Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-09, 00:23   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Sa mbas vdekjes!kushe dhe si,? do te shpallet Dr,-I.Rugova,Profet

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri
Duke u bazuar ne jeten dhe historine e njerzimit kur flitet per Profetet ,te gjithe ata ishin me pamje njerzore,pra ishin Njerz,por qe dalloheshin me mbi vepra nga njerzit e rendomte ,andaj duke analizuar punen e Rugoves,si e filloj ,ne qfare kushte dhe rrethanash veproj,dhe ku arriti me jepe te kuptoje qe kishte veti Profetike.....You will always be in our Hearts.... Dear President........

...ishte ky nje koment,qe me shtyri te mendoj,dhe te hape nje debat rreth ketyre procedurave....Kushe duhet ta beje?,sa mbas vdekjes e tij?............
Me shume gjasa ti nuk ke lexuar kurren e kurres per jeten dhe veprat e cilitdo profet. Per ta provuar kete pohim timin eshte ajo se ne cka bazohesh ti.

Per cdo profet mund te hartojme nje profil ku mund t'i gjejme 5-10 pika baze, te cilat perputhen me cdonjerin profet. Nese i marrim pese (5) nga ato pika karakteristike te nje profeti dhe ato pika i kerkojme tek personaliteti i I. Rugoves, nuk ka gjasa qe tek ai ta gjejme as nje gjysme pike.

Kete s'po e them as nga urrejtja e as nga dashuria. Per ta qujatur ndokend profet duhet lexuar e studjuar shume tekste. Duhet kohe e madhe.

Une s'mund t'ia ndaloj askujt te merret me poezi, romane, vjerrsha... dhe ato t'ia thurre ndonje personaliteti, per te cilin ndien simpati te zjarrte, sic eshte edhe ky rasti me I. Rugoven. Mirepo, faktet jane dicka tjeter e krejt tjeter eshte romani, vjerrsha e poezia.

Pas pak vdekjes se tij kam lexuar shume shkrime dedikuar atij (sidomos tek trepca.net) dhe shumica kane qene te ekzagjeruara ne cdo aspekt. Shkurt: bukurshkrime e asgje me teper. Kete ndodhta do te mund ta kuptoja sepse ata ato shkrime i kishin shkruar ende me lot ne sy. Ama sot, pas aq kohe te shkruash e mendosh njesoj si atehere s'eshte asgje tjeter pos nostalgji.

Ne ato shkrime jo qe quhej vec profet por edhe gjithcka tjeter. Me se shpeshti quhej edhe Gandi i Kosoves. As kjo nuk qendron. Per ta quajtur dikend Gand duhet gjithashtu te lexohet biografia e Gandit. Dhe, nese lexojme biografine e tij mesojme se Gandi ka bere rezistence paqesore aktive. Pra, gjat tere jetes se vet ka ndermarre aksione paqesore aktive. Kurse, nga ana tjeter, tek I. Rugova ka qene e kunderta : rezistence paqesore pasive. Dhe kjo rezistence me plot te drejte eshte quajtur "filozofi e pritjes".


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė