Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 15:50   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare

Kur`ani nė letėrsinė shqiptare





Nė kėtė kontekst fillimisht po pėrmendim romanin: Vegullia[152], qė nisė e mbaron me kaptinat aluzionesh tė modifikuara qė titullohen: "Kibla ose libri i mėkateve"


KUR`ANI NĖ LETĖRSINĖ SHQIPTARE

Nga: Prof. Isak Ahmeti

Parafjala
Punimi: KUR`ANI NĖ LETĖRSINĖ SHQIPTARE, qė po ia ofroj opinionit intelektual dhe atij tė gjėrė shqiptar, ėshtė njė pėrpjekje qė nė mėnyrė specifike dhe pa paragjykime, tė jepet njė pasqyrė sado e vogėl mbi burimet kuranore nė letėrsinė shqiptare dhe literaritetin e saj. Kuptohet se ēdo pėrpjekje e tillė me karakter monografik e paraqet edhe njohurinė e autorit mbi lėndėn e mbarėshtruar nė libėr, qė ėshtė i veēantė pėr nga qasja dhe aspekti pėrmbajtėsor. Si e para vepėr e kėtij lloji, ajo mėton t`iu hapė dyert studiuesve tė rinj pėr t`u rrokur me njė temė dhe ēėshtje, sa komplekse aq edhe interesante, qė s`ėshtė trajtuar tek ne deri mė sot, sė paku nė kėtė mėnyrė dhe nė kėtė formė. E pra dihet se roli i Kur`anit, i fesė dhe kulturės islame ndėr shqiptarėt ka qenė i njė rėndėsie tė veēantė dhe jo „incident kalimtar" siē thotė I. Kadare[1].
Themi kėshtu edhe pėr faktin se, qė nga pėrhapja institucionale e Islamit nė trojet etnike shqiptare (fundi i shek. XIV) e deri mė sot, ai ka frymėzuar, siē dihet, kur mė pak e kur mė shumė, jetėn shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve, ka frymėzuar bukur mirė edhe njė pjesė tė madhe tė letėrsisė sonė, jo vetėm atė pėr tė cilėn do bėjmė fjalė, nė mėnyrė mė shkoqitėse, nė librin nė fjalė, por edhe letėrsinė shqiptare me alfabet arab nė Kosovė (shek. XX), ku kemi disa autorė si:
Shaip Zurnaxhiu (1884-1951),
Faik Efendiu (1900-1935),
Hafiz Islami (1910-1934),
Hafiz Immer Shemsiu (1893-1945)
e ndonjė tjetėr qė, poashtu, jo rrallė, poezinė e tyre e kanė veshur me njė petk fetar islam-kuranor[2], qė ėshtė edhe substancė mirėfilli artistike. Do thėnė se kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė Kur`ani dhe Islami ndėr shqiptarėt me kohė do tė bėhen pėrbėrės dhe pėrcaktues edhe tė identitetit qytetėrues-shqiptar[3] dhe se procesi i thellimit tė kalimit nė Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesės absolute tė popullsisė, pati, siē shkruan jo vetėm Muhamet Pirraku[4], por edhe studiues tė tjerė si
Kasem Biēoku[5],
Peter Bartl[6],
Robert Elsie[7],
Roberto Maroco dela Roca[8],
Hasan Kaleshi[9], etj., karakter mbrojtės gjithėshqiptar.
Rrjedhimisht nga kjo qė u tha e qė do tė thuhet nė faqet e kėtij libri, do tė kuptohet se njė pjesė e kulturės sonė dhe e letėrisė sonė ėshtė e pėrshkuar ndjeshėm nga Kur`ani dhe Islami, qė ėshtė njė dimension i ri (letrar e kulturor, filozofik e kuranor) e qė pėrbėn njėkohėsisht edhe njėrin nga tre pėrbėrėsit kryesor-pėrcatues tė identitetit tonė qytetėrues. Kjo mbase mund tė duket e papranueshme, por ėshtė e vėrtetė dhe reale.
Uroj qė ky libėr tė ngjallė jo vetėm debate tė nxehta, polemika e mospajtime ndėr lexuesit dhe studiuesit por edhe t`i hapė dyert e hulumtimeve mė tė thella tė Kur`anit dhe frymės islame nė literaturėn shqiptare. Ndonėse dihet se Kur`ani (libėr i shenjtė i myslimanėve), libėr i pėrkryer edhe pėr nga ana e ndėrtimit artistik, stilistik, gjuhėsor e estetik[10], kryevepėr e letėrsisė arabe[11], ka ndikuar drejtpėrdrejtė e terthorazi edhe te krijuesit shqiptarė, veēanėrisht te bejtexhinjtė, ku fryma islame, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Ali Xhiku, pėrbėn boshtin themelor tė brendisė sė krijimeve tė tyre[12]. Ē`ėshtė e vėrteta, njė ndikim tė drejtėpėrdrejtė, siē dihet, tė Kur`anit dhe tė literaturės arabe-myslimane, do tė hasim edhe te Komedia Hyjnore e Dantes[13]. Por edhe nė vepra tė tjera tė letėrsisė evropiane.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante