Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-05, 00:31   #10
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Per ata qe jane mykyr nga propaganda Enveriste;


Botuar te Gazeta Shqiptare, 26 Janar 2002

-----------------------------------------------------------

".....Serialin e incidenteve me atentate ndaj politikanėve jashtė Shqipėrisė e filloi Avni Rustemi i cili vrau nė Paris Esat Pashė Toptanin. Mė pas u vranė me atentate nė Bari dhe Pragė, ish-Ministrat Gurakuqi dhe Kryeziu e nė 1931 Mbreti Zog i shpėtoi atentatit qė iu bė nė Vjenė, ku mbeti i vrarė adjutanti i tij. Mė pas po me atentat u vra ish-Kryeministri Hasan Prishtina nė Selanik tė Greqisė, ku mė 1946 u rrėmbye dhe ish-Kryeministri tjetėr Koēo Kota.

Incidenti i rėndė i ndodhur para tre ditėve me politikanėt shqiptarė nė Bruksel, ku ata u goditėn dhe u rrahėn nga disa emigrantė shqiptarė, nuk ishte njė precedent dhe aq mė pak i panjohur nė historinė e politikės shqiptare. Po tė shikojmė historinė gjatė kėtyre 100 vjetėve tė fundit, do tė vėmė re se me politikanėt shqiptarė jashtė Shqipėrisė kanė ndodhur ngjarje edhe mė tė rėnda me vrasje, plagosje e rrėmbime tė disa Kryeministrave, Ministrave, madje edhe vetė Mbretit tė Shqipėrisė Ahmet Zogut, i ėshtė bėrė njė atentat nė Vjenė ku iu vra adjutanti i tij Llesh Topollaj.....


1920. Vrasja e Esat Pashės nė Paris
Historia e incidenteve me politikanėt shqiptarė jashtė Shqipėrisė e ka zanafillėn nė vitin 1920 kur Avni Rustemi qėlloi nė Paris dhe la tė vrarė Gjeneral Esat Pashė Toptanin, njė nga politikanėt mė tė njohur tė asaj kohe i cili kishte qenė Komisar nė Selanik, deputet nė Parlamentin e Turqisė dhe mė pas si Ministėr i Brendshėm nė Qeverinė e Princ Vidit nė Shqipėri, si dhe kishte marrė pjesė nė njė nga delegacionet shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Avni Rustemi pas vrasjes u kap nga policia franceze dhe ndonėse gjatė seancave gjyqėsore e pranoi vrasjen, ai u lirua nga Gjykata parisiene nė rrethana qė kanė mbetur tė paqarta edhe sot. Mbas asaj Avni Rustemi u kthye nė Shqipėri ku u zgjodh dhe deputet nė Parlamentin shqiptar. Nė atė kohė Ahmet Zogu i dėrgoi fjalė Avni Rustemit duke e paralajmėruar qė ai tė ruhej pasi Toptanasit do e gjenin njė njeri pėr ta paguar pėr vrasjen e tij dhe pėr atė gjė do tė akuzohej Zogu si kundėrshar politik qė e kishte. Por Rustemi jo vetėm qė nuk ruhej, por tepėr fodull ai shėtiste rrugėve tė Tiranės me brucėn e barijve tė Labėrisė qė e mbante mbi kostumin shik tė deputetit. Dhe ashtu ndodhi vėrtet, Avniu u vra mė 22 prill 1924 nga njerzit e afėrm tė Toptanit qė paguan njė njeri i cili qėlloi kundėr tij dhe ajo vrasje i shėrbeu opozitės sė asaj kohe qė me arkivolin e tij organizonte Revolucionin e Qershorit tė 1924 qė solli nė pushtet Qeverinė e Fan Nolit.

1925. Vrasja e Luigj Gurakuqit nė Bari
Vrasja tjetėr me atentat ndaj politikanėve shqiptarė jashtė Shqipėrisė u shėnua nė 2 mars tė vitit 1925 nė Bari tė Italisė ku mbeti i vrarė Luigj Gurakuqi, i cili ishte njė nga politikanėt mė tė njohur shqiptarė qė nga Qeveria e Ismail Qemalit nė 1912 kur mori portofolin e Ministrit tė Financave. Mė pas ai mbajti dhe portofolin e Ministrit tė Arsimit dhe nė vitin 1924 ishte krahu i djathtė i Fan Nolit nė Revolucionin e Qershorit qė e solli atė nė pushtet. Pas riardhjes sė Zogut nė pushtet nė 1924, ashtu si dhe shumė politikanė tė tjerė qė kishin marrė pjesė dhe kishin udhėhequr Revolucionin e 1924, edhe Gurakuqi u largua nga Shqipėria dhe u vendos nė Bari tė Italisė. Njeriu qė qėlloi mbi Gurakuqin, ishte djali i tezes sė tij Balto Stambolla, tė cilin thuhet se e nxiti Ministri i Brendshėm i Zogut, Ceno Beg Kryeziu, duke shfrytėzuar disa mosmarveshje familjare qė ata kishin pasur nė mes tyre. Nė atė kohė opozita antizogiste qė kishte mėrguar jashtė Shqipėrisė, pėr vrasjen e Gurakuqit bėri fajtor Ahmet Zogun, por nė gjyqin e zhvilluar nė Itali, nėna dhe vėllai i Gurakuqit deklaruan se Zogu nuk kishte fare gisht nė vrasjen e djalit e vėllait tė tyre.


1927. Vrasja e Ceno Beg Kryeziut nė Pragė
Njė nga incidentet e tjera qė u shėnua me politikanėt shqiptarė jashtė Shqipėrisė, ishte ajo qė ndodhi nė kryeqytetin e Ēekisė, Pragė, me vrasjen e ambasadorit shqiptar Ceno Beg Kryeziu, tė cilit po atė ditė i ishte firmosur dekreti nga Mbreti Zog si Ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė pranė Republikės Ēeke. Ceno Beg Kryeziu ishte nga familja e njohur e Kryezijve tė Kosovės dhe ishte martuar me njėrėn nga motrat e Ahmet Zogut, me tė cilin kishte dhe njė djalė tė quajtur Tati. Ceno Begu ishte njė nga njerzit qė mbėshteti rikthimin e Zogut nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1924 dhe nė qeverinė e krijuar nė Janarin e vitit 1925, Kryeministri Ahmet Zogu i dha atij postin e Ministrit tė Brendshėm. Gjatė kohės qė Ceno Begu ishte nė atė post, ndodhėn vrasjet e Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit tė cilat nuk kaluan pa lėnė pasoja nė politikėn shqiptare ku opozita e asaj kohe akuzoi Mbretin Zog qė kishte urdhėruar Ceno Begun pėr eleminimin e dy politikanėve tė njohur. Pas disa kohėsh Mbretit Zog i prishi mardhėniet me Ceno Begun dhe pasi e shkarkoi nga posti i Ministrit tė Brendshėm e emėroi atė Ministėr fuqiplotė tė Shqipėrisė nė Beograd. Mardhėniet nė mes Zogut e dhėndrit tė tij u ftohėn akoma dhe mė shumė pėr shkak se Ceno Begu filloi tė ndiqte njė politikė projugosllave nė dėm tė interesave tė Shqipėrisė dhe vetė Zogut. Pas kėsaj Zogu e emėroi Ceno Begun si Ministėr fuqiplotė nė Republikėn e Ēekisė ku pas pak ditėsh ai u vra nga njė student shqiptar i quajtur Alqiviadh Bebi nga Elbasani. Vrasja e tij ndodhi mė 14 tetor tė vitit 1927 nė orėn dhjetė tė natės, teksa Ceno Begu ishte duke hyrė nė kafenenė e tij tė preferuar "Passage" qė ndodhej nė sheshin "Vaclavski Namesit", studenti shqiptar Alqiviadh Bebi qė ishte futur mė pėrpara aty dhe po pinte i vetėm nė tavolinė, e qėlloi disa herė me pistoletė nė trup dhe nė kokė duke e lėnė tė vdekur nė vend. Pas vrasjes, studenti Elbasanas nuk u largua dhe personeli i lokalit e kapi dhe ia dorzoi policisė. Ajo vrasje nė atė kohė bėri bujė tė madhe dhe u publikua nga shumė gazeta tė Europės tė cilat dhanė versione nga mė tė ndryshmet pėr motivet e asaj vrasje, ku nuk munguan dhe akuzat ndaj Zogut i cili sipas tyre kishte paguar studentin shqiptar qė ta vriste dhėndrin e tij. Atė ditė qė nė Pragė filloi gjyqi ndaj Alqiviadh Bebit i cili e pranoi se atė vrasje e kishte bėrė pėr motive politike, pasi sipas tij Ceno Begu kishte tradhėtuar Mbretin Zog, ndodhi dhe vrasja e tij brenda nė sallėn e gjyqit nga Zija Vuēiterni nga Kosova qė shėrbente si adjutant i Gani Beut (vėllai i Cenos) i cili e qėlloi disa herė me pistoletė Bebin i cili ra i vdekur mbi tavolinėn e gjykatėsit dhe plumbat e tjerė plagosėn edhe njė gazetar italian. Zija Vuēiterna e pranoi autorsinė e vrasjes nė gjyqin e tij qė u zhvillua po nė Pragė, duke deklaruar: "Mora hakun e vėllait tim Ceno Begut".

1931. ndaj Zogut nė Vjenė
Seriali i atentateve ndaj politikanėve tė lartė shqiptarė jashtė Shqipėrisė, pasoi me atė ndaj Mbetit Zog nė fillimin e vitit 1931. Nė atė kohė Mbreti Zog i cili vuante nga njė sėmundje e rėndė dhe mjekėt ia kishin bėrė shumė alarmante, vendosi qė tė shkonte pėr kurim nė Vjenė tė Austrisė ku asokohe ishte vendosur njė pjesė e mėrgatės politike antizogiste e cila ishte larguar nga Shqipėria nė fundin e 1924 kur Ahmet Zogu u kthye nė pushtet. Ndonėse shumė nga njerzit e afėrm dhe besnikė Mbretit e kėshilluan atė se vajtja nė kryeqytetin vjenez do tė kishte pasoja, ai nuk i dėgjoi ata dhe pėr mė tepėr vendosi qė tė shkonte aty pėr t'ju bėrė njė sfidė atyre. Pak ditė pasi Zogu kishte shkuar nė Austri, mė datėn 20 shkurt 1931 ai vendosi qė tė shkonte nė Teatrin e Operas sė Vjenės ku atė ditė luhej Opera "Aida" dhe nė atė mbrėmje Mbreti Zog shoqėrohej nga Ministri i Oborrit Eqerem Bej Libohova dhe dy adjutantėt e tij Kolonel Zef Serreqi dhe Major Llesh Topollaj. Ashtu dhe siē ishte parashikuar mėrgata politike shqiptare qė ishte nė Vjenė, vendosi qė t'a vriste Mbretin Zog dhe pėr realizimin e atentatit dolėn vullnetarė Ndok Gjeloshi dhe Azis Ēami, dy ish ushtarakė qė ishin larguar nga Shqipėria si antizogistė. Po ashtu si mbėshtetės tė tyre nė atė atentat ishte dhe Qazim Mulleti, ish-deputet i Parlamentit shqiptar dhe njeri i afėrt i Fan Nolit. Atė natė pasi Zogu dhe njerzit qė e shoqėronin u futėn nė Opera, Mbreti e ndjeu qė diēka po pėrgatitej ndaj tij dhe urdhėroi shoqėruesit qė t'ia sillnin makinėn nė daljen e mbrapme tė sallės sė Operas, nė mėnyrė qė ai tė largohej sa mė shpejt prej andej. Pasi makina e Mbretit u afrua tek porta e pasme e sallės, i pari doli Majori Llesh Topollaj i cili ishte veshur me uniformėn e Mbretit dhe Ndok Gjeloshi i cili kishte zėnė pritė nė lulishte, duke e pandehur atė si Mbretin Zog, e qėlloi disa herė me pistoletė dhe e vrau nė vėnd. Nė kėtė kohė dhe Azis Ēami u afrua pėr tė qėlluar tė tjerėt qė po dilnin dhe shtiu disa herė me pistoletė mbi Zogun e Eqerem Libohovėn tė cilėt dhe ata iu pėrgjigjėn duke e qėlluar nga pesė herė me pistoletė. Teksa Azis Ēami po qėllonte mbi Zogun dhe Eqerem Beun, atij i ngeci pistoleta dhe adjutanti tjetėr i Zogut, Zef Serreqi iua afrua dhe e ēarmatosi menjėherė. Nga zhurma qė u bė aty mbėrriti menjėherė policia vendase dhe i arrestoi dy atentatorėt Ēamin dhe Gjeloshin tė cilėt dolėn nė gjyq nė Vjenė dhe u dėnuan pėr vrasjen e Topollajt e plagosjen e Libohovės. Kurse ideatori dhe urdhėruesi i atij atentati Hasan Prishtina, u largua nga Austria pa rėnė nė dorėn e policisė austriake.



1933. Vrasja e Hasan Prishtinės nė Selanik
Seriali i vrasjeve ndaj politikanėve shqiptarė vijoi mė 14 gusht tė vitit 1933, me atentatin ndaj Hasan Prishtinės nė Selanik tė Greqisė. Hasan Prishtina ishte njė nga politikanėt e njohur tė Shqipėrisė qė nė vitet 1911-1924 i cili ishte i zgjedhur tre herė si deputet qė nė Parlamentin e Turqisė e mė pas nė atė shqiptar dhe kishte mbajtur edhe postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė nė prillin e vitit 1921. Aktivitetin e tij si politikan Hasan Prishtina e kishte filluar qė nė Turqi dhe mė pas nė vėndlindjen e tij nė Kosovė e mė pas nė Shqipėri, ku nė 1913 u zgjodh antar i Qeverisė sė Ismail Qemalit. Gjatė viteve 1920-24 Prishtina u shqua si njė politikan tepėr aktiv dhe pas riardhjes sė Zogut nė fuqi nė 1924, ai emigroi jashtė Shqipėrisė duke qenė njė nga kundėrshtarėt mė tė vendosur tė Mbretit Zog, ndaj tė cilit organizoi dhe atentatin nė vitin 1931 nė Vjenė. Hasan Prishtina mbeti i vrarė nė Selanik nga njė atentat nė rrethana tė paqarta, por opozita e asaj kohe atė vrasje i ngarkoi Ahmet Zogut, por dhe qarqeve serbe, meqėnse ai kishte kryesuar Komitetin pėr Mbrojtjen e Kosovės. Deri aty nga vitet 1960 Hasan Prishtina konsiderohej si tradhėtar nė tekstet e Historisė sė Shqipėrisė dhe mė pas ai u rehabilitua, e nė vitin 1977 eshtrat e tija u sollėn nga Greqia nė Shqipėri dhe ai u varros nė qytetin e Kukėsit.


1946. Ish- Kryeministrit Kota rrėmbehet nė Greqi
Kur nuk kishin kaluar veēse njė vit e ca nga mbarimi i luftės nė Shqipėri, ish- Kryeministri Koēo Kota i cili ishte arratisur dhe qėndronte nė Greqi qė nga viti 1939 kur ishte larguar sė bashku me Mbretin Zog, u rrėmbye nga njerzit e shėrbimeve sekrete tė Qeverisė komuniste shqiptare dhe ua suall nė Shqipėri i hipur nė njė furgon. Pėr rrėmbimin dhe sjelljen e tij nė Shqipėri, shėrbimet sekrete shqiptare u ndihmuan nga komunistėt grekė tė EAM-it tė cilėt nė atė kohė kontrollonin njė territor tė konsiderueshėm tė Greqisė ku banonte edhe ish-Kryeministri i Shqipėrisė. Koēo Kota u nxuarr para Gjyqit Special nė Tiranė sė bashku me Padėr Anton Harapin, e Sokrat Dodbibėn e ndonėse avokati i tij Dr. Spiro Stringa argumnetoi me fakte pafajėsinė e klientit tė tij qė kishte qenė Sekretar i Kongresit tė Lushnjes nė 1920, ai u dėnua me 25 vjet burg i akuzuar si tradhėtar i popullit shqiptar. Koē Kota vdiq i helmuar nė burgun e Burrelit pak kohė pasi kishte shkuar aty pėr tė vuajtur dėnimin......................................"


Mjaft me me pallavra dhe plehra te historise sic jane Enveri dhe Enveristet (te hapur apo te kamufluar)

Tomori
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė