Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-08, 05:03   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

11 pikash), si detyrė kryesore shtrohej lufta kundėr ēdo orvatjeje tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Greqisė dhe tė Malit tė Zi pėr copėtimin e tokave shqiptare. Rryma patriotike e kryesuar nga Haxhi Zeka shtroi edhe ēėshtjen e autonomisė, por, pėr shkak tė rrezikut tė copėtimit dhe qėndrimit tė elementėve konservatorė e turkomanė, ajo nuk u pėrfshi nė vendimet e para. Nė vendime kėrkohej qė Lidhja tė formonte degėt e saj dhe tė shtrinte veprimtarinė nė gjithė Shqipėrinė. Kuvendi shpalli gjithashtu Besėn pėr njė vit, me qėllim qė tė ndėrpriteshin hakmarrjet, grindjet etj.
Shtrirja e Lidhjes sė Pejės dhe lufta e saj me forcat osmane

Pas formimit tė Lidhjes, Haxhi Zeka dhe patriotėt e tjerė, brenda dhe jashtė atdheut, bėnė pėrpjekje pėr ta shtrirė atė edhe nė krahinat e tjera. Si rrjedhojė, Lidhja e Pejės u shtri nė Shqipėrinė e veriut, nė Shqipėrinė e Mesme dhe pjesėrisht nė Shqipėrinė e Jugut. Njėkohėsisht u bėnė pėrpjekje pėr tė organizuar njė kuvend tė pėrgjithshėm shqiptar, ku do tė miratohej programi kombėtar i Lidhjes. Me anė tė shtypit shqiptar dhe tė thirrjeve drejtuar popullit kėrkohej bashkimi rreth Lidhjes sė Pejės dhe programit pėr autonomi. Pikėrisht nė kėtė kohė (mars 1899) Sami Frashėri botoi veprėn ,,Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhetė ?’’ Nė tė Samiu jo vetėm qė pėrshkruante gjendjen e vėshtirė tė Shqipėrisė dhe rreziqet qė i kanoseshin nga armiqtė e jashtėm, por tregonte edhe rrugėn qė duhej tė ndiqte populli shqiptar dhe lėvizja e tij kombėtare. Samiu shtronte nevojėn e sigurimit, nė fillim tė autonomisė, e pastaj tė pavarėsisė sė plotė. Shqiptarėt duhej ta arrinin atė me hir ose me pahir. Samiu e vlerėsonte shumė Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe kėrkonte qė ajo tė shndėrrohej nė njė organ tė pėrhershėm qeveritar. E shqetėsuar nga formimi i Lidhjes sė Pejės dhe nga zgjerimi i veprimtarisė sė saj, qeveria e Stambollit nxori njė numėr urdhėrash pėr tė ēarmatosur shqiptarėt dhe pėr tė shtypur Lidhjen. Pėr kėtė qėllim sulltani pėrdori edhe disa bejlerė reaksionarė, me nė krye Riza bej Kryeziun, tė cilėt qysh nė fillim i ishin kundėrvėnė Lidhjes sė Pejės. Qeveria osmane ndaloi mbledhjen e kuvendit tė pėrgjithshėm, qė do tė mbahej nė Prizren nė maj 1899.
Nė fillim Lidhja e Pejės u qėndroi presioneve tė Portės sė Lartė, madje nė vjeshtė 1899 ajo filloi luftėn e armatosur kundėr administratės osmane dhe pėr ta zėvendėsuar atė me administratė shqiptare. Lėvizja antiosmane pėrfshiu kryesisht Kosovėn e Dibrėn, por nuk u shtri nė gjithė Shqipėrinė.
Veprimet e armatosura kundėr autoriteteve osmane vazhduan deri nė maj tė vitit 1900. Atėherė Porta e Lartė dėrgoi forca tė mėdha ushtarake kundėr Lidhjes sė Pejės dhe e shtypi atė. Megjithatė ajo shėnoi njė ngritje tė re nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.


LĖVIZJA KOMBĖTARE NĖ VITET 1901 - 1908

Forcimi i reaksionit osman dhe i qėndresės shqiptare

Pas shtypjes sė Lidhjes sė Pejės, Porta e Lartė i vazhdoi ndjekjet dhe burgimet nė Shqipėri. Ajo e forcoi mė tej regjimin e terrorit policor dhe politikėn e mohimit tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Autoritetet osmane i dhanė njė goditje tė fortė edhe lėvizjes arsimore e kulturore shqiptare. Ndoqėn e arrestuan mėsuesit e gjuhės shqipe, ndaluan pėrhapjen e librave shqipe dhe mbyllėn, pėrveē tė tjerave edhe Mėsonjėtoren Shqipe tė Korēės (1902). Kėsaj shtypjeje tė egėr politike iu shtua edhe ndėrhyrja e fuqive tė mėdha nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Nė fillim tė shekullit XX u rrit mė shumė rivaliteti i kėtyre fuqive pėr tė zgjeruar ndikimin e tyre politik dhe ekonomik.
Shtypja politike dhe ekonomike osmane dhe ndėrhyrje e shteteve tė huaja u bėnė shkak pėr rritjen e qėndresės shqiptare. Nė verėn dhe nė vjeshtėn e vitit 1901 pakėnaqėsia u shtri nė tė gjitha vilajetet shqiptare. Popullsia e krahinave tė ndryshme nuk pranonte tė paguante taksat dhe tė jepte ushtarė. Situatėn e acaruan mė tepėr vrasja e udhėheqėsit tė Lėvizjes Kombėtare, Haxhi Zeka nė Pejė, nė shkurt 1902, nga njė agjent i qarqeve shoviniste serbe dhe shpallja e ,,reformave’’ pėr ,,vilajetet maqedonase’’ nė dhjetor 1902. Nė rrethana tė tilla, gjatė viteve tė para tė shek. XX, lėvizja e armatosur mori pėrpjesėtime mjaft tė gjėra. Dhjetėra pėrleshje tė armatosura u bėnė nė rrethet e Shkodrės, Pejės, Mitrovicės, Prishtinės, Prizrenit, Gjakovės, Lumės, Dibrės, Mirditės, Pukės, Vlorės, Tepelenės etj. Patriotėt shqiptarė pėrkrahėn edhe luftėn ēlirimtare tė popullit maqedonas kundėr zgjedhės osmane dhe morėn pjesė nė kryengritjen e Ilindenit (dita e Shėn Ilisė), qė shpėrtheu mė 2 gusht 1903 nė Maqedoni. Ata mbajtėn qėndrim kritik ndaj reformave demagogjike tė sulltanit qė sillnin mė vete edhe rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė