Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 13:08   #27
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gishtėza

Gishtėza


Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:
-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c’duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poēen me lule dhe do te shohesh.
-Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.
-Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.
I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s’a s’ishte degjuar kurre ndonjehere.
Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.
- Ē’nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.
Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.
- Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.
- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.
Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.
Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.
Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:
- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.
- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.
Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c’po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.
Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. “Sa vogelushe e bukur!” Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.
Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.
Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.
Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s’mund te shkeputej me.
Oh, ē’tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.
Pas pak erdhen t’i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:
- Ē’gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!
Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s’kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.
Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t’i rrembeje koken.
Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t’u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.
Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.
Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.
Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh. ...


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė