Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 17:49   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Kuvendi i Verrave tė Llukės

Pas rėnies sė Grykės sė Kaēanikut, kur ushtria osmane filloi marshimin nė drejtim tė Carralevės, konsulli serb nė Prishtinė mori udhėzime pėr t’i dhėnė ekspeditės turke ēdo pėrkrahje. Me porosinė e tij fshatarėt e mėsuesit serbė u vunė nė shėrbim tė Turgut Pashės. Sipas udhėzimeve qė morėn nga oficerėt e shtabit turk nė Ferizaj, ata mblidhnin tė dhėna pėr gjendjen, organizimin e vendndodhjen e forcave kryengritėse dhe pėrhapnin lajme tė rreme rreth marshimit tė forcave tė mėdha osmane pėr tė shkurajuar shqiptarėt.

Nė kundėrshtim me premtimin qė u kishte bėrė shqiptarėve nė fillim tė kryengritjes, Serbia nuk pranoi t’i strehonte kryengritėsit. Beogradi pranoi tė strehonte nė Serbi vetėm disa prej krerėve, si Hasan Hysen Budakovėn, Zejnel Beun nga Gjilani, Shaqir Ēavdarbashėn nga Peja dhe bajraktarin e Ostrozubit, duke shpresuar se mund t’i pėrdorte nė shėrbim tė politikės serbe. Qeveria serbe i ofroi strehim edhe Idriz Seferit, por ky nuk e pranoi dhe qėndroi nė malet e krahinės sė vet, nė Karadak.

Ndryshe nga Serbia, Mali Zi, edhe pse nuk e pėrkrahu kryengritjen shqiptare, nuk mbajti qėndrim armiqėsor kundrejt saj dhe u dha strehim kryengritėsve.
Kryengritėsit e anės veriperėndimore tė Kosovės nė fillim u vendosėn nė Bjeshkėt e Namuna. Por mungesa e ushqimeve dhe fillimi i tė ftohtit e bėri tė pamundur qėndrimin e tyre tė mėtejshėm nė ato anė. Nė kėto rrethana, Isa Boletini, nė emėr tė tė gjithė krerėve tė kryengritjes, kėrkoi nga Cetina qė t’i strehonte nė Mal tė Zi. Kjo kėrkesė u pranua nga qeveria e Malit tė Zi, e cila formoi njė komision tė posaēėm pėr strehimin e emigrantėve. Ata u vendosėn nė Cetinė, nė Podgoricė, nė Shpuzė, nė Nikshiq dhe nė Ulqin.

Por pas deklaratave tė princ Nikollės pėr motivet humanitare qė e shtynė tė mbante kėtė qėndrim, fshihej synimi i tij pėr tė bėrė pėr vete krerėt shqiptarė, duke shpresuar se me ndihmėn e tyre do tė kėnaqte lakmitė territoriale ndaj tokave shqiptare qė shkonin deri nė Mat e mė gjerė, ndėrsa populli malalez i priti miqėsisht refugjatėt e ardhur nga territoret shqiptare.
Kryengritja e Kosovės dhe Fuqitė e Mėdha
Fuqitė e Mėdha, duke respektuar politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė Perandorinė Osmane, nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme e Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr shtypjen e kryengritjes.
Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė pėrdori ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njėjtė. Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė Lartė pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte Stambollin qė tė mos shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj shqiptarėve.

Tė njėjtin qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane. Nėpėrmjet pėrpjekjeve diplomatike qė bėnė pranė qeverisė xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn vėrejtjen asaj pėr masat e tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit se ndjekja e kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do t’ua lehtėsonte shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as Berlini, as Vjena.

Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė, San Xhuliano, nėpėrmjet ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė kujdesshme e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke nė Shqipėri; ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn simpatinė pėr kryengritjen shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr tė qeverisė xhonturke kundrejt shqiptarėve. Nė kėto qėndrime tė dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbėresh.

Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i propagandės qė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe komitetet bėnė nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Njė vend tė veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Boston.

Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte e para lėvizje e armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek. XX, por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e suksesshme luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė vilajetit tė Shkodrės nuk ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nuk arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė gjerė kombėtare as nė rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje edhe nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin e ushtrisė sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit nuk arritėn tė organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė gjithė vilajetin. Vatrat e qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj., mbetėn tė shkėputura nga njėra-tjetra.

Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė qendre tė vetme drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit qėndroi mėnjanė ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk u pėrfshi nė luftėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarėve tė klubeve atdhetare nė vilajetet e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte ende e bindur pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. Edhe deputetėt shqiptarė, duke pėrfshirė edhe ata mė radikalėt (me ndonjė pėrjashtim), nuk qenė tė prirė nė kėtė kohė pėr tė dalė nga kuadri i luftės parlamentare, ndėrsa komitetet e fshehta nė Jug tė vendit, ndonėse ishin pėrkrahės tė kryengritjes sė armatosur, nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė mbėshtetur me veprime tė armatosura kryengritjen e Kosovės.

Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se shqiptarėt u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur nga instruktorė tė huaj.
Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė shteteve fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan t’i pėrmbaheshin politikės, tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė.

Megjithėse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua tė bėjė ndonjė lėshim. Nė vjeshtėn e vitit 1910 ajo hoqi ligjin pėr bandat, lejoi hapjen e ndonjė shkolle shqipe, pa hequr dorė nga pėrpjekjet pėr t’i detyruar shqiptarėt qė tė pėrdornin alfabetin arab, ndėrpreu zbatimin e masave pėr ēarmatimin, pėr rekrutimin ushtarak e pėr mbledhjen e taksave dhe premtoi se do tė pėrdorte njė fond tė posaēėm pėr ndėrtimin e shtėpive tė djegura e tė rrėnuara gjatė fushatave ushtarake tė vitit 1910. Pėr tė penguar njė shpėrthim tė ri tė kryengritjes nė Kosovė, Porta e Lartė dėrgoi atje disa komisione qė u ngarkuan tė qetėsonin vendin duke u marrė vesh me krerėt shqiptarė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė