Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 12:58   #26
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim (vazhdim)

Pėrsėri Fshatari u mendua! “Ky e shikon qė ėshtė varrosur! Ē’do tė thotė me kėtė?”Pėrsėri heshti,pa kthyer pėrgjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gjė.
Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjė kusi nė zjarr,e kėshtu do ishte mė e lehtė tė hynte nė temėn qė kėrkonte!
Mbas pak arritėn tek shtėpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzės sė tij dhe ajo doli nė oborr.Ishte njė vajzė rreth 20 vjeēe,me flokėt zeza,si pėnda e korbit,tė gjata qė i binin deri nė mes dhe e bukur nė fytyrė.Fshatari i dha urdhėr qė tė priste e nderonte mikun! Ajo menjėherė pas pėrshėndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar tė hynte brėnda nė odėn e miqėve,shkoi tė rregullonte kafshėn e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza ēalonte pakėz.
Gjenerali hyri brėnda nė njė dhomė tė vogėl, me oxhak,zjarri ndezur dhe nė zjarr vėnė njė kusi, mbi njė perosti! Sa u gėzua Gjenerali kur gjeti njė ambient tė tillė!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhėnė edhe dorėn.Pasi u takuan,Gjenerali pėrsėri pyeti:
- Ēfar thotė kusia?
Fshatari pėrsėri bėri sikur nuk e dėgjoi,pasi nuk dinte ēfar ti pėrgjigjej!
Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetė dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut tė sapo ardhur.Pasi pinė kafenė,Fshatari ju drejtua vajzės,tek e cila gjithmonė kishte gjetur sqarim pėr shum gjėra qė ai nuk i kuptonte.
- Moj bija ime! E ftova kėtė mikun nė shtėpi sepse ėshtė pėr rrugė tė largėt dhe mė erdhi keq qė nuk kishte ku tė gdhinte natėn!
- Po mirė bėre baba! Shtėpia pėr miq e pėr shok ėshtė e hapur!
- Po mirė po..ky ma ka bėr tre herė borxh, e unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha!
- Ēfar tė tha baba?
- Po ja..e para! Kur po vinim lartė pėr nė shtėpi ky mė pyeti:”Do mė ngresh a tė tė ngre?” Unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha e bėra sikur nuk e kuptova!
- Po mir tė ka thėnė baba! Ai tė ka thėnė:” Do mė llafosėsh a tė tė llafos?” Ju do kini qėn tė heshtur?
- Eeee! Ashtu ėshtė.Nuk po fliste asnjėri.
Aty Gjenerali u bind se vajza vėrtetė ishte e zgjuar.
- E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i …filanit! Prapė mė pyeti: “Po ky,ėshtė gjall apo ka vdekur?”
- Po mir tė ka thėn baba! Ai tė ka pyetur: Ka lėnė trashėgimtar, apo ėshtė shuar fare?
- Aaa! Nuk e kuptova moj bijė.Po do mė falėsh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari sė bijės.
Gjenerali tani mezi priste tė dėgjonte pėrgjigjen e asaj qė kishte marrė udhėn, e qė do t’i shpėtonte kokėn! I hapi sy e veshė, pa folur,pėr tė dėgjuar dialogun qė bėnin babė e bijė!
- E treta moj bijė! Sapo erdha kėtu mė pyeti:” Ēfar thotė kusia?” Unė prapė nuk dija ē’ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashė qė tė tė pysja!
- Aaa! Edhe kusia fletė! Pėr kėtė e kam fajin unė, se u mora me punė dhe nuk kam kohė!
- Po ēfar thotė kusi moj bijė?
- Kusia thotė: “Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?”
Kjo nuk i kishte shkuar kurrė nė mėndje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se pėr nga shkalla ….ishte ai qė duhej tė ngrihej e ti hidhte ujė kusisė!Tani gjenerali e ndiente veten tė ēliruar e tė pa mposhtur.Ai sapo kishte mėsuar njė sekret qė tė pakėt ishin ata qė e dinin!
Atė natė ndėjtėn deri vonė duke biseduar,hėngrėn, pinė,fjetėn, pa u zbuluar se “Miku”, me tė cilin bisedonin ishte kėshilltari kryesor i mbretit!
Kur u ngritė Gjenerali nė mėngjez,vajza ju solli kafenė.Duke pirė kafe,”Miku” i thotė Fshatarit,me qėllim qė ta dėgjonte vajza dhe si do pėrgjigjej.
- Shtėpinė tė mirė e paske,por oxhaku sikur ėshtė njėēikė shtrėmbėr!- ( E kishte fjalėn pėr vajzėn qė ishte e zgjuar por ēalote pakė! )
Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin “Miku” dhe ju pėrgjigj nė momentė:
-S’ka gjė! Dorė ustai ėshtė! Mjafton qė tymi ikėn drejtė!-( E kishte fjalėn se mjafton qė e kam kokėn plotė!…)
Gjenerali e pa se ishte vėrtet pėr t’u admiruar,e shum e zgjuar,prandaj u ngritė, u pėrshėndet,duke i falenderuar dhe u largua pėr andej nga erdhi!
Tė nesėrmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gėzuar.Kur e pa kėshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjė lajm tė mirė.
- Hė? -E pyeti, pa pritur qė ti thoshte ai.- E gjete ē’thotė kusia?
- Po.E gjeta!
- E ēfar thotė kusia nė zjarr?
-Kusia thotė: Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?
- Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me njė mėnyrė kėmbėngulėse,pasi ishte i sigurtė se nuk ishte mėdja e tij!
- Vetė e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur nė fytyrė.
- More..Qė nuk ėshtė mėndja jote!..Pėr kėtė jam i sigurtė.Por thuama se tani do ta pres vėrtet kokėn si gėnjeshtar!
-Gjenarali detyrohet t’ja tregoj,tė gjith historinė si i ndodhi,qė ju tė dashur “kalamaj” e mėsuat mė lartė.Por pėrralla vazhdon akoma!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė