Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-04, 12:00   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Erresire!Nje trokitje e ngadalte deperton nga jashte ne heshtjen e dhomes: Duket sikur dicka kerkon te hyj brenda......dicka e murrme , e brengosur & e paforme,dicka me e trishtueshme se vet trishtimi........ nje kujtim i larget,anonim, nje vale e pafund qe do te te marri me vete dhe te te varros ne gjirin e saj ate qe e kishte pase sjelle dikur & e kishte pase harruar ne nje ishull :Nje grimez njeri,nje grimez drite, nje grimez mendimi.

Pse duhet ti kthejme nga bota e vdekur e kujtimeve disa caste?Ceshte kjo nevoje per te perjetuar?E kaluara kapet me thonjte e saj te gjate ne boten time te mendimeve.Kerkon te dali nga ajo bote e vdekur ku e kam strukur,te me afrohet,te me pushtoj.........


Dehuni
Gjithmone duhet me qene i dehur .....Ketu qendron ceshtja per te mos ndjere peshen e llahtarshme te kohes ,qe na thyen shpatullat e na perkul me fytyre nga toka,dehuni pa pushim.Po me se?...Me vere.....Me poezi....Me vyrtyt...sipas deshires.Vec dehuni....E nese ndonjehere ne shkallet e pallatit ,mbi barin e gjelber te hendekut,ne vetmine e urryer te dhomes,ju zgjoheni e nderko dehja eshte tretur e anulluar pyetni eren,dallgen,yllin,zogun,sahatin,gjithcka qe iken ,gjithcka qe gjemon,gjithcka qe rrokulliset,gjithcka qe kendon,gjithcka qe flet.Pyeteni cfare eshte?dhe era,dallga,ylli,zogu,sahati do tju pergjigjet :`` Eshte ora te deheni!Per te mos qene sklleverit e marterizuar te kohes,dehuni.....dehuni pa pushim!Me vere......Me poezi....Me vyrtyt....Sipas deshires......
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė