Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-04, 00:29   #4
Maca
 
Anėtarėsuar: 31-05-04
Vendndodhja: !...SwIsS...!
Postime: 1,447
Maca e ka pezulluar reputacionin
Gabim ''Dashuria'' ''Amshimi''

Frika nuk eshte dashuri,qe varesia nuk eshte dashuri,ndjenja e pronesise dhe deshira e mbizoterimit nuk jane dashuri,pergjegjesia dhe detyrimi nuk jane dashuri,vetemeshirimi nuk eshte dashuri,ankthi i te mos qenit i dashur prej tjetrit nuk eshte dashuri,dashuria nuk eshte e kunderta e urrejtjes me shume sesa perunjesia eshte e kunderta e krenarise Dashuria,Amshimi...

(...) C'eshte dashuria? Fjala eshte falsifikuar dhe molepsur aq shume,saqe nuk kam ndonje deshire te madhe per ta perdorur. Te gjithe flasin per dashurine- Cdo reviste e qdo gazete,qdo misioner flet papushim per dashurine. E dua vendin tim,e dua mbretin tim,e dua librin,e dua ate mal,e dua kenaqesine,e dua gruan,e dua Zotin. Dashuria eshte nje Ide? Nese po,mund te kultivohet,ushqehet,ledhatohet,urdherohet me shkop,mund ta trajtojme si te duam. Kur thoni se e duam Zotin,qdo te thote? Do te thote se e doni nje projeksion te imazhit tuaj,nje projeksion te vetes suaj nen nje fare mveshjeje respektueshmerie varesisht pre asaj qe e besoni fisnike dhe te shenjte. (...) Dashuria mund te jete zgjidhja e fundit e te gjitha veshtiresive,problemeve dhe mundimeve te njeriut. Pra,si do t'ia bejme per te zbuluar se c'eshte dashuria? Duke u fufizuar ne percaktimin e saj? Kisha e ka percaktuar ne nje menyre,shoqeria ne nje tjeter,dhe existon nje sasi e madhe devijmesh dhe interpretimesh te gabuara. Te ardhurat e dikujt,te fjeturat bashke,shkembimi i emocioneve,miqesia- kjo eshte ajo qe ne mendojme se eshte dashuri?
Dashuria mund te ndahet ne te shenjte dhe profane,njerezore dhe hyjnore,apo existon vetem dashuria? Dashuria i perket njerit dhe jo shume njerzve? Nese them, ''Te dua'',mos valle kjo e perjashton dashurine e tjetrit? Dashuria eshte personale apo jo personale? Moarale apo imorale? Eshte diqkaintime,apo jo? Eshte deshire? Te gjitha keto pytje tregojne-a s'eshte e vertet? -qe kemi ide mbi dashurine,ide mbi ate qe duhet e nuk duhet te jete nje model ose nje Kod te krijuar brenda kultures ne te cilen jetojme. Keshtu, per te thelluar qeshtjen se c'eshte dashuria,do te na duhet pike se pari te clirohemi nga ndryshku i shkujve,te leme me nje ane te gjitha idealet dhe ideologjine mbi cka duhet dhe cka z'duhet te jete. Te ndaret e cfare do lloj gjejene ne ate qe ate qe duhet te jete,e ne ate qe eshte,eshte menyre me genjeshtare e te jetuarit. Pra,si do tia bej per te zbuluar se c'eshte ajo flake qe e quajme dashuri- jo per tia shprehur ndokujt tjeter,po per te ditur se c'eshte ajo ne vetvete? Si pune te par me duhet te largoj menjehere ato qe, kisha,shoqeria,prinderit e mi dhe miqte,ato qe q'do person e c'do liber ka thene mbi dashurine,sepse dua ta zbuloj vete se cfare eshte...
Qeveria thote '' Shko e vrit per dashurine ndaj vendit tend'' . ''A eshte kjo Dashuri''? Religjioni thote. '' Harroje sexin per dashurine ndaj Zotit''. A eshte kjo dashuri? Dshuria eshte deshire? Mos thoni jo. Per pjesen me te madhe eshte- deshira e kenaqesi,kenaqsi qe rrjedh nga shqisat,nga terheqja sexuale e nga kenaqsia. Nuk jam kunder sexit,por perpiquni te shikoni se si ai eshte ngateruar ne ate.. Ajo qe sexi ju jep casterisht,eshte braktisje e plote e vetes suaj. Mandej riktheheni ne konfuzionin tuaj,e keshtu doni te riperserisni e riperserisni ate gjendje ne te cilen nuk ka shqetesime,probleme,nuk ka une.
T'i perkasesh nje tjetri,te jesh psikologjikisht i ushqyer nga nje tjeter,te varesh nga nje tjeter ne te gjithe kete duhet te jete prore ankthi,frika,xhelozia,faji,e persa te jete frika nuk eshte dashuri. Nje mendje e ndrydhur nga dhimbja nuk ka per te ditur kurre se c'eshte dashuria; sentimenralizmi dhe emotiviteti nuk kane te bejne absolutisht me dashurine. E keshtu dashuria nuk ka te beje fare me kenaqesine dhe deshiren. Dashuria nuk eshte nje prodhim i mendimit qe eshte e kaluara. Mendimi nuk mundet ne menyre absolute te kultivoje dashurine. Dashuria nuk eshte e kufizuar apo e kurthezuar nga xhelozia,meqe xhelozia i perket se shkuares. Dashuria eshte gjithmone prani aktive. Nuk eshte ''Do te dua'' ose ''Kam dashur''. Nese njihni dashurine,nuk do te ndiqni askend,dashuria nuk bindet. Kur dashuroni nuk existon as respekti,as aroganca. Nuk dini se c'do te thote realisht ta doni dike-ta doni pa urrejtje,pa xhelozi,pa zemerim,pa nderhyre ne ate qe tjetri ben apo mendon,pa denuar,pa bere krahasime - nukl dini se cfare do te thote? Ku ka dashuri ka krahasim? Kur dashuroni dike me gjithe zemer,me te gjithe mendjen,me gjithe trupin,me te gjithe qenien tuaj,existon krahasimi? Nese e dorezoni veten krejtesisht ne kete dashuri,atehere nuk existon tjetri. Ndoshta dashuria ka pergjegjesite dhe detyrimet e veta e i perdor? Kur beni diqka pertej detyrimit,ka dashuri? Ne detyrimin nuk ka dashuri. Struktura e detyrimeve ne te cilat qenia njerzore ka rene ne kurth,shkon duke e shkateruar. Persa kohe qe jeni te detyruar te beni diqka sepse eshte detyra juaj,nuk e doni ate qe beni. Kur eshte dashuria nuk eshte detyrimi apo pergjegjesia.
Nese i jepni rendesi,do te vereni se e gjitha kjo ndodh brenda jush. Mund ta vereni ne menyre te plote,krejtesisht me nje veshtrim,pa humbur kohe me analiza. Brenda nje cast mund te vereni strukturen e tere dhe natyren e kesaj gjeje te vogel e te pavlere qe quhet ''Une''. Lotet e mi,familja ime,kombi im,besimi im,religjioni im - te gjitha keto pislleqe jane brenda jush. Kur ta kuptoni kete me zemer,me mendje,kur ta kuptoni qe nga thellesia e zemres,atehere do te keni celsin qe mund ti jape fund dhimbjes.
Kur te pysni se c'eshte dashuria,do te mund te jeni teper te trembur per te pare pergjigjen. Ajo mund te kete domethenien e nje ndryshimi rrenjesor; do mund te therrmojme familjen; do te zbuloni se nuk e doni gruan tuaj,burrin tuaj ose femijet tuaj - jo? do mund t'ju duhet te shkaterroni shtepine qe keni ndertuar,do mund te mos ktheheshit me ne tempull. Por nese ende doni ta zbuloni,do te thote shihni se cka nuk eshte dashuri,ndjenja e pronise dhe deshira e mbizoterimit nuk jane dashuri,pergjegjesia dhe detyrimi nuk jane dashuri,vetemeshirimi nuk eshte dashuri,ankthi i te mos qenit i dashur prej tjtrit nuk eshte dashuri,dashuria nuk eshte e kunderta e urrejtjes me shume sesa perunjesia eshte e kunderta e krenarise.
E keshtu kemi aritur ne piken: a mundet mendja te takoje dashurine, pa e patur nevojen e disiplines,mendimit,mundimit,pa pasur asnje liber,mjeshter apo udherrefyes - ta takoje ashtu siq takohet nje perndim i bukur?
Nje mendje qe kerkon nuk eshte mendje e pasionuar dhe ta takosh dashurine pa e kerkuar eshte e vetmja menyre per ta gjetur,ta takojme pa e ditur e jo si rezultat i nje perpjekjeje apo pervoje. Kjo dashuri,do zbuloni se nuk i perket kohes; kjo dashuri,qofte personale ose jopersonake, i perket si njerit ashtu edhe shumices, Si nje lule kundermuese qe ju mund ti merrni ere ose te mos i vini re fare. Ajo lule eshte aty per kedo,edhe per ate qe mer mundimin ti marre ere thellesisht e ta veshtroj me kenaqsi, Qofte ai shume afer kopshtit apo shume larg,per lulen e njejta gje; duke qene e pasur me kundermim,ajo ua shperndan ate te gjithve. Dashuria eshte diqka e re,e fresket,e gjalle. Ajo nuk ka dje e as sot. Gjendet pertej gjdo loj konfuzion mendimesh. Vetem mendja e pafajshme mund te te jetoje ne boten qe njeriu ka kerkuar perjetesisht,ne sakrifikimin ,ne adhurim,ne mardhenie,ne sex,ne gjdo lloj forme kenaqsie e dhimbjeje,vete kur mendimi arrin te kuptoje veten e te mbrrije natyrisht ne fund.
Mund ti lexoni kete fjale hipnotizuese dhe ngashnjyese,por te shkosh realisht pertej mendimit dhe kohes- Pra te shkosh pertej dhimbjes do te thote se existon nje tjeter dimension i quajtur dashuri. Por nuk dini te arrini ne ate burim te jashtzakonshem - pra si do tia beni? Nese nuk dini cfare te beni,mos beni azgje - apo jo? Apsolutisht azgje. Atehere. Ne intimitetin tuaj ju gjendeni ne heshtjen me te plote. E luptoni se c'do te thote? Do te thote se nuk kerkoni,nuk doni,nuk shkoni ne kerkim te diqkaje, nuk existon absolutisht nje qender. Atehere existon ''DASHURIA''
__________________
Maca Thot:Delete Per Budalla,Away Per Shmekera,Block Per Klloshara,Online Per Cara...
Maca Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė