Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-07, 16:18   #16
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Djali Gahtar

Njė djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipėrisė. Njė shqiponjė fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė njė shkrepi. Shqipja ishte jashtezakonisht e madhe dhe mbante nė kthetrat e saj njė gjarpėr.
Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqiponjės qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vėrtetė i mbytur. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqiponjės dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėve te shqiponjės.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja ėshtė imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpri qė ti nuk e kishe mbytur" u pėrgjegj djaloshi.

"Ma jep foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syve tė mi dhe fuqinė e krahėve tė mi. Ti do tė jesh i pamposhtur dhe do tė quhesh me emrin tim!"

I riu i dha shqiponjės zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte bėrė burrė. Me harkun e vet ai mbyti shumė bisha tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė armiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditur nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i shqiponjės", dhe mbretėria e tij mori emnin Shqipėri, qė do me thanė "Vendi i shqiponjėva."


Marre nga "Tregime te mocme shqiptare"
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante