Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 12:57   #25
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbreti me Zanat

Mbreti me Zanat

Njė mbret, i ri nė moshė rreth 25 vjeē,i pa martuar,fronin e trashėgoi nga i jati.Ai djalė ishte pak i ēuditshėm pėr mbretėrinė, sepse pyetjeve tė tija,tė pakėt ishin ata qė i pėrgjigjeshin! Bashkė me fronin,nėn urdhėrat e tij ishin edhe tė gjith ata qė i kishin shėrbyer me besnikėri babait tė tij.Njėri nga kėta,ishte njė kėshilltar,me gradėn gjeneral,i vjetėr nė moshė,rreth tė 60-tave dhe me flokė tė thinjur.Njė ditė prej ditėsh,Mbreti dhe Gjenerali,kėshtu quhen nė pėrrallė,ishin duke biseduar nė dhomėn mbretėrore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtė dhe koha kishte filluar tė ftohej.Nė ēengelin e oxhakut, ishte varur njė kusi me ujė, e cila pėrdorej pėr tė mos u tharė ajri i dhomės. Pėr njė moment nuk po fliste asnjėri dhe dėgjohej vetėm kllu-kllu i ujit qė valonte dhe tek-tuk ndonjėēik ujė qė binte nė zjarr,duke lėshuar atė zhurmėn karakteristike tė tij.Kush ka qėn mbret, e di shum mirė se ē’do tė them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
- Ēfar thotė Kusia?
Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bėnte shaka,sepse nuk e kishte dėgjuar herė tjetėr kėtė lloj pyetje!Por Mbreti kėmbėnguli dhe e pyeti pėrsėri:
-Ēfar thotė Kusia?
Pėrsėri Gjenerali ja ktheu me tė qeshur:
- Kusia? Ēfar do thotė? Asgjė!
- Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot njė gjė!
-Po ēfar do thot Kusia?-Ju pėrgjigj Gjenerali me kureshtje.
- Atė dua tė gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerė.- Pėrndryshe nuk meriton tė jesh pranė meje. Po nuk e gjete do tė pres kokėn.
Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bėnte shaka,por nuk dinte si ti pėrgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrėmbimėthi duke kėrkuar leje tė largohej.
- Ikė.-I tha Mbreti- Por ke tre ditė afat pėr t’a gjetur! Pėrndryshe unė do jap urdhėr tė tė presin kokėn!
Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Nė dalje tė portės sė jashtme, u pėrplas me Bahēevanin e pallatit.Edhe Bahēevani ishte njė burr i moshuar, pothuajse nė njė moshė ma Gjeneralin.
- Ej! Ku i ke sytė? Nuk shikon ku hedh kėmbėt? - I foli Bahēevani.
- Ou! Mė fal! Nuk e kisha mėndjen!- Ju pėrgjigj Gjenerali.
- Ku e kishe mėndjen?- E pyeti Bahēevani.
- Lėre mos mė pyet!- I tha Gjenerali.
- Po ti fol, se mund tė ndihmojmė!- I thotė Bahēevani.
- Nuk e di por…Kėshtu,kėshtu…mė ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
- Dėgjo kėtu.-I thotė Bahēevani.- Unė nuk tė jap dotė xhuvap,por e kuptoj se kot nuk tė ka thėn Mbreti! Kėto janė nga ato fjalėt qė…pėrgjigjen e kan nė hejbe,si i thotė njė fjale tė urtė! Po ti mos u mėrzit se nė njė fshat jeton njė vajzė e re, e cila u kthen pėrgjigje kėtyre pyetjeve.Ajo jeton vetėm me babanė e saj dhe ėshtė shum e zgjuar.Njė ditė larg ėshtė prej kėtej.- E sqaroj Bahēevani.
Gjenerali pasi e dėgjoj me vėmėndeje,mėsoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qė tė nesėrmen nė mėngjez tė shkonte atje, pėr tė mėsuar pėrgjigjen qė do ti shpėtonte kokėn! Mezi priti tė gdhihej!Sapo ēeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformėn ushtarake,qė tė dukej sa mė i thjeshtė dhe mori rrugėn pėr nė fshat.Me vehten e tij bėnte llogari, se si do gjente sa mė kollaj shtėpinė e vajzės! Si do hynte nė bisedė! Mendonte edhe ai ndonjė pyetje tė ngjashme me atė pyetjen e Mbretit.E bėri llogari qė nė tė ngrysur tė gjendej nė fshatin e duhur.Nė tė perėnduar tė diellit u gjend nė fillim tė fshatit tė adresuar.Ai ishte njė fshat nė rrėzė tė njė mali tė lartė.Aty nė anė tė rrugės pa njė fshatar, i cili po lėronte (plugonte) tokėn me qe’! Pasi e pėrshėndeti,Gjenerali e pyeti nėse kishte zjarr pėr tė ndezur njė cigare,ndryshe nuk kishte se si tė hynte nė bisedė me fshatarin.
- Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pėrgjigj fshatari, njė burrė rreth tė 50-ave,me njė bujari karakteristike tė njė tė varfėri por fisnik!
Gjenerali i zbriti kalit, e la tė kulloste nė ledhin e arės dhe vetė shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulėn tė dy ashtu siē ishin,mbi arėn e sapo lėruar dhe e drodhėn nga njė cigare, duke pėrdorur gjethet e kallirit tė misrit(lėpushka), nė vėnd tė letrės.Kėshtu ishte atėherė! Duke tymosur duhanin e fortė tė fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda mė tej!
- Ka ndonjė Han nė kėtė fshat qė tė gdhihemi pėr sonte,sepse jam pėr rrugė tė gjatė?-Pyeti Gjeneral,pėr tė hapur muhabet,duke e provokuar.
- Han nuk kemi nė fshat, por..ti mos u mėrzit se e kemi njė copė kasolle pėr miq e pėr shokė!- Ju pėrgjigj fshatari.
- Tė fleminderit por..nuk dua tė tė bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tėnde, e mė duket sikur do tė vė nė siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
- Ooo ē’ėshtė ajo? Unė vetėm njė vajzė tė vetme kam.
Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur nė personin e duhur.Pėr kėtė u gėzua dhe e pranoi me kėnaqėsi ftesėn e fshatarit.Kėshtu qė kishte kohė tė mendohej edhe pėr “Kusinė” .
- Tė faleminderit shumė! -Ja ktheu pėrsėri gjenerali dhe u ngritė,pasi u ngritė edhe Fshatari, i cili filloj tė lėshonte tė dy qetė kurse parmėndėn e hodhi nė krah.U nisėn tė dy,Fshatari pėrpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa tė arsyshme qė tė mos i hipte kalit por,pėr respektė ta ndiqte fshatarin mė kėmbė dhe kalin e mori pėr dore! Mbasi ecėn njė cop herė,gjenerali e pyet:
- Do mė ngresh,a tė tė ngre?
Fshatari u mendua njė cop herė.” Po ky dreq!Unė kam parmėndėn nė krah!Ky kalin e ka bosh! Ēdo tė thotė me kėtė?” E kuptoi se ishte pyetje me tjetėr kuptim,ndaj bėri sikur nuk e dėgjoi.Vazhduan pėrsėri rrugėn.As Gjenerali nuk kėmbėnguli mė.Mė lartė rruga kalonte pėrmes varrezave tė fshatit! Atje ishte njė varr i freskėt.Gjenerali pėrsėri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskėt:
- Po ky kėtu? Rron apo ka vdekur?...
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė