Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-06, 23:26   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shtjefėn Kurti, kleriku qė ēoi nė OKB rezolutėn shqiptare

Tragjedia e `71: Pagėzoi njė fėmijė, u dėnua me pushkatim, “Nuk e pranova ofertėn e mbretit Zog pėr njė post politik, se i pėrkas kishės”


Manjola Bregasi


Dėnim me vdekje. Ishte ky vendimi qė mori Gjykata Ushtarake nė vitin 1971, ndaj tė pandehurit Dom Shtjefėn Kurti. Akuzat qė rėndonin mbi tė ishin ato tė sabotazhit dhe spiunazhit nė favor tė tė huajve. Por e vėrteta ishte vetėm njė: prifti dioqezian kishte pagėzuar njė fėmijė, nė njė kohė kur Shqipėria ishte shpallur vend ateist dhe kur feja ishte e ndaluar me ligj. Pėr Dom Shtjefėn Kurtin nuk ishte hera e parė qė pėrballej me dyert e burgjeve dhe tė hetuesisė shqiptare. Dhe pėr mė tepėr, ky ishte dėnimi i dytė. Fillimisht me akuzėn si agjent i shėrbimeve franceze, amerikane e angleze, ai ishte dėnuar 20 vjet burg, dėnim tė cilin e kishte vuajtur nė burgun famėkeq tė Burrelit. Por cila ėshtė historia e plotė e priftit kosovar, qė sot qėndron nė listėn e miratuar nga Vatikani pėr t’u shpallur martir? Veprimtaria e tij fetare nė Shqipėri dhe jashtė saj. Bindjet nacionaliste dhe qėndrimi kundėr komunizmit, qė do e ēonin drejt fundit tragjik: pushkatimit. Pėr herė tė parė, historia e Dom Shtjefėn Kurtit vjen e plotė pėrmes materialeve tė siguruara dhe tė pėrpunuara nga studiuesi Pjetėr Pepa, i cili ėshtė duke punuar mbi njė libėr voluminoz pėr fatin e klerikut katolik nė Shqipėri gjatė viteve tė regjimit komunist. Duke qenė ambasador i vendit tonė nė Vatikan, nė vitet ‘90, Dr. Pepa ka pasur mundėsinė tė hulumtojė me kujdes nė shumė prej arkivave qė disponojnė materiale, pėr jetėn dhe veprimtarinė e klerikėve nė Shqipėri, mes tė tjerėve edhe pėr Dom Shtjefėn Kurtin, i pushkatuar nė moshėn 73-vjeēare.
Takimi me Papa Benediktin XV
Pasi shugurohet prift mė 13 maj tė vitit 1921, Dom Shtjefėn Kurti pėr njė kohė tė gjatė do tė shoqėronte Imzot Lazėr Mjedėn, gjatė lėvizjeve tė tij nga Shkupi nė Romė e mė pas nė Shkodėr. Ishte dhjetori i viti 1921, kur Imzot Mjeda ndodhej nė njė audiencė me Papa Benediktin e XV. Sė bashku me tė ėshtė edhe Dom Shtjefni. Nė kėto ēaste Papa i kėrkon tė shkėputet nga Arqidioqeza e Shkupit e tė vazhdojė nė Shkodėr me detyrėn e sekretarit tė Imzot Mjedės, por Dom Shtjefni, pasi e falėnderoi, i shprehu dėshirėn tė vazhdonte tė punonte pėr popullin e Shkupit. Kėto fjalė me sa duket i pėlqyen Papės, i cili iu pėrgjigj: “Mirė, kthehu e puno mes atij populli!”.
Pas disa ditėsh nė Romė, Papa vdes dhe nė vendin e tij emėrohet i riu kardinal Ratti, me emrin Piu XI. Nė takimet me Papėn e ri, Imzot Mjeda dhe Dom Shtjefni morėn bekimin nė detyrat e tyre dhe u ndanė, duke u pėrqafuar shqiptarēe.
Tė dy u kthyen nė Shkodėr, ku nė muajin shkurt Imzot Mjeda mori detyrėn e re. Njė muaj mė pas, Dom Shtjefni kalon nė Bari, ku do tė njihej me Luigj Gurakuqin; nė Venedik e Vjenė do tė takohej me Imzot Luigj Bumēin, tė cilin kryeministri dhe ministri i Punėve tė Brendshme, Ahmet Zogu, e kishte larguar nga Shqipėria; njihet nė Vjenė me Aqif Pashėn, ish-regjent i Shqipėrisė, i ftuar pėr ēaj nė shtėpinė e tij, e pas katėr muajsh kthehet prapė nė Arqidioqezėn e tij. Pak kohė pas kthimit nė Shkup e dėrguan pėr ndihmė nė Prizren e mė pas nė Gjakovė, si famullitar i Novoselės. Atje ndėrtoi dhe themeloi famullinė dhe kishėn, Kongregacionin e Zojės, Shoqėrinė e Rinisė “Zoti me ju”, formon korin e sjell njė organium. Nė kėtė periudhė iu ofrua nga Imzot Mjeda detyra e ndihmėsfamullitarit tė Pjetėr Gjurės nė Shkodėr, por Dom Shtjefni s’e pranoi.
Angazhimi nė ngjarjet politike
Ngjarjet politike lidhur me keqtrajtimin e shqiptarėve janė nė qendėr tė vėmendjes e tė aktivitetit tė tij. Pėr kėtė ēėshtje tė shqiptarėve ankohet tek Ahmet Zogu, qė pas largimit nga Shqipėria qėndronte nė Beograd, por pėr kėtė e shumė veprimtari tė tjera shihet me sy tė keq nga autoritetet e nėnprefekturės. Dikush nga autoritetet e Prefekturės, (nėpunės Jovani) pas vrasjes sė Padėr Shtjefėn Gjeēovit, i jep tė lexojė njė letėr ku jepej porosi tė gjurmohej dhe i thotė: “S’kam ēka me t’ba, je nė listėn e zezė...!”
Kryemėsuesi i shkollės sė Novoselės ngre padi kundėr tij se paska dėrguar shtėpi mė shtėpi shėrbėtorin, duke i kėshilluar njerėzit tė mos i ēojnė fėmijėt nė shkollėn serbe, ndėrsa e vėrteta ishte se ai u ndante libra shqip dhe u mėsonte gjuhėn e nėnės. Duke qenė nė kėtė situatė e rrezikshme, me dy shokėt e tij, Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bizakun, nė mesnatėn e 2 janarit 1930 kalon kufirin shqiptar nė piramidėn 11, nė Letaj.
Memorandumi i dėrguar nė Lidhjen e Kombeve
I nis njė telegram Ahmet Zogut pėr t’u pranuar nė Shqipėri dhe me urdhėr tė tij pėrcillen pėr nė Krumė, Kukės, Bicaj, Peshkopi e Tiranė, kalim qė bėhet objekt gazetash, pėr mjaft kohė. Mė pas hartojnė njė memorandum mbi shkeljen e tė drejtave shqiptare, katolike e myslimane nė Kosovė, nga autoritetet serbe. Ky memorandum i dėrgohet Lidhjes sė Kombeve. Nė prill tė po kėtij viti nisen pėr nė Gjenevė dhe mė 5 maj 1931 e dorėzojnė kėtė te sekretari i Lidhjes sė Kombeve, z.Enrih Drumont, me titull “Situatat e shqiptarėve nė Jugosllavi”. Nė janar 1930, njė material prej 52 faqesh nė frėngjisht, me tė njėjtėn temė, ka jehonė tė fuqishme ndėrkombėtare.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė