Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-08, 20:26   #11
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare

2. Zhvillime letrare nė dy faza

Letėrsia shqipe me alfabet arab, e quajtur ndonjherė edhe letėrsi myslimane shqiptare[47], ėshtė zhvilluar kryesisht nė dy faza (periudha), gjatė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX.

Autorė tė fazės sė parė, qė shkon aty nga fundi i shek. XVIII, qenė Nezim Frakulla i quajtur Beratasi e Sulejman Neibi.
Kurse tė fazės sė dytė, qė nisė nga ēereku i fundit tė shek. XVIII dhe kapėrcen shek. XIX, qenė Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Kyēyku-Ēami (mbase figura mė e shquar e kėsaj periudhe), Tahir Gjakova, Zenel Bastari, Dalip Frashėri, Jonuz Efendi Sabriu etj.

Pėr mė tepėr, orvatjet e para nė fillim tė shek. XVIII nga kėta shkrimtarė tė formuar nė njė kulturė islamike pėr t`u shprehur jo nė gjuhėn e orientit, por nė gjuhėn shqipe, ishin aq vendimtare sa edhe ē`kishin qenė kalimi nga latinishtja nė shqipe pėr krijimin e letėrisė sė hershme shqipe, nė shek. XVI-XVII[48].
Ē`ėshtė e vėrteta, vargu i shkrimtarėve bejtexhinj qė kanė shkruar ose pėrkthyer vepra fetare, tė mbrujtura me frymė kuranore dhe islame, nis me Nezimin, qė konsiderohet edhe themelues i letėrsisė shqipe me lafabet arab[49]. Kėshtu, qė mė pas, trajtimi i temave fetare, tė frymėzuara nga Kur`ani dhe filosofia islame, zuri njė vend pėrherė e mė tė theksuar nė krijimtarinė letrare tė bejtexhinjve, gjė qė vazhdoi ta lidhė edhe mė fort atė krijimtari me kulturėn e Orientit[50].
Evolucioni qė njohu krijimtaria e bejtexhinjve gjatė zhvillimit tė vet nga faza e saj e parė (shek. XVIII) nė fazėn e dytė (shek. XIX) ėshtė rezultat i pėrhapjes dhe ndikimit tė islamizmit nė jetėn mendore e shpirtėrore tė shqiptarėve, ēka solli me vete edhe zgjerimin e sferės sė trajtimit tė historisė sė shenjtė islame ne poezi. Qė kėtej, prandaj, fryma anakreontike e periudhės sė parė ia lė vendin gradualisht tematikės fetare e morale islame. Kjo ndikoi edhe nė ndryshimet qė ndodhėn nė sistemin e llojeve e tė gjinive poetike. Kėshtu, nga lirikat e Nezimit dhe tė S. Neibit kalohet nė poemat e M. Kyēykut e tė D. Frashėrit; tė parat me pėrmbatje morale, qė zhvillojnė subjekte tė legjendave tė njohura kuranore, tė dytat histori tė vjershėruara nė formė eposi pėr luftėn dhe heronjtė e Qerbelasė. Poashtu nga divanet me motive tė larmishme, kalohet nė mevludet, me tė parin mevlud tė H.Z. Kamberit, i cili pėruron, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Jorgo Bulo[51] letėrsinė fetare myslimane nė shqipet, dhe nga format lirike tipike pėr divanet orientale siē janė gazela dhe kasideja, ku i kėndohet dashurisė dhe endjeve tė jetės nė frymė mistike, ose epikuriane, kalohet nė hymne fetare, ilahitė (arabisht ilahi), qė u bėnė mbizotėruese sidomos nė mjediset e teqeve ku krijohej kjo poezi deri nė mes tė shek. XX[52].
Megjithatė nuk ėshtė aspekti dogmatik i isilamit burim kryesor i frymėzimit tė kėsaj poezie, por mendimi dhe forca e brendshme aktive e besimit, ēka pėrcakton, sipas J. Bulos[53] krijimin filozofik si njė vlerė tė saj.
Kėshtu, prandaj, konstatimet dhe vlerėsimet, ta zėmė, tė sSabri Hamitit[54], se "bejtexhinjt nuk kanė shtjelluar subjekte fetare", se "letėrsia e tyre ėshtė letėrsi jofetare, laike", tashmė janė tė vjetėruara dhe tė tejkaluara edhe pėr faktin se, siē dihet, poemat si ato tė Hasan Zyko Kamberit, pėr shembull: Mevludi (vjershė fetare pėr lindjen e profetit Muhamed) sikur edhe vjersha tė tjera po tė kėtij autori janė me subjekte fetare[55]. Ē`ėshtė e vėrteta, traditėn e shkėlqyeshme orientale tė mevludit (poezi fetare festive pėr lindjen e profetit Muhamed), pėrveē Hasan Zyko Kamberit(shek. XVIII-XIX) do tė kultivojnė, me mjaft pėrkushtim dhe sukses, edhe poetė tė tjerė bejtexhnjė si: Abdullah Sylejman Konispoli (shek. XIX), Hafiz Ali Ulqinaku (1855-1913), i njohur edhe si pėrkthyes nė gjuhėn shqipe tė: Mevludit tė Sulejman Ēelebiut. Edhe Tahir efendi Halil Popova (1856-1949) nga fshati Popovė afėr Vushtrisė (nė Kosovė) ėshtė i njohur si autorė i njė mevludi (sipas modelit tė S. Ēelebiut), tė cilin kishte arritur ta botonte nė Stamboll reth vitit 1876. Thuhet se Mevludi i Popovės ėshtė kėnduar gjėrėsisht nė qarqet myslimane tė Kosovės deri vonė[56]. Mevlude tė tjera, qoftė orgjinale apo pėrkthime tė Ēelebiut, dihet se janė shkruar shqip nga autorėt/poetėt tė lindur nė shek. XIX si Haxhi Ēiēkoja nga Korēa, Tahir efendi Lluka (vd. 1909), Hafiz Korēa (1873-1956), Abdullah Sėlmaku, Hafiz Ibrahim Dalliu, 1878-1952[57], etj.
Me tematikė dhe platformė fetare-islamike-kuranore janė edhe shumė vepra tė tjera tė bejtexhinjve, nė mesin e tė cilėve, po pėrmendim edhe veprėn: VEHBIJE tė Tahir Gjakovės, i njohur edhe si Tahir Boshnjaku, qė e kthyer nė shqip do tė thotė dhuratė, dhunti. Nė kėtė vepėr, siē dihet, poeti, Tahir Gjakova, ka trajtuar ēėshtje fetare dhe filozofike (islame), qė kanė tė bėjnė me jetėn e njeriut, me parajsėn/xhenetin, me ferrin/xhehnemin, me detyrat e njeriut nė pėrgjithėsi, me dijen dhe vleftėn e saj, me pėrvuajtninė, me prozhmimin etj.[58]. Kjo vepėr, e shkruar nė vargje tė rregullta me metrikė arabe, me njė vokabular poetik tė terminologjisė islame (kuranore), ku janė ndėrfutur edhe pjesė nė prozė, pėrveē vlerave shumėshtresore, shquhet edhe pėr faktin se ėshtė dokumenti mė i vjetėr i shqipes sė Kosovės i shkruar me alfabet arabo-turk[59].
Pėr ndikime te fuqishme tė Kur`anit dhe tė filozofisė islame si dhe me vlera shumėshtresore shquhet, nė mėnyrė tė veēantė, Muhamed Kyēyku-Ēami (1784-1844). Ėshtė ky njė teolog-poet i dalluar dhe pėr mjeshtri poetike (artistike), i cili e ka pasuruar letėrsinė shqiptare edhe me gjini tė reja poetike. Qe i pari qė punoi shqip poemėn e gjatė. Veprat e tij, siē dihet, kanė cilesi artistike, do thoshim tė pakontestueshme, qė mund tė shijohen edhe sot[60], por. Siē do tė thoshte edhe Milivoj Solar[61], duke marrė parasysh kontekstin e tyre tė pėrgjithshėm kulturor (relacionin ndaj Kur`anit dhe filo-zofisė islame).
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė