, a do tė hyjė nė xhennet?” Ai tha: “Po”. Atėherė, ky e pėrsėriti tė njėjtėn gjė edhe dy-tre herė tjera, derisa i Dėrguari (savs) tha: “ Pos nėse vdes e tė ka mbetur ndonjė borxh dhe s’ka kush ta shlyejė atė”. (Muslimi, Ahmedi, Nesaiu dhe Tirmidhiu)

I Dėrguari (savs) gjithashtu i lajmėroi shokėt e vet mbi vėshtirėsine, e cila iu kishte zbritur, duke thėnė se ajo ėshtė pėr shkak tė huasė. Ai tha: “ Betohem nė Atė, nė duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, se, nėse ndonjė njeri mbytet nė rrugė tė All-llahut dhe prap jeton, pastaj prap mbytet nė rrugė tė All-llahut dhe prap jeton, pastaj prap mbytet nė rrugė tė All-llahut... nuk do tė hyjė nė xhenet pėrderisa tė mos jetė i shlyer borxhi i tij.” (Sahihut-Tergibi, vet-Tregib, hadithi ėshtė i vėrtetė “sahih”)




vazhdon...




...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė