Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:30   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prita e Avni Rustemit ndaj Esat pashės nė Paris.


Avni Rustemi, duke pasur me vete njė shumė prej rreth 10 mijė frangash, u pėrgatit tė nisej pėr nė Paris. Natyrisht, askush, duke pėrfshirė kėtu edhe shokėt mė tė ngushtė, nuk dinin gjė pėr kėtė udhėtim. Hollėsitė e tij i mėsojmė nga deponimet qė Avni Rustemi jep gjėtė procesit hetimor nė burgun “Sante” nė Paris pas atentatit. Sipas kėtyre dėshmive, ai mė 5 maj tė vitit 1920 lė Vlorėn dhe shkon nė Durrės, ku zgjat vizėn e pasaportės edhe pėr njė vit. Qė nga kjo datė e deri mė 21 maj, siē pranon ai, ndodhet nė Tiranė pėr ēėshtje tė tij vetjake, ku me siguri ose ka marrė pjesė nė njė mbledhje pėr ēėshtjen e atentatit, ose ka biseduar me pjesėtarėt e kėsaj mbledhjeje pėr hollėsi tė mėtejshme tė tij (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Avni Rustemi, Dosja 2, faqe 85).
Nga Tirana Avniu niset pėr nė Romė. Atje prefektura e policisė i jep vizėn pėr tė shkuar nė Francė nga qyteti i Modanės. Pasi kalon nga pika kufitare e kėtij qyteti, mė 30 maj, siē tregon viza, mė 31 maj Avniu arrin nė Paris. “Nga studimi i materialeve hetimore e gjyqėsore qė kemi pasur mundėsi tė konsultojmė,- shkruan juristi dhe historiani i njohur Jusuf Alibali nė studimin e tij, ”Avni Rustemi para organeve hetimore” (faqe 211, buletini i shkencave historike nr. 2, 1964),- del njė sinkronizim i pėrpiktė dhe, sipas mendimit tonė, aspak i rastit, midis veprimeve tė Avniut nga 31 maji deri tek atantati i tij i bujshėm mė 13 qershor”.


Duke ndjekur Esat pashėn.

Le tė pėrpiqemi tė ndėrtojmė sipas dėshmive tė tij nė hetuesinė franceze si mundi ai gjatė dy javėve t’ia arrijė kėtij qėllimi me njė saktėsi tė mahnitshme. Me tė arritur nė Paris, ai shkon nė hotelin madhėshtor “Princ Albert” nė rrugėn “Sen Jasen”, ku nuk e pranojnė, me sa duket duke u nisur nga veshja e tij tepėr e varfėr, siē dėshmon nė hetuesi edhe pronari i kėtij hoteli. Kėsisoj, detyrohet tė shkojė nė njė hotel tjetėr, po nė atė rrugė, me emrin “De Tuilėri”. Nė kėtė hotel qėndron pėr disa ditė, duke paguar 35 franga nė ditė me gjithė ushqimin. “Dė Tuilėri” nuk ndodhet veēse disa minuta larg hotelit “Kontinental”, ku ėshtė vendosur prej kohėsh Esat pasha. Tani e ka mė tė lehtė qė ta ndjekė atė hap pas hapi. Natyrisht tani i duhet njė veshje e pėlqyeshme. Kėsisoj, me ndihmėn e Aibarit, portierit tė hotelit, porosit njė kostum nė njė rrobaqepėsi, pėr tė cilin paguan 375 franga. “Gjatė qėndrimit tė tij nė hotel “Dė Tuilėri”, sipas raportit tė policisė tė datės 28 qershor 1920, (AQSH, dosja Avni Rustemi), Rustemi nuk ka pasur asnjė vizitė dhe asnjė korrespondencė. Ai hante vėtėm nė njė tryezė tė veēuar nė restorantin e hotelit, nuk ka zhvilluar bisedime me asnjė nga udhėtarėt e tjerė qė hanin nė tė njėjtėn sallė. Rustemi dilte pėr ditė vetėm dhe dy ose tri herė i shoqėruar nga zoti Aibar, me taksi, pėr tė vizituar Parisin. Aibari ka deponuar nė polici se Avniu, ndėrkohė e kishte pyetur pėr adresėn e ndonjė shkolle ku tė stėrvitej nė qitjen me armė”. (Po aty).
Avniu qėndron nė hotelin “Dė Tuilėri” vetėm disa ditė pėr t’u vendosur nė njė hotel tjetėr, “Foburg Monmatrė” 32, ku merr me qira njė dhomė, duke parapaguar njėherėsh 210 franga pėr muajin e parė. Jo pa qėllim, ai kėrkon tė japė pėrshtypjen se i duhet njė dhomė e lirė pėr xhepin e tij prej studenti, kurse parapagimi do t’i shėrbėjė si mjet i fortė pėr tė mohuar akuzėn e krimit tė kryer me paramendim. Dhe ėshtė mjet i logjikshėm, sepse ēdo lloj hetuesi do tė mund tė kuptonte se njė njeri qė kishte ardhur pėr tė ikur sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, nuk kishte pse tė parapaguante pėr njė muaj, kur mund ta bėnte kėtė ēdo ditė.

Nxiton pėr tė zbatuar planin.

Mė 2 qershor, sipas dėshmive tė Avniut, (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje nr. 2, faqe 46), ai merr takim me delegacionin e qeverisė shqiptare qė kishte zėnė vend nė hotelin “Kempbell’ nė rrugėn “Frindland”.
”U paraqita pėr tė njoftuar ardhjen time nė Paris, - thotė Avniu, - por pa kėrkuar gjė tė veēantė”. Nė hotel dėgjon se tė nesėrmen do tė hapej njė ekspozitė shqiptare. Atėherė gjykon se atje mund tė takojė edhe njerėz qė mund tė dinė mė shumė pėr Esat pashėn. Nuk gabon. Por nuk ėshtė e lehtė tė ndodhesh pranė Esatit. Deri tani Avniu di vetėm qė Esati vazhdon tė jetojė nė hotelin “Kontinental” dhe se mė pas do tė vendoset nė vilėn “Said” qė sapo e ka blerė dhe qė po pajiset mė sė miri. Si pėr njė pasha!...
Avniu e kupton se gjithēka duhet tė kryhet para se Esati tė lėrė “Kontinentalin” pėr nė kėtė vilė. Dhe ja, nė ekspozitėn shqiptare Avniu arrin tė takohet me Gjergj Gogėn, qė kryen funksionet e sekretarit tė pashait. Njohja me tė bėhet gjoja rastėsisht. Dhe po kėshtu… rastėsisht, pas disa ditėsh Avniu e takon nė rrugė, ku i kėrkon ta ndihmojė tė gjejė adresėn e ndonjė shkolle nė tė cilėn ai tė kishte mundėsi “tė familjarizohet me praktikėn e gjuhės frėnge”. Por Gjergji, meqė nuk ėshtė nė gjendje ta ndihmojė, i rekomandon tė shkojė tė takojė Zef Ashikun nga Shkodra.
Gjatė procesit hetimor, Gjegj Goga, i thirrur pėr tė deponuar pėr Avniun, thotė se ai “mė ėshtė dukur njė njeri i sjellshėm dhe qėndrimi i tij ishte tepėr korrekt”. Avni Rustemi e kuptonte se nuk kishte ēfarė tė priste mė gjatė. Nė gati dy javė nga dita kur kishte arritur nė Paris, kishte mėsuar shumė tė reja. Njihte sekretarin e Esatit, kishte njohur lėvizjet e tij, kohėn kur hante, kur dilte, i kishte kėrkuar njė takim tjetėr Gjergj Gogės, gjithnjė me dėshirėn qė ai ta ndihmonte qė tė gjente njė shkollė ku tė mėsonte me mirė frėngjishten dhe tė merrte leksione pedagogjie. Pra, mund ta takonte edhe njė herė kur ai tė ishte duke dalė nga hoteli pranė Esat pashės. Dhe kėshtu do tė gjente rastin mė tė mirė qė ta qėllonte.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė