Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-08, 20:22   #10
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare

II. Kur`ani – burim Frymėzimi nė letėrsinė shqiptare



1. Letėrsia e bejtexhinjve


Letėrsia e bejtexhinjve e shek. XVIII-XIX, e quajtur kur e kur edhe letėrsi e proveniensės islame, letėrsi shqipe me alfabet arab, etj., ėshtė pėrshkuar ndjeshėm nga fryma islame dhe Kur`ani. Ajo ėshtė njė hallkė e rėndėsishme nė procesin letrar, ėshtė dukuri e dallueshme letrare, dhe si e tillė, sipas studiuesit Ali Xhiku[37] ėshtė ndėr fenomenet mė jetėgjata dhe mė tė qėndrueshme nė historinė e kulturės sonė tė vjetėr, njė dukuri aspak sporadike, po pėrkundrazi vazhdimisht persistente.
Shkrimtarė bejtexhinj, siē e ka vėnė re studiuesi nė fjalė, Ali Xhiku, ka pasur nė shumė vise, nga Rahoveci, Vushtrria, Mitrovica, Prishtina, Prizreni, Gjakova, e Tetova, nė Shkodėr, Elbasan e Berat, deri nė Kolonjė, Konispol e gjetkė.
E hulumtuar, zbuluar dhe studiuar nė mėnyrė tė veēantė e me pėrkushtim nga Osman Myderrizi[38] por edhe nga autorė tė tjerė kosovarė si: I. Ajeti, M. Krasniqi, M. Pirraku, H. Salihu, dhe M. Hysa, kjo letėrsi, siē e ka vėnė re studiuesi Jorgo Bulo[39], me lidhjet e saj tė brendshme me kulturat e mėdha tė Orientit, me filozofinė e islamit dhe Kur`anin, e ka pasuruar kėshtu kulturėn dhe letėrsinė shqiptare me njė dimension tė ri dhe tė rėndėsishėm.
Kjo letėrsi, sipas studiuesve si M. Pirraku[40], Peter Bartl[41], Robert Elsie[42], e ndonjė tjetėr, e ka pasuruar letėrisnė shqiptare nė pėrgjithėsi edhe me gjini dhe mjete shprehėse tė reja[43].
E kjo, sipas njė vlerėsimi tė qėndrueshėm tė studiuesit tė njohur kroat, Zdenko Skreb[44], nėnkupton faktin se njė vepėr latrare poetike nė pėrgjithėsi siguron vendin e saj nė vlerat letrare poetike tė njė tradite, pikėrisht me elementet e reja qė sjell nė krahasim me traditėn letrare paraprake. Ky vlerėsim do tė vlente, pa dyshim, edhe pėr letėrsinė shqipatre tė bejtexhinjve.
Ē`ėshtė e vėrteta, autorėt mė tė shquar tė kėsaj letėrsie (tė bejtexhinjve) ndėr ta edhe Muhamed Kyēyku-Ēami (1784-1844), duke kėnduar e folur shqip pėr shumė vlera kuranore, pėr profetin Muhamed dhe nxėnėsit e ideve tė tij, pėr dashurinė e tyre pėr gjuhėn, pėr fenė e re (islame), pėr popullin, historinė dhe vendin e tyre, nė mėnyrė guerile ngjallnin dashurinė e masave shqiptare tė islamizuara pėr njė liri mė njerėzore, pėr njė fe mė liberale, me pretendime gjithėshqiptare, pėr njė bashkim e solidaritet nė nivel tė bashkėsisė sė gjuhės, tė bashkėsisė sė kulturės, tė bashkėsisė sė tregut dhe tė bashkėsisė sė vendit. Madje, kėtu, nuk ėshtė tepėr tė konstatohet se, tė thuash, tė gjithė krijuesit shqip me alfabet arab, qė i njohim deri sot, kanė vepruar nė mjediset ku gjuha shqipe dhe kultura shqiptare ishin tė rrezikuara tepėr nga gjuhėt dhe kulturat e huaja: sllave, greke, turke e italiane. Sa pėr ilustrim le tė pėrmendim edhe krijuesin Dervish Hasanin e Rahovecit i cili pati pėr qėllim jo vetėm t`i parironte gjuhės turke, por shqipen t`ia kthente masės shqiptare sllavofone tė Rahovecit[45].
Letėrisa shqipe me alfabet arab, qė bėn bazėn e kulturės shqiptare tė proveniensės islame, tė periudhės sė iluminizmit, pėrkatėsisht tė shek. XVIII, krahasuar me letėrsinė shqiptare tė sferave tė tjera (katolike dhe ortodokse), tė kėsaj kohe, ėshtė shumė mė e llojllojshme, mė vėllimore, mė e pasur nė formė dhe pėrmbajtje dhe me shtrirje e pėrdorim shumė mė tė gjėrė[46].
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė